

Banner
Unë s’kam ç’të bëj, - u përgjigj seriozisht Shvejku. Kur kryeja shërbimin ushtarak, një komision i posaçëm më ekzaminoi dhe më përjashtuan nga ushtria si idiot. Unë jam zyrtarisht idiot.
Titulli: Ushtari i mire Shvejk
Origjinali: Osudy dobreho vojaka Svejka za svetove velky
Gjinia: Roman
Autori: Jaroslav Hasek
Shqipëroi: Gëzim Erebara, Tonin Bushati
Shtëpia botuese: Extra
Viti: 2020
Fq. 432
Pesha: 1.258 kg
ISBN: 978-9928-4465-5-8
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Historia e tij dhe vetë personi tij janë kthyer në legjendë. Jarosllav Hashek e krijoi personazhin në vitin 1911. Emrin e mori nga një deputet çek, Shvejku, që ishte bërë i njohur për numrin e pallogaritshëm të gomarllëqeve që nxirrte nga goja, pa e ditur se ç’dërdëlliste. Model qe gjithashtu edhe adjedanti Straslipska, pijanec i njohur në mbarë qytetin, dhe që më pas u desh të lumturohej nga ajo lavdi e dyshimtë, sepse jo kushdo hyn në letërsinë botërore. Ç’e bën kaq komik ushtarin? Ai është “i mirë”, sepse bën gjithmonë atë që i kërkojnë të bëjë dhe se miraton çdo gjë që i thonë. Në marrëdhënie me pushtetin, Shvejku është i përherë i binduri që u del përpara gjërave. Dhe ç’lumë fjalësh për të mos thënë asgjë! Ai nuk i merr seriozisht pyetjet që i bëhen dhe përgjigjet pa dredha, duke thënë pikërisht atë që i vjen në mendje, që në njëfarë mënyre është diçka në shkallën zero të arsyes, por që merr një forcë të madhe në fushën e humorit.
Pjesë nga librin
Unë s’kam ç’të bëj, - u përgjigj seriozisht Shvejku. Kur kryeja shërbimin ushtarak, një komision i posaçëm më ekzaminoi dhe më përjashtuan nga ushtria si idiot. Unë jam zyrtarisht idiot.
Shvejku doli nga pijetorja “Te gota” i shoqëruar nga agjenti i fshehtë. Ai e çudiste Bretshnajderin me fytyrën e tij të qeshur dhe të pafajshme.
Sapo dolën në rrugë, Shvejku pyeti:
-Të zbres nga trotuari?
-Përse?
-Mendoj se, meqë jam i arrestuar, s’kam të drejtë të ec as në trotuar.
Botuesi: Zenit Editions
James Joyce e shkroi këtë skicë të hollë dashurie në korrik – gusht 1914. Sipas Richard Ellmann – it, biografi unik i autorit, faktet e shumta e përcaktojnë këtë periudhë si të qenësishme, megjithëse dorëshkrimi, ndryshe nga veprat e tjera të Joyce – it, nuk ka dalë.
Botuesi: Fan Noli
Më përkëdhelej sedra pasditeve kur Albertina zbriste nga karroca dhe kthehej në shtëpinë time. Kënaqësia rritej kur, nga thellësia e gjumit, ajo ngjiste shkallët e fundit të ëndrrave, rilindte dhe përmendej në dhomën time, duke pyetur veten për një çast "kur jam", por teksa shihte sendet që e rrethonin, abazhurin, drita e të cilit i vriste sytë, e quante...
Botuesi: OMBRA GVG
Romani "Garda e Bardhë", i cili në pjesën më të madhe u shkruajt gjatë vitit 1920 dhe mbeti i pabotuar plotësisht në Bashkimin Sovjetik, deri në vitin 1966. Ngjarjet zhvillohen në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, ku lindi Bulgakovi dhe shtrihen në një periudhë prej më pak se dy muajsh, gjatë dimrit të ashpër të viteve 1918-1919.
Referenca: 2596
Botuesi: OMBRA GVG
Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit XIX – të që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me tematikë klinike dhe të frikës. Horla është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers.
Referenca: SKU000268
Botuesi: Te tjere
TitulliRubaijjati Umer KhajjamitAutoriUmer KhajjamPërktheuH.Ali KorçaPërgatiti për ribotimErmal Begaf. 144Viti i botimit: 2006 Mbi perkthyesinHafiz Ali Korça ka qenë një nder njohesit me
Referenca: 2447
Botuesi: Argeta LMG
Ky roman është një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë së plakut Grande. Problemi shoqëror që trajton autori është ai i rolit të parasë në shkatërrimin e ndjenjave njerëzore.
Referenca: 2723
Botuesi: Fan Noli
Z. Pikuik shënoi çdo fjalë të pohimit të karrocierit në bllokun e shënimeve me synimin për t'ia njoftuar klubit, si një shembull i veçantë i gjallërisë së kuajve në rrethana sprovuese. Kur ata mbërritën te Kryqi i Artë, ai sapo e përfundoi së shënuari pohimin. Karrocieri kërceu poshtë, kurse z. Pikuik doli nga karroca.
Botuesi: Botime Nazarko
Novela “Tre vetë me biçikleta” kthen sërish tre heronjtë e famshëm, Xhorxhin, Harisin dhe të 20-të, tregimtarin, përfaqësuesit zbavitës të klasës së re të mesme, që përpiqen të arratisen nga bota klaustrofobike e zyravedhe monotonia e jetës familjare, në një ekskursion të ngjashëm me biçikleta, kësaj here përmes Pyllit të Zi, në Gjermani.
Botuesi: IDK
I konsideruar prej shumëkujt romani më i rëndësishëm i D. H. Lawrence dhe një nga romanet më me rëndësi të letërsisë moderne angleze, "Gra të dashuruara", si mjaft prej veprave të autorit, ngjalli shumë diskutime kur u botua, duke u bërë objekt i censurës, para së gjithash për trajtimin me çiltërsi të temës së seksualitetit femëror.
Botuesi: Arka e Noes
E vlerësuar si një prej kryeveprave të Hoffmann-it, "Vazoja e artë" u shkrua më 1814-n dhe u ripunua më 1819-n. Anselmi, një student i ri, befas ndeshet një ditë me një shtrigë së cilës i rrëzon shportën me mollë. Ajo e mallkon dhe që prej këtij çasti e ndjek ky mallkim që fillon t'i krijojë shajni dhe së cilit nuk i shpëton dot, veçse duke u përballur me...
Botuesi: Fan Noli
Titulli i këtij romani, i cili sipas mendimit të kritikës letrare bën pjesë ndër veprat më të lexuara të letërsisë botërore në përgjithësi dhe të letërsisë gjermane në veçanti, i referohet tragjedisë së Shekspirit dhe është një përshtatje e përmbajtjes së saj, por ndërkaq autori e zhvendos vendin e ngjarjes të kësaj historie tragjike dashurie në epokën e...
Unë s’kam ç’të bëj, - u përgjigj seriozisht Shvejku. Kur kryeja shërbimin ushtarak, një komision i posaçëm më ekzaminoi dhe më përjashtuan nga ushtria si idiot. Unë jam zyrtarisht idiot.