- Ka mbaruar

Banner
Njihuni me zotin dhe zonjën Grant. Oh, jepini. Ata nuk janë edhe aq të këqij. Jo, në të vërtetë, janë. Madje, ndoshta edhe më të këqij nga sa kujtoni.
Titulli: Telashet e familjes Grant
Origjinali: The Grunts in trouble
Gjinia: Roman
Autori: Philip Ardagh
Shqipëroi: Nikolla Langore
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2017
Fq. 264
Pesha: 0.339 kg.
ISBN: 978-9928-00-200-6
Njihuni me zotin dhe zonjën Grant. Oh, jepini. Ata nuk janë edhe aq të këqij. Jo, në të vërtetë, janë. Madje, ndoshta edhe më të këqij nga sa kujtoni.
Por Sani, njëfarësoj djali i tyre, është në rregull. Ata e vodhën nga një lita teshash kur ishte foshnjë. Atë e kishin varur nga veshët, çka mund të shpjegojë pse i ka aq llapushë (por jo pse i ka flokët si drizë e që nuk shtrohen kurrë edhe po t'u hedhësh ngjitës a t'i mbash të ngjeshur pas kokës me rrip).
Rrini edhe ca përqark dhe do të takoni zotin Madhi të shtëpisë Madhi, Leri Voglin që e urren pa masë Madhin, Mimin, djalin që lustron këpucët në shtëpinë Madhi (oh – oh, ajo është vajzë) dhe... Hëm, duhet të lexoni librin që ta zbuloni. Por, do të përmendja edhe ato bletët.
Mos thoni se nuk ju paralajmërova për bletët!
"Fansat e Zotit Gam të Andy Stanton dhe Qortimet e Roald Dahl do të kënaqen me këtë familje të pistë, por gazmore."
The Guardian
"... si gjithnjë me librat e shkrimtarit Ardagh, edhe këtu ka lojë të zgjuar fjalësh, ironi dhe budallallëqe që e bëjnë këtë libër kaq argëtues... Por është edhe kënaqësia e ilustrimeve jashtëzakonisht të mprehta të Axel Scheffler... LOL."
The Telegraph
"Ilustrimet e Axel Scheffler i shtojnë një bukuri therëse e komike rrëfenjës komike e të marrë të Ardagh për Grantët."
The Sunday Times
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Bota Shqiptare
Zoti Grant duhet të dorëzojë një PIRM (domethënë një Person i Rëndësisë së Madhe, kuptohet) te një njeri i caktuar në një kohë të caktuar. Por ka edhe njerëz të tjerë përreth që e duan PIRM – in për vete.
Botuesi: Botimet Dudaj
Në këtë seri, kemi përfshirë të gjithë romanet e veprës "Kryezoti i Unazave".
Botuesi: Vellezerit Tafa
Ky botim përfaqëson një vepër thuajse të panjohur në Shqipëri të autores së famshme Astrid Lindgren, krijueses së personazhit tepër të dashur për fëmijë Pipi Çorapegjatës. Emili i Lonebergës është një triologji e cila botohet e plotë.
Botuesi: Dituria
Familja e saj e madhe jeton ende në Norrland dhe babai, bashkë me vëllain më të madh Polin, punon në pyll. Dhe, teksa shkon një ditë për t’i ndihmuar, Katitzi bie në një gropë plot me gjarpërinj.
Referenca: SKU001975
Botuesi: Te tjere
"Si ka mundësi që s'të kam vënë re më parë?" Papritur, në lagjen ku banon Hana, fillojnë të ndodhin gjëra të çuditshme. Që kur një djalë i panjohur më parë u vendos me familjen e tij në shtëpinë ngjitur. Po, kur erdhi? A s'ishte e zbrazur shtëpia një natë më parë? Pse vazhdon të duket e braktisur?
Referenca: SKU001855
Botuesi: Botart
Ky botim i ri, bashkëudhëtar i "Libri i Trupit të Vajzave", bën radiografinë e ndjenjave tuaja të brendshme, nëse je e lumtur, e trishtuar, e inatosur, e stresuar, e ngacmuar, e frikësuar ose e kënaqur për recetat që ke marrë rreth dilemave si ta bëj këtë ose atë. Në faqet e këtij libri do të gjesh patjetër këshilla të sinqerta, që mund t'i përdorni për...
Referenca: K8R5
Botuesi: Ideart
Banjat e stacioneve të benzinës, pulëbardhat e lajthitura dhe një derrkuc i arratisur – nuk janë ideja e Gregut për t'ia kaluar bukur.
Botuesi: Argeta LMG
Cili prej tyre do të të lërë më shumë gjurmë pasi ta kesh mbyllur kapakun e librit? Një autor i mprehtë si Molnari, ka endur me mjeshtëri një histori të pakohë, e kësisoj, të pavdekshme.
Botuesi: Arka e Noes
“Liza në botën e çudinavet”, një prej kryeveprave të letërsisë botërore, është një kremtim i përhershëm për botën e letrave, e sidomos kur renda një gjuhe rivjen në variante përkthimi të ndryshme. “Arka e Noes”, nëpërmjet këtij botimi, pati si qëllim t’i risjellë lexuesit variantin e parë, përkthimin e parë që i ka dhënë gjuha shqipe kësaj vepre – të...
Botuesi: Bota Shqiptare
Natyrisht, pemët nuk mund të bëjnë shaka. Por, sigurisht, ne mund të rrëfejmë histori... Kuqoja është një lis me shumë rrathë moshe. Kuqoja është "pema e dëshirave" e lagjes; njerëzit i shkruajnë dëshirat e tyre në copa pëlhure dhe i varin ato në degët e Kuqos.
Botuesi: Argeta LMG
Ndërkohë që në Nju-Jork bëhet kërdia, Konerit dhe shokëve të tij u duhej të luftonin betejën e tyre më të madhe. Por pa Aleksian në krah, Koneri nuk di se si ta fitojë luftën dhe si t’i mbrojë njerëzit që do. A mund ta gjejë Koneri Aleksian para se të jetë shumë vonë? Dhe... a munden binjakët të rivendosin rregullin mes botës së përrallave dhe botës së...
Botuesi: Botart
Sem Grimi mezi pret ditëlindjen e tij të njëmbëdhjetë. Nuk i pritet. Në fakt, ai do me gjithë shpirt ta ketë ditëlindjen përditë. Dhe është shumë ngazëlluese kur ditëlindja përsëritet vërtet prapë mëngjesin tjetër.
Botuesi: Plejad
Sidi, Luçe dhe Hëni ndjekin së bashku shkollën e mesme. Sidi merret me skermë dhe është kampione, Luçe është shumë e bukur dhe di se si ta bëjë për vete një djalë, ndërsa Hëni është thjesht një gjeni. Duhen, grinden dhe kalojnë orë të tëra në telefon, si të gjitha moshataret.
Botuesi: Albas
Aty jetojnë kafshë që ta rrëmbejnë zemrën dhe të bëjnë t’i duash, pasi ato udhëhiqen nga një forcë e madhe: DASHURIA. TULI-TURTULI është një prej banorëve të këtij pylli. Tuli është një breshkë e vetmuar, me një KËMBË PREJ DRURI, pasi këmbën e ka humbur në një betejë.
Botuesi: Argeta LMG
Si gjithmonë, mikeshat e saj të zemrës, Shania, Sheri dhe Sereniti e ndjekin pët të zbuluar se kush i ka grabitur kufjet, si dhe për ta ndihmuar t’i bëjë ballë planeve të kushëririt të saj të lig, Rufusit. A do e gjejnë vajzat fajtorin? Një histori plot emocione të bukura dhe të papritura.
Njihuni me zotin dhe zonjën Grant. Oh, jepini. Ata nuk janë edhe aq të këqij. Jo, në të vërtetë, janë. Madje, ndoshta edhe më të këqij nga sa kujtoni.