• Banner

Bukuroshet e fjetura, J. Kavabata

Autori shkruan në mënyrë metaforike, thekson zgjuarsinë e mendjes njerëzore për të nxjerrë në pah marrëdhënien e individit me botën ekzistenciale.

220 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bukuroshet e fjetura

Gjinia: Novelë

Autori: J. Kavabata

Shqipëroi: Lili Bare

Shtëpia botuese: Botime Nazarko

Viti: 2018

Fq. 82

Pesha: 0.098 kg

ISBN: 978-99943-890-9-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Shkrimtari i parë japonez shpërblyer me çmimin “Nobel” në vitin 1968, në morinë e novelave të tij mbresëlënëse ekzaminon kufirin midis fantazisë dhe realitetit në mendjen e burrave të vetmuar. Në veprat e tij, realja dhe irealja ndeshen, soditja e natyrës, lulëzimi i një kumbulle, fluturimi i zogut etj., janë arratisje drejt një bote tjetër, me një bukuri të pashpjegueshme.

Autori shkruan në mënyrë metaforike, thekson zgjuarsinë e mendjes njerëzore për të nxjerrë në pah marrëdhënien e individit me botën ekzistenciale.

Novela e përkthyer me mjeshtëri nga Liri Bare, mbetet një nga kryeveprat e letërsisë botërore, si dhe një nga punët më të mira të autorit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994389094
ean13
9789994389094
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botime Nazarko

Dita e fundit e një te dënuari, Viktor Hygo

I indinjuar nga gijotina dhe mënyra sesi i trajton shoqëria të dënuarit, Hygo vendosi ta denoncojë këtë absurditet përmes romanit të tij: kushtet e mjerueshme të jetesës së të burgosurve, trajtimin çnjerëzor të të dënuarve, duke përshkruar vuajtjet e tyre morale dhe fizike. 

Çmimi 220 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

I dyshuari X, Keigo Higashino

Si në një lojë shahu ku çdo lëvizje është një vëzhgim i hollë i psikologjisë së kundërshtarit, romani “i dyshuari X” është një thriller me një suspensë dhe një finesë unike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000436

Botuesi: Koha Ditore

Kinkakuxhi, Jukio Mishima

"Kinkakuxhi" është bazuar në një ngjarje të vërtetë të vitit 1950 kur Japonia u trondit nga lajmi se një murg i ri budist kishte djegur të famshmin tempull "Tempulli i Artë", në Kioto. Ky tempull, një kryevepër e arkitekturës dhe e aranzhimit lulishtar budist, kishte qenë për më shumë se 500 vjet njëra ndër mrekullitë e botës japoneze.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000058

Botuesi: Botimet Dudaj

Një jetë e qetë, Kenzaburo Oe

Ky shkrimtar origjinal, që hedh poshtë sistemin e vlerave të shoqërisë ekzistuese dhe pasqyron pyetjet dhe shqetësimet e brezit të Pasluftës, ka shkruar shumë romane, novela dhe sprova, duke u bërë një nga autorët më të njohur në mbarë botën.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000407

Botuesi: Botimet Dudaj

Etje Dashurie, Yukio Mishima

Vejusha e re Ecuko është e dashuruar me një djalë të ri, që punon te shtëpia e vjehrrit të saj, Jakishit, ku banon edhe vetë. Kunetërit, kunatat dhe fëmijët e tyre jetojnë nën çatinë e gjyshit që është bërë dashnori i Ecukos.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Berk

Supa Miso, Ruy Murakami

Murakami ka prodhuar vepra që synojnë të depërtojnë në rrënjët e një kombi gjithnjë e më të përçarë, përmes shqyrtimit të anëtarëve të tij më të poshtëruar, të dhunshëm dhe të dëbuar nga shoqëria. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001196

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Patriotizëm, Jukio Mishima

Në ç'pozitë të çuditshme duhet të gjendet një njeri i prirur për të zbuluar veten në moshën 38 vjeçare? Rinia e tij tashmë i përket të shkuarës së largët. E megjithatë, periudha e kujtimeve q nis me fillin e fundit të rinisë e që shtrihet deri në të tashmen, e kanë tharë prej çdo mbrese të gjallë.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: LIRA

Shënime për Hiroshimën, Kenzaburo Oe

Shënimet e Kenzaburo Oe – së për jetën e viktimave të shumta dhe përpjekjet e guximshme të mjekëve që përkujdeseshin për to, menjëherë pas bombardimit atomik dhe për shumë vite më vonë, zbulojnë përmasat e jashtëzakonshme të këtij shkatërrimi.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Paketë, katër libra nga letërsia japoneze me 20% ulje

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Pylli norvegjez, Haruki Murakami, Dielli që perëndon, Osamu Dazai, Një lojë me orarin e udhëtimeve, Seicho Matsumoto, si dhe librin Rashomoni nga Ryunosuke Akutagawa. Të katra librat kanë cmim kopertine prej 3700 lekësh, ofrohen për 2960 lekë vetëm për ditët e Vitit të Ri.

Çmimi 3 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Rashomoni, Ryunosuke Akutagawa

Akutagawa arriti të shfaqte prirjen e tij për modernizmin në një botë imagjinare në formën e huazuar të përrallës popullore. Me fjalë të tjera, ai arriti t'i japë modernizmit të tij një "histori" duke përshtatur me mjeshtëri formën para moderne të përrallës mesjetare që kishte lulëzuar pothuajse një mijë vjet më parë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)