Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Kronikë me dyshime, Vladislav Bajac
  • Kronikë me dyshime, Vladislav Bajac

Kronikë me dyshime, Vladislav Bajac

Vladislav Bajaci na tregon historinë e rritjes, pjekurisë dhe rënies, të shembjes së një bote dhe pikave të saj kulmore, të muzikës dhe ritmeve të një epoke, të gabimeve të mëdha dhe shkatërruese të baballarëve, si edhe dështimin e thellë të bijve të tyre, për të kuptuar se si bota e prindërve të tyre përplasej në veshët e tyre.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kronikë me dyshime

Origjinali: Hronika sumnje

Gjinia: Roman

Autori: Vladislav Bajac

Shqipëroi: Jorgji Qirjako

Shtëpia botuese: AIIS

Viti: 2019

Fq. 498

Pesha: 0.591 kg

ISBN: 978-9928-195-25-8

Mbi librin

Kronikë me dyshime është një rrëfenjë mjaft e gjallë, që buron nga bindja se e gjithë letërsia dhe poezia jonë duhet dokumentuar në një vend. Aty ka një zinxhir faktesh të ndërthurura, që tregojnë se si i shkoi filli një familjeje të veçantë dhe pastaj, një vendi të zhdukur. Vladislav Bajaci na tregon historinë e rritjes, pjekurisë dhe rënies, të shembjes së një bote dhe pikave të saj kulmore, të muzikës dhe ritmeve të një epoke, të gabimeve të mëdha dhe shkatërruese të baballarëve, si edhe dështimin e thellë të bijve të tyre, për të kuptuar se si bota e prindërve të tyre përplasej në veshët e tyre.

Kronikë me dyshime është “Bota e djeshme” e Bajacit, përveç se Bajaci nuk është Stefan Cvajgu dhe as Jugosllavia nuk është Perandoria Austriake. Ndryshe nga Cvajgu, iluzionet e atyre që jetojnë atje mbeten lokale, por çdo copëz është material letërsie dhe tragjedie. Përtej iluzioneve, siç na tregon Bajaci, është jehona e poetit të varfër: “Gabimet këndojnë këngët më të bukura” është motoja e padukshme e librit  Kronikë me dyshime.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928195258
ean13
9789928195258
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Hotel “Silence”, Auður Ava Ólafsdóttir

Gjendur në këto rrethana, vendos ti bëjë një vizitë nënës në azilin e pleqve. Në kokën e tij vërtitet mendimi se vetëm me largimin nga nga kjo jetë, i vjen edhe fundi kalvarit të vuajtjeve. Blen një biletë vetëm vajtje, pa kthim, larg, për në një vend të humbur dhe të rrënuar nga lufta, si vendi më i mirë për t’i dhënë fund gjithçkaje. 
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Letërsia në rrezik, Tzvetan Todorov

"LETËRSIA NË RREZIK" shfaq TZVETAN TODOROVIN, dijetarin e Qarkut të Parisit, teoricienin e njohur, në fushën e gjerë të teorive estetike, veçan mbiletërsinë. TODOROVI skicon statusin e teorive në traditën e gjatë të tyre dhe prek letërsinë sot, gjithnjë duke sugjeruar si objekt studimi e mësimi në shkollë Letërsinë, para metodologjisë. "LETËRSIA NË...
700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Living

Gjurmët e Shëronjëses, Sabine Ebert

Dhe jo vetëm kaq: një ditë ia beh në fshat ai mjeku fanatik, që i kishte halë në sy prej kohësh Martën dhe aftësinë e saj për të shëruar njerëzit. Me kënaqësinë më të madhe, ai gjuan rastin për ta denoncuar gjeshtaren. Kristiani do ta çojë në një vend të sigurt të shoqen, por nuk arrin: Marta duhet të japë llogari për shtrigani para një gjyqi kishtar…
1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një nga ne fle, Josefine Klougart

Ndërsa kthehet në shtëpi, për të vizituar nënën e saj që po vdes nga kanceri, tregimtarja rrëfen një lidhje dashurie të shkurtër, të thellë, si dhe hidhërimin dhe zhgënjimin pas fundit te kesaj dashurie. Figuracioni mbresëlënës i librit dhe proza e shkëlqyer mbështesin temën kryesore: kontrastin tronditës midis kujtimit të figurave qe simbolizojne...
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Extra

Ushtari i mirë Shvejk, Jaroslav Hasek

Unë s’kam ç’të bëj, - u përgjigj seriozisht Shvejku. Kur kryeja shërbimin ushtarak, një komision i posaçëm më ekzaminoi dhe më përjashtuan nga ushtria si idiot. Unë jam zyrtarisht idiot.
3 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nëse një natë dimri një udhëtar, Italo Calvino

Është një roman mbi kënaqësinë e leximit të romaneve; protagonist është vetë lexuesi, i cili për dhjetë herë rresht fillon të lexojë një libër që për disa arsye që janë jashtë vullnetit të tij, nuk arrin ta mbarojë.
950 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Loja e rruazave prej qelqi, Hermann Hesse, vol. 1

Ky roman, që është përkthyer në më se 40 gjuhë të botës dhe në 12 dialekte indiane, përmban një utopi shumë konkrete dhe jo më kot u është kushtuar "Pelegrinëve të Orientit", emërtim i përdorur nga autori për artistët, për shkrimtarët dhe për të gjithë njerëzit e së shkuarës, të së tashmes e të së ardhmes.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Sfidantët, John Grisham

Në këtë rrëfim prej mjeshtri të vërtetë, John Grisham vërteton përsëri se zotëron aftësi të jashtëzakonshme si shkrimtar, dhe e bën këtë duke u shtuar elementëve klasike dhe të pangatërrueshme të thrillerit ligjor një grimcë humori.
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Aziatikë çmendurisht të pasur, Kevin Kwan

“Aziatikë çmendurisht të pasur” është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet ë ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit.
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Vjehrra, Sally Hepworth

E sjellshme, miqësore dhe gjithmonë bujare, Dajana gjithashtu mban distancë nga nusja e djalit, me gjithë përpjekjet e saj të vazhdueshme për t’ia fituar zemrën. Një gur themeli në shoqërinë amerikane, ndihmëse e vajzave dhe grave refugjate dhe një grua e dashuruar marrëzisht me të shoqin edhe pas disa dekadash martesë, askush nuk mund të thotë një fjalë...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Katedralja Shën Mëria e Parisit, Victor Hugo

Ai dallon shumë Mesjetë: te Revolucioni Frëng, te shkaqet që e prodhuan atë; tek arbitrariteti dhe despotizmi i pakufi, tek infleksibiliteti i organizmave që ishin krijuar historikisht për të mbajtur ekuilibra e balanca. A nuk na duken skena të Revolucionit ato, kur lypsarët sulmojnë katedralen për të shpëtuar Esmeraldën.
1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kështu thua ti!, Connie Palmen

Ted Hughesi dhe Sylvia Plathi, çifti “i mallkuar” i letërsisë moderne, mbi të cilin la vragë të thellë vetëvrasja e Silvias vetëm tridhjetë vjeçe më 1963, ka frymëzuar gjithfarë spekulimesh dhe mitesh rreth martires së brishtë dhe xhelatit të saj të pashpirt.
900 Lekë
More
Në gjendje