Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Aurelia, Gerard de Nerval
  • Aurelia, Gerard de Nerval

Aurelia, Gerard de Nerval

Arka e Noes

Është rrëfimi i pasionit trazues të Nervalit ndaj një aktoreje dhe pasoja e mëtejme e çmendurisë që e përfshiu. Kjo novelë ishte e parapëlqyera e artistit Joseph Cornell. Nervali u përkrah nga Prusti dhe André Bretoni.

500 Lekë
450 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Aurelia

Origjinali: Aurelia

Gjinia: Novel

Autori: Gerard de Nerval

Shqipëroi: Romeo Çollaku

Shtëpia botuese: Arka e Noes

Viti: 2021

Fq. 90

Pesha: 0.128 kg

ISBN: 978-9928-4639-4-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

“Aurelia” është novela e fundit e shkruar nga Gérard de Nerval dhe është një përjetim i ëndrrave, i fiksimeve dhe i marrëzisë. Është rrëfimi i pasionit trazues të Nervalit ndaj një aktoreje dhe pasoja e mëtejme e çmendurisë që e përfshiu. Kjo novelë ishte e parapëlqyera e artistit Joseph Cornell. Nervali u përkrah nga Prusti dhe André Bretoni. Si njëri prej “bohemianëve” të vetëshpallur origjinal, Nervali qe mjaft i njohur pasi i kish bërë paradë nëpër kopshtet e Pallatit Mbretëror një karavidheje mbi një fjongo të kaltër.

Detajet e librit
9789928463944
9789928463944
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Buzuku

Andora, Max Frisch

Kjo tragjedi në thelb ka të qenit “çifut”, të cilën M Frisch e shkruan dhe e shpjegon shumë mirë përmes protagonistit të tij. Kjo dramë në formë të shkruar botohet për herë të parë në vitin 1961.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Juta Hajm, një grua e panjohur në Berlin, Immanuel Mifsud

I ulur në kafen “Mokaba”, ai vështron rreth e qark duke përthithur zbrazëtirën e sheshit. Ndonëse është mars, vazhdon të ndjehet dimri. Ushtarë me uniforma të gjelbra ecin lart e poshtë, duke ndaluar para shatërvanit, ku disa njerëz diç lexojnë, me shikimin tre¬tur larg në horizont duke lëshuar shtëllun nga avulli. 
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

A mund të vij tek ti, Marie Aubert

Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësirë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur “dritën e saj të brendshme” dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashurisë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Historia e Oliverit, Erik Segal

Oliveri kishte dashuruar Xhenin. Tani, pas dy vjetësh vetmi, Xheni ka humbur dhe Oliver Bereti IV ndihet sikur nuk do të dashurojë kurrë më – nuk duhet të dashurojë asnjëherë. Mirëpo një ditë, teksa ecte në Parkun Qendror, ndesh një grua të bukur dhe misterioze… 
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Hotel “Silence”, Auður Ava Ólafsdóttir

Gjendur në këto rrethana, vendos ti bëjë një vizitë nënës në azilin e pleqve. Në kokën e tij vërtitet mendimi se vetëm me largimin nga nga kjo jetë, i vjen edhe fundi kalvarit të vuajtjeve. Blen një biletë vetëm vajtje, pa kthim, larg, për në një vend të humbur dhe të rrënuar nga lufta, si vendi më i mirë për t’i dhënë fund gjithçkaje. 
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Trimëritë e Mërkur Buas, Zani i Koronit

Pak njihet kontributi i shqiptarëve në Perëndim, megjithëse të dhënat flasin për një karrierë të shkëlqyer ushtarake, nën termin e stratiotëve. Shqiptarët kanë përcaktuar fate betejash, dinastish dhe shtetesh në Europën Perëndimore. Një nga këto stratiotë është Mërkur Bua Shpata, pinjoll i familjeve të famshme të Shpatajve dhe Aranitëve.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2392

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Më e mira e botëve, Aldous Huxley

Më e mira e botëve mbetet romani më i sukesshëm jo për shkak të asaj çka parashikon. Më shumë, shkëlqimi i Më e mira e botëve dhe ajo çka e bën atë ende kaq të freskët, përtej moshës së saj tetëdhjetë vjeçare, është çka ajo thotë për qenien njerëzore në çfarëdo epoke: mallin tonë për dashuri dhe për një shoqëri që të na bëjë të ndihemi përnjëmend njerëzorë.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Arkitektja, Melania G. Mazzucco

Një qen endacak i çuditshëm në një epokë në të cilën nevojitet një padron, Briçoja i mëson së bijës pikturën dhe e hedh në botën e artit si një rioshe me aftësi të veçanta, duke i imponuar fatin e virgjërisë. Por Plautila, grua dhe me origjinë të thjeshtë, e ka të vështirë të dalë në pah në mjedisin e artistëve romanë, i sunduar nga Bernini dhe Pietro nga...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe