Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Ushtarë të Salaminës, Javier Cercas
  • Ushtarë të Salaminës, Javier Cercas

Ushtarë të Salaminës, Javier Cercas

Toena

Ai thellohet në investigime, rrëmon në dosje dhe dokumente, bisedon me dëshmitarë bashkëkohës duke arritur rezultate befasuese. Vendos pas kësaj ta shkruajë këtë histori të vërtetë. Me këtë strategji të veçantë rrëfimi, Cercas i bën lexuesit pjesë të ndërtimit të romanit dhe, në të njëjtën kohë, reflekton mbi kërkimin për të mbërritur në variantin e vërtetë dhe të dokumentuar të ngjarjes.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ushtarë të Salaminës

Origjinali: Soldados de Salamina

Gjinia: Roman

Autori: Javier Cercas

Shqipëroi: Edlira HaxholliBashkim Shehu

Shtëpia botuese: Toena

Viti: 2009

Fq. 220

Pesha: 0.250 kg

ISBN: 978-99943-1-490-4

Ky libër është në gjuhën shqip

Mbi librin

Romani “Ushtarë të Salaminës”, botuar për herë të parë më 2001, pati një sukses të jashtëzakonshëm kudo ku u përkthye dhe qarkulloi në botë (në 20 gjuhë të ndryshme) dhe u vlerësua me çmime nga më të rëndësishmet, si me çmimin “Libreter”, çmimin “Libreria Colame”, çmimin “Salambo”, “The Independent Foreign Fiction Prize” në Shtetet e Bashkuara, çmimin e Kritikës në Kili, çmimin “Ciutat” në Barcelonë, çmimin “Que Leer”, çmimin “Cudad”, çmimin Extremadura, çmimin “Grinzane-Cavour” në Itali. 

Një ngjarje e vërtetë e Luftës Civile të Spanjës trajtuar me nota vetëreflektimi përbën thelbin e romanit. Përveç ngjarjeve të tjera në roman tregohet sesi një nga themeluesit dhe ideologët e falangës fashiste, Rafael Sanchez Mazas, arrin t’i shpëtojë zjarrit të republikanëve dhe të fshihet në një pyll ku zbulohet nga një ushtar kundërshtar, i cili momentin e fundit vendos t’i falë jetën. Rrëfimtari – gazetar në profesion – nis një punë kërkimore për të zbuluar të vërtetën mbi këtë ushtar të panjohur. Ai thellohet në investigime, rrëmon në dosje dhe dokumente, bisedon me dëshmitarë bashkëkohës duke arritur rezultate befasuese. Vendos pas kësaj ta shkruajë këtë histori të vërtetë. Me këtë strategji të veçantë rrëfimi, Cercas i bën lexuesit pjesë të ndërtimit të romanit dhe, në të njëjtën kohë, reflekton mbi kërkimin për të mbërritur në variantin e vërtetë dhe të dokumentuar të ngjarjes. Ai arrin në konkluzionin se e vërteta në letërsi nuk është as e vërtetë historike dhe as e vërtetë gazetareske, por është një lloj tjetër e vërtete, më universale dhe më e çmuar: është një e vërtetë moraliste, një e vërtetë poetike.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994314904
ean13
9789994314904
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Argeta LMG

Panairi i kotësive, vol.1-2, Uilliam M. Thekëri

Zonja Beki Sharp, antiheroina e romanit "Panairi i Kotësive". Sharp (i/e mprehtë) siç ka emrin ka edhe tipin. Ajo e përdor mençurinë dhe dinakërinë e saj për t'u ngjitur më lart në shkallën shoqërore përmes mjeteve të vetme të disponueshme nga një grua në Anglinë e asaj kohe – flirtim strategjik.
287,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Nëse do të qëndroj, Gayle Forman

Ka nga ata që besojnë në jetën pas vdekjes, dikush mund të ndjejë praninë e shpirtrave ose të engjëllit të tij mbrojtës, ka nga ata që besojnë te mrekullitë e përtej jetës... Mia, shtatëmbëdhjetë vjeçe, vazhdon të ndjejë jetën e saj, arrin të shohë dhe të prekë me mendje njerëzit dhe botën reale, e shtrirë në koma brenda shtratit të spitalit.
115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kujtimet e një geishe, Arthur Golden

 Me "Kujtimet e një geishe" ne hyjmë në një botë ku pamja e jashtme ka vlera të jashtëzakonshme, ku virgjëria e një vajzë i jepet si mall ankandi atij që ofron më shumë, ku gratë sterviten të mashtrojnë burrat me të pushtetshëm dhe ku dashuria ndëshkohet si iluzion. Është një vepër letrare e papërsëritshme dhe shumë e suksesshme e stilit fiction -...
126,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aleph

Net të bardha, Fjodor Dostojevski

Ecja e këndoja, pasi, kur jam i lumtur, s’rri dot pa ia marrë një kënge nëpër dhëmbë, si çdo njeri i lumtur që nuk ka as miq, as të njohur të këndshëm e që në çaste hareje nuk ka me kë ta ndajë harenë e vet, pikërisht atëherë ,më ndodhi aventura e jashtëzakonshme...
103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Labirinti i shpirtrave, Carlos Ruiz Zafon

Pikërisht kur Danieli beson se është një hap larg zgjidhjes së enigmës, një komplot edhe më i errët, edhe më misterioz nga sa mund ta imagjinonte, shtrihet dhe përfshin edhe të, një komplot që zë fill në zyrat e Regjimit.
207,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Diaboliket, Barbey D’Aurevilly

Diaboliket është pa dyshim vepra më përfaqësuese e shkrimtarit me personalitet të spikatur, Jules-Amédée Barbey d’Aurevilly: krijesat e tij, perverse dhe tërheqëse, të përbinshme dhe të adhuruara, përshkruhen me kënaqësinë e atij që, teksa lë të shfaqet kudo dëshira dhe epshi, i jep rëndësi erotike ccdo detaji dhe heronjtë e tij, dandy të lodhur e të...
161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Histori e syrit, Georges Bataille

"Histori e syrit", roman i shkrimtarit francez Georges Bataille (1897 – 1962), botuar për herë të parë më 1928 fshehtas me pseudonimin Lord Auch. Ky libër është fryt i një psikanalize, ai duhet konsideruar jo aq një përligjje sesa vetë shenja e një domosdoshmërie, që e ka shtyrë autorin ta verë veten në rrezik në librin e tij ashtu siç bën toreadori në...
69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Aurelia, Gerard de Nerval

Është rrëfimi i pasionit trazues të Nervalit ndaj një aktoreje dhe pasoja e mëtejme e çmendurisë që e përfshiu. Kjo novelë ishte e parapëlqyera e artistit Joseph Cornell. Nervali u përkrah nga Prusti dhe André Bretoni.
57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dita e kukuvajkës, Leonardo Sciascia

Në një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj...
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dyqani magjik, H. G. Wells

E kisha parë nga larg Dyqanin Maglik disa herë; kisha kaluar andej një ose dy herë,por kurrë s'kisha menduar të hyja brenda, derisa një ditë....
34,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Mjegull, Miguel de Unamuno

"Mjegull” nga Miguel de Unamuno, është një ndër librat më të mirë të këtij autori që solli ndryshime të mëdha në letërsinë botërore, qoftë për nga trajtimi tematik, qoftë për nga risitë narratologjike.
110,40 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur “dritën e saj të brendshme” dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashurisë.
172,50 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Mashtruesi, Javier Cercas

Ky është një roman i mahnitshëm pa fiksion dhe i mbingopur me fiksion. Fiksionin nuk e sjell autori; e sjell Enrik Marko, një nëntëdhjetë vjeçar nga Barcelona, i cili e paraqiti veten sikur i kishte mbijetuar Holokaustit, gjersa më 2005 u demaskua, pasi kishte kryesuar vite me radhë shoqatën spanjolle të të mbijetuarve dhe kishte arritur të bëhej hero.
138,00 SEK
More
Në gjendje