- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Këto personazhe thellësisht dramatike janë gra dhe vajza shqiptare, ato që i kemi ndeshur shpesh në rrugë, në jetën e përditshme, por që befas shfaqen këtu, prapa hekurave të burgut. Drama e këtyre grave i kapërcen kufijtë e çdo seance gjyqësore.
Titulli: Unë kam vrarë
Origjinali: Unë kam vrarë
Gjinia: Publicistikë
Autori: Eni Vasili
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2016
Fq. 232
Pesha: 0.403 kg.
ISBN: 978-9928-190-69-7
"Këto personazhe thellësisht dramatike janë gra dhe vajza shqiptare, ato që i kemi ndeshur shpesh në rrugë, në jetën e përditshme, por që befas shfaqen këtu, prapa hekurave të burgut. Drama e këtyre grave i kapërcen kufijtë e çdo seance gjyqësore. Duam apo s'duam ato bëjnë pjesë në kalendarin dhe në trazimin tonë të përbashkët. Dhe përtej tyre, në shpresën për t'i kapërcyer ato."
Ismail Kadare
"Një libër që rifillon aty ku mbaron leximi. Dhe të mban lidhur si një ëndërr, prej së cilës nuk arrin dot të shkëputesh. Një grup portretesh që letërsia nuk do t'i mblidhte dot bashkë, në një libër ku realiteti sfidon letërsinë. Dhe krimi sfidon moralin prej të cilit nuk mbrohesh dot. Një skenë krimesh ku, kush ka vrarë, plotëson, thuajse çdo kusht, për t'u respektuar si viktimë dhe, kush është vrarë, e ka thuajse të pamundur të mos shihet si fajtor. Dhe në leximin e rifilluar që vazhdon, zgjatet hija e një pikëpyetjeje prej së cilës është në çdo faqe e më e pamundur të shqitesh dot: "A mos vallë vrasësit e vërtetë janë spektatorët?"
Linda Rama
"Ky libër është një zbritje me pishtar në rrethin e fundit të Ferrit, atje ku të pathënat përsëriten në pambarim. Kur ngjitemi, jemi të tjerë njerëz..."
Diana Çuli
Eni Vasili është një nga figurat më të njohura të gazetarisë televizive shqiptare. Lindur në Tiranë, është diplomuar në gjimnazin "Petro Nini Luarasi" dhe laureuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Mban titujt e dy masterëve shkencorë, mbrojtur, përkatësisht, pranë ISE (Instituti i Studimeve Europiane) në Universitetin e Tiranës, në "Politikë dhe Qeverisje", si dhe në IULM (La Libera universita di lingue e comunicazione), Milano, Itali, në "Menaxhim i komunikimit publik, politik dhe institucional", struktura pranë të cilave është edhe doktorante.
Pas përfundimit të studimeve të larta, Eni Vasili emërohet si gazetare e departamentit të lajmeve në RTVSH dhe, më pas, si kryeredaktore. Pas një pune disa vjeçare pranë këtij institucioni, me propozim të RTV "Alsat", emërohet me të njëjtën detyrë (kryeredaktore e lajmeve) pranë këtij institucioni.
Eni Vasili asiston, në rolin e Drejtores së Përgjithshme të Televizionit "Alsat", në transformimin e tij nga një televizion informativ, në një televizon gjeneralist, nën logon "Albanian Screen". Gjatë kësaj periudhe, realizon dy nga markat më të rëndësishme të formateve televizive të ideuara prej saj, "Ora 20.00" dhe programin politik "Studio e hapur".
Me programin "Studio e hapur", Eni Vasili vazhdon të kontribuojë për një periudhë afro 10 vjeçare. Programi "Studio e hapur" pranë "News 24", aktualisht, është një nga programet më të ndjekur.
Eni Vasili është autore e shumë shkrimeve publicistike dhe kolumniste në gazetën më të madhe në vend "Panorama", si dhe lektore pranë Fakultetit Ekonomik në lëndën e "Komunikimit në biznes".
Kontributet e saj shtrihen në shumë sfera të jetës shoqërore. Emisionet e saj kanë qenë zëri i parë dhe, shpeshherë, i vetëm, në mbrojtje të kauzave të njerëzve në nevojë dhe kundër padrejtësive sociale. Libri "Unë kam vrarë" është në vazhdën e këtyre përpjekjeve. Eni Vasili është Presidente e FORUMIT të Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë "FGPSH".
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Minerva
Botuesi: Pema
Botuesi: Albin
Botuesi: Dukagjini
Botuesi: Efekos
Botuesi: Jetart
Botuesi: Pema
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Cabej
Botuesi: Toena
Botuesi: Botime Koliqi
Referenca: 2126
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Cabej
Referenca: SKU001019
Botuesi: UET Press
Botuesi: UET Press
Botuesi: SARAS
Këto personazhe thellësisht dramatike janë gra dhe vajza shqiptare, ato që i kemi ndeshur shpesh në rrugë, në jetën e përditshme, por që befas shfaqen këtu, prapa hekurave të burgut. Drama e këtyre grave i kapërcen kufijtë e çdo seance gjyqësore.
check_circle
check_circle