Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Neser do te vdesesh, Riona Piterson Zholi
  • Neser do te vdesesh, Riona Piterson Zholi

Nesër do të vdesësh, Riona Piterson Zholi

SKU001481
Te tjere

Titulli: Nesër do të vdesëshOrigjinali: Tomorrow you dieAutobiografi, feAutori: Riona Piterson ZholiShqipëroi: Leonard DokaShtëpia botuese: Vernon PublishingViti: 2009fq. 160Pesha: 0.22 kg ISBN: 978-99943-55-60-0Histori të vërteta mahnit

35,54 SEK
31,98 SEK Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Nesër do të vdesësh

Origjinali: Tomorrow you die

Gjinia: Autobiografi, fe

Autori: Riona Piterson Zholi

Shqipëroi: Leonard Doka

Shtëpia botuese: Vernon Publishing

Viti: 2009

fq. 160

Pesha: 0.22 kg

ISBN: 978-99943-55-60-0

Mbi librin

Histori të vërteta mahnitëse të fitores shpirtërore dhe të triumfit personal Në çdo kontinent e në çdo komb, Perëndia po vepron në dhe përmes jetëve të besimtarëve. Që nga rrugët e Amsterdamit në ishujt e largët të Paqësorit dhe deri në xhunglat e Ekuadorit e më tej, çdo aventurë ndërkombëtare që ndodh është një episod dramatik që mund të drejtohet vetëm nga dora e Perëndisë... Shpallja e lajmit të mirë Riona Piterson Zholi dhe Evelin Magëllton Hekmani nuk kishin ëndërruar asnjëherë aventurën dhe rrezikun  që i priste, ndërkohë që ndoqën një shkollë misioni afatshkurtër në Zvicër. Pastaj, ndërsa dy vajzat e reja filluan të kërkonin Perëndinë, nisën të ndienin një barrë për vendin misterioz dhe të izoluar të Shqipërisë- një vend krejt të pazakontë.

Gjatë viteve 70` udhëheqësit shqiptarë mburreshin se vendi i tyre ishte i pari vend në botë krejtësisht ateist. E mbyllur pothuajse krejt ndaj botës së jashtme, Shqipëria komuniste nuk donte të kishte asnjë kontakt me të krishterët. Në këtë komb që i kishte të krishterët në fuçi  dhe i kishte hedhur në det, shpallja e Lajmit të Mirë dënohej me vdekje. Pjesëmarrëse të vullnetshme në planin e Perëndisë, por të pasigurta se si Ai do t`ua hiqte barrën e rëndë, Riona dhe Evelina hodhën hapat e parë të vegjël të besimit. Nëpërmjet një morie ngjarjesh të mbinatyrshme, dy besimataret e reja u përfshinë  në rrezikun dhe intrigën e të qenit agjente të fshehta të Perëndisë, në një vend që e përbuzte haptazi Atë. 

Detajet e librit
Te tjere
SKU001481
9789994355600
9789994355600
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Qielli, si arrita këtu, Colin S. Smith

Libri “Qielli, si arrita kёtu” ёshtё historia e tij, e rrёfyer nё mёnyrё imagjinare me fjalёt e tij, i cili, ndёrkohё qё ёshtё nё qiell, kthen vёshtrimin prapa pёr tё parё ditёn nё tё cilёn ndryshoi pёrjetёsisht jeta e tij, dhe besimin qё mund tё ndryshojё edhe jetёn tёnde gjithashtu.
26,65 SEK 29,61 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001653

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

A beson Perendia te ateistet, John Blanchard

Përshkruan zhvillimin e mendimit ateist dhe agnostik që nga "Epoka e Artë" e filozofisë greke deri në ditët e sotme.Përcakton ndikimin e mendimtarëve të tillë si: Emanuel Kanti, Fridrih Niçe, Martin Haideger, Albert Kamy, Zhan-Pol Sartër e Bertrand Rasëll, si dhe tregon se si mësimet e tyre ndihmuan ne formimin e ideve moderne ateiste
31,98 SEK 35,54 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001477

Botuesi: Te tjere

A je me të vërtetë ti, o Zot?, Loren Keninghem

Ëndërra e Loren Këninghem-it filloi me një vizion: dallgë të rinjsh që kalonin nëpër kontinente dhe shpallnin lajmin e mirë të Jezu Krishtit në gjithë tokën. Dekada më vonë, vizioni i Lorenit u kthye në një lëvizje ndërdenominacionale e të krishterëve nga e gjithë bota, të cilët janë të përkushtuar për t'i prezantuar ungjillin këtij brezi. Si e ktheu...
31,98 SEK 35,54 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001214

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Komploti kundër Kishës, Volumi i dytë, Maurice Pinay

Libri ngre një shqetësim historik për sa i përket historisë së Kishës së Krishterë, duke treguar raportet jo gjithmonë miqësore që hebrenjtë kanë pasur në historinë e njerëzimit, veçanërisht kundrejt Krishtërimit. Kjo na paraqet jo vetëm thellim në ngjarjet e së shkuarës, por tregon gjithashtu se përpiluesit e saj kanë pasur njohje të ngjarjeve që do të...
266,51 SEK 296,13 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2368

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

Dyfish i cliruar, Patricia St. John

Onesimi është skllav. Vetëm një orë, kur dielli është në kulm dhe gjithë të tjerët flenë, Onesimi është i lirë. Ai takon bijën e një tregtari të pasur. Mes tyre lidhet një miqësi e fortë. Megjithatë ai nuk e kupton se ku qëndron liria e vërtetë. Më në fund, Onesimi shpëton dhe gjen lirinë. Ai krijon miq dhe armiq. Ky li
31,98 SEK 35,54 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2366

Botuesi: AEM - Misioni Ungjillor

Rikthimi, David Martin Young

Shprehja "shkarje nga besimi" përdoret për gjendjen e një të krishteri të vërtetë, i cili nuk po ecën më me intimitet me Zotin; zjarri shpirtëror i është shuar; ai ndoshta lutet shumë rrallë, Biblën e lexon rrallë, nuk shkon shpesh në kishë dhe rrallëherë kënaqet me bashkësinë e të krishterëve të tjerë.
26,65 SEK 29,61 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2418

Botuesi: Te tjere

Atlas Biblik, Tim Dowley

Bibla është plot me udhëtime. Abrahami udhëton prej shtëpisë së të atit në Ur deri në vendin e Kanaanit. Hebrenjtë udhëtojnë prej skllavërisë në Egjipt deri sa mbërrijnë më në fund në Tokën e Premtuar. Pali kryen udhëtimet aq të njohura misionare.
31,98 SEK 35,54 SEK
More
Ka mbaruar

Bibla

Bibla me shqipërimin e Dom Simon Filipajt. Bibla nuk është vetëm libri i shenjtë i të krishterëve por edhe libri me të cilin ka lindur gjuha shqipe e shkruar, gjuha që na ndihmon ne te ndjejmë dhe të shprehim ndjenja; pa të cilën ne të gjithë do të ishim një karkasë bosh.
213,21 SEK 236,90 SEK
More
Në gjendje

Lindja e dytë, Robert Krause

Mirë se erdhe në këtë eksplorim të mrekullueshëm të Perëndisë, jetës dhe besimit! Në këtë udhëtim, do të ecësh përkrah një burri, i cili kishte shumë pyetje dhe dyshime në zemrën e tij. Ai quhet Nikodem. Nikodemi pati mundësinë t’i bënte Perëndisë pyetjet që kishte dhe t’i shprehte dyshimet e tij. Ai mund të ketë pasur ndonjë pyetje të njëjtë me të tuat...
21,32 SEK 23,69 SEK
More
Në gjendje