Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Të shëndetshëm dhe në formë në çdo moshë, Ciro Vestita
  • Të shëndetshëm dhe në formë në çdo moshë, Ciro Vestita

Të shëndetshëm dhe në formë në çdo moshë, Ciro Vestita

Të gjithë librin e përshkon një linjë që merret me trajtimin dhe analizimin e toksinave të shumta, ndaj të cilave jemi të ekspozuar në përditshmëri dhe na rrezikojnë shëndetin tonë. Shumë të dobishme janë edhe informacionet mbi barërat më të përshtatshme mjekësore, për të trajtuar në mënyrë tërësisht natyrale shqetësimet e ndryshme. 

7,49 CHF
6,74 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të shëndetshëm dhe në formë në çdo moshë

Origjinali: Sani e in forma ad ogi eta

Gjinia: Mjekësi

Autori: Ciro Vestita

Shqipëroi: Rigel Rizaj

Shtëpia botuese: Mediaprint 

Viti: 2019

Fq. 214

Pesha: 0.327 kg

ISBN: 978-9928-08-417-0

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Të flasësh për ushqyerjen nënkupton të flasësh më përgjithësisht për stil jetese, duke nisur nga ushtrimet fizike, që janë gjithnjë thelbësore.Në këtë libër ju njohim me aktivitetet më të përshtatshme për çdo fazë të jetës, që prej lëvizjeve të para kuturu të këmbëve tek i porsalinduri deri te joga për moshën e tretë. 

Të gjithë librin e përshkon një linjë që merret me trajtimin dhe analizimin e toksinave të shumta, ndaj të cilave jemi të ekspozuar në përditshmëri dhe na rrezikojnë shëndetin tonë. Shumë të dobishme janë edhe informacionet mbi barërat më të përshtatshme mjekësore, për të trajtuar në mënyrë tërësisht natyrale shqetësimet e ndryshme. 

Një libër ndryshe nga të tjerët mbi mënyrën e ushqyerjes dhe përkujdesit ndaj shëndetit. Për herë të parë, Ciro Vestita, Federica Alaura dhe Irene Gelli na paraqesin një panoramë të detajuar dhe të thelluar mbi ushqyerjen e duhur në të gjitha fazat e jetës, duke nisur që nga shtatzënia, fëmijëria, pjekuria dhe mosha e pleqërisë.

Cilat janë ushqimet më të mira kur pret një fëmijë? Është vërtet e nevojshme ta pasurosh dietën ushqimore të një adoleshenti që bën shumë sport? Si të ndryshosh regjim kur oreksi dhe nevojat kalorike zvogëlohen në vitet e argjendta? Lexuesi mund të kuptojë, në këtë mënyrë, atë që ndodh me trupin e tij me kalimin e kohës dhe të përshtatë zakonet e ushqyerjes pa sforcime të tepërta.

Me një rrugëtim të gjatë si nutricionist i nivelit të parë dhe i ndërgjegjshëm për fuqinë kurative të bimëve, Vestita ka hartuar një manual të vërtetë me sjellje të shëndetshme, shumë prej të cilave të panjohura më parë dhe pak të praktikuara, që na shoqërojnë gjatë gjithë jetës, duke i kushtuar vëmendje dhe duke ofruar sugjerime për secilin prej nesh, në çdo moshë. 

Sepse, siç na mëson Ciro Vestita, të jetosh gjatë dhe në formë nuk është një mirazh, por nevojiten këshillat e duhura, një angazhim i vazhdueshëm dhe mbi të gjitha kënaqësia e kujdesit ndaj vetes.

Detajet e librit
9789928084170
9789928084170
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 9789928310095

Botuesi: Pegi

Ringjallja e erosit, Esther Perel

Ajo lulëzon përmes lojërave të pushtetit, përfitimeve të padrejta dhe në hapësirën ndërmjet vetes dhe tjetrit. Seksi mund të jetë vërtet ngazëllues, lojcak, madje dhe poetik, por së pari duhet të nxjerrim nga dhoma e gjumit idealin e barazisë dhe ndjenjat familjare.Është libër i jashtëzakonshëm, ku shkrihen maturia, humori, thjeshtësia; libër që hedh...
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mitologjitë, Roland Barthes

Në fakt, çdo stepje për kulturën është një pozicion terrorist. Të jesh kritik me profesion dhe të shpallësh se nuk kupton asgjë nga ekzistencializmi apo marksizmi (sepse janë zakonisht këto filozofi që pohojmë se nuk kuptokemi), do të thotë ta shndërrosh verbërinë apo memecërinë tënde në aksiomë universale të perceptimit.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Lindshmëria, sjellja riprodhuese dhe shoqëria, Mimoza Dushi, Hivzi Islami

Hulumtimi i përmbajtjeve më rilevante të natalitetit (fertilitetit) dhe të riprodhimit të popullsisë dhe determinanteve të tyre, si dhe i varshmërisë së variablave sociodemografikë dhe procesit të lindshmërisë dhe diferencimit të tij sipas karakteristikave të ndryshme ka rëndësi të madhe për njohjen e tërë gjendjes dhe tendencave të zhvillimit demografik.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001431

Botuesi: UET Press

Hyrje në shkencat politike, Jean-Marie Denquin

Objektivi i këtij libri është të paraqesë një hyrje në shkencën politike. Përdorimi i këtij termi në njëjës duket se në ditët e sotme është bërë i zakonshëm. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Për një kohë të gjatë, zakoni e donte që të flitej për shkencat politike.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Ne gjendje