Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001294

Botuesi: Te tjere

Sikur të isha djalë, Haki Stërmilli

Botuar për herë të parë në vitin 1936, Sikur të isha djalë është bërë klasiku modern i letërsisë shqipe. Romani rrëfen në formën e një ditari përpjekjen e një vajze për t’u çliruar nga shoqëria patriarkale dhe për t’u arsimuar, një temë jashtëzakonisht përparimtare për kohën kur romani u shkrua. Ky është edhe një nga librat më të shitur te ne që kur...
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i ëndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

  • Çmim i zbritur
Ofertë, katër libra për 2200 lekë
  • Ofertë, katër libra për 2200 lekë

Ofertë, katër libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Flush, Virginia Woolf; Zhurma e Kohës, Julian Barnes; Dalje për ajër, George Orwell; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell, kanë çmim kopertine 3100 lekë. Ofrohen për 2200 lekë.

3 100 Lekë
2 790 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Flush- Flush ishte një qen i racës spaniel kuqalash qimegjatë-veshërënë që i përkiste poetes së shekullit të nëntëmbëdhjetë Elizabeth   Barrett Browning. Virginia Woolf mësoi mbi të nga letrat e dashurisë që Elizabeth i shkroi bashkëshortit të saj të ardhshëm, poetit Robert Browning, dhe gjeti se “portreti i qenit të tyre më bëri mua të qeshja aq shumë, sa nuk i rezistova dot tundimit ta ktheja atë në jetë.”


Dalje për ajër -Ishte pikërisht pankarta e shtypit të ditës, e cila njoftonte dasmën e mbretit shqiptar, ajo që e zhyti personazhin e Orwellit në mendime të thella për kapitalizmin e egër, banalitetin e shoqërisë së shtresës së mesme dhe të medias tabloide.


Zhurma e Kohës -Në vitin 1936, Shostakoviç, vetëm tridhjetë vjeç, ka frikë se do të humbasë jetesën, apo më keq, do të ekzekutohet. Stalini, një figurë e largët, ka shprehur papritur një interes të madh për punën e tij si kompozitor dhe ka denoncuar operën e tij. Tani, i sigurt se do të internohet në Siberi, apo me më shumë gjasa, do të ekzekutohet aty për aty, Shostakoviçi reflekton për fatin e tij, për historinë personale, për prindërit, muzikën, gratë e jetës së tij, fëmijët dhe të gjithë ata, jeta e të cilëve varet shumë edhe nga fati i tij.


I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër- Në vitin 1928, 25 vjeçari Eric Arthur Blair vendoset në Paris, kryeqyteti i kulturës botërore dhe destinacioni i shumë shkrimtarëve dhe artistëve, të pasur dhe të varfër, nga e gjithë bota. Një incident i pakëndshëm i ndodh shkrimtarit të ri, që e zhyt në mjerim, në uri dhe në kërkim të punëve të rëndomta.

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Premoli, Céspedes dhe Barnes

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të letërsisë bashkëkohore: Dashuri dhe telashe, Anna Premoli; Ditari i ndaluar, Alba de Céspedes; E vetmja histori, Julian Barnes. Të tre librat kushtojnë zakonisht 2700 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë.
2 430 Lekë 2 700 Lekë
More
Në gjendje

Paketa “Banaliteti i së keqes” – katër libra

Huazuam titullin e Hannah Arendt për këtë paketë me katër libra që flasin për tiraninë dhe njeriun. Në këtë paketë ofrojmë librat Banaliteti i së keqes nga Hannah Arendt, Bindja ndaj autoritetit nga Stanley Milgram, Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur nga Peter Pomerantsev dhe Mbi Tiraninë nga Timothy Snyder. Të katra librat kanë çmim...
3 240 Lekë 3 600 Lekë
More
Në gjendje

Katër gjenerata shkrimtaresh, ofertat e panairit

Në këtë paketë ofrojmë katër libra me autore gra, të përzgjedhura për cilësinë dhe për ndikimin që kanë pasur në historinë e botës: 1. Një vdekje shumë e ëmbël, Simone de Beauvoir, me shqipërimin e professor Edmond Tupja; 2. Rrëfenja e shërbëtores, Margaret Atwood ; 3. Një dhomë më vete, Virginia Woolf ; 4. Koha e tretë, Maylis Besserie. Të katërta...
2 610 Lekë 2 900 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Ofertë, Tre libra për 2100 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: Dalje për ajër, George Orwell; Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë, John Fante; Jeta e gënjeshtërt e të rriturve, Elena Ferrante. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2800 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2100 lekë.
2 520 Lekë 2 800 Lekë
More
Në gjendje

Rowling, Bond, Orwell dhe Kuteli

Në këtë paketë ofrojmë katër libra për fëmijë: Harry Potter dhe guri filozofal, J.K. Rowling; Një arush me emrin Padington, Michael Bond; Ferma e kafshëve, George Orwell dhe; Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli.  Të katër librat kanë çmim kopertine prej 3000 lekësh, ofrohen për 2600 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Oferta është e vlefshme...
2 700 Lekë 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Ofertë, katër libra për fëmijë dhe të rritur

Në këtë paketë ofrojmë: 1. Kronikë në gur, Ismail Kadare, 2. Ferma e kafshëve, George Orwell, 3. Nata e Ustikës, Petro Marko, 4. Plaku dhe deti, Ernest Hemingway. Mund t’jua sjellim në shtëpi me pagesë në dorëzim në të gjithë Shqipërinë. Të katra librat kushtojnë 3500 lekë, ju mund t’i porosisni tani për 2970 lekë. Dërgoni adresën dhe numrin e telefonit...
2 975 Lekë 3 500 Lekë
More
Në gjendje

Ofertë, katër libra me 800 lekë më lirë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: romanet 1984, I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe në Londër dhe Dalje për ajër nga George Orwell si dhe librin Mbi Tiraninë nga Timothy Snyder. Të katra librat kanë çmim kopertine prej 3200 lekësh, ofrohen me ulje për 2,400 lekë përgjatë ditëve të panairit.
2 400 Lekë 3 200 Lekë
More
Në gjendje

Orwell, Woolf dhe Camus

Në këtë paketë ju ofrojme tre libra, Miti i Sizifit nga Albert Camus, Një dhomë më vete, Virginia Woolf dhe Luani dhe njëbrirëshi, George Orwell. Të tre librat kushtojnë 2300 lekë. Ofrohen për 1800 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë gjatë ditëve të Panairit të Librit 2022. Për më shumë oferta nga panairi, klikoni këtu:
2 070 Lekë 2 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Mbi komplotet dhe ese të tjera, Niccolò Machiavelli

Niccolò Machiavelli, një nga analistët më famëkëqij, që politika ka njohur, shpjegon në këtë ese një numër temash, përfshirë se si të organizojmë një komplot të suksesshëm, ose se si të ruhemi prej tij, se si një popull i korruptuar e ka shumë të vështirë të ruajë lirinë dhe se si një popull i pakorruptuar është i aftë të refuzojë dhuratat nga politikanët...
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Katër libra për fëmijë dhe të rritur

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: 1. Liza në botën e çudinavet, ribotim i përkthimit të parë të kësaj kryevepre botërore në gjuhën e Shqipërisë së Mesme; 2. Rashomoni nga Ryunosuke Akutagaëa; 3. I shumëshituri I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër nga George Orwell dhe; 4. Dielli që perëndon nga Osamu Dazai.
2 790 Lekë 3 100 Lekë
More
Në gjendje

Katër libra të George Orwell, për 2000 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra të shkrimtarit George Orwell: Titujt I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, Dalje për ajër, Lavdi Katalonisë dhe Tri ese, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen vetëm gjatë festave të fundvitit për 2000 lekë si ide dhurate. Posta falas brenda Shqipërisë. 
2 610 Lekë 2 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimet, Jorge Luis Borges

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Follow us on Facebook