• Banner

Armepushimi, Primo Levi
  • Armepushimi, Primo Levi

Armëpushimi, Primo Levi

Ai rrëfen një pelegrinazh në kufijtë e marrëzisë, por të mbushur me energji, përmes jetës që rifillon: një rrëfim i thukët, ku gëlon njëkohësisht ankthi dhe hareja. Udhëtimi i kthimit të Levit dhe shumë italianëve si ai, nga kampi i përqendrimit drejt atdheut zgjati për muaj me radhë duke i rënë kryq e tërthor Europës së shkatërruar nga lufta.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Armëpushimi
Origjinali: La tregua
Gjinia: Roman
Autori: Primo Levi
Shqipëroi: Aida Baro
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 272
Pesha: 0.281 kg.
ISBN: 978-9928-248-23-7

Mbi librin

"Armëpushimi" i shkrimtarit italiano – hebre Primo Levi, përkthyer nga Aida Baro, është vijimi i romanit "A është, vallë, njeri...?", njërit prej librave më të bukur të letërsisë europiane të lindur në kampet e shfarosjes.

Ai rrëfen një pelegrinazh në kufijtë e marrëzisë, por të mbushur me energji, përmes jetës që rifillon: një rrëfim i thukët, ku gëlon njëkohësisht ankthi dhe hareja. Udhëtimi i kthimit të Levit dhe shumë italianëve si ai, nga kampi i përqendrimit drejt atdheut zgjati për muaj me radhë duke i rënë kryq e tërthor Europës së shkatërruar nga lufta.

Përgjatë gjithë këtij shtegtimi, nëpër Poloni, Rusinë e Bardhë, Ukrainë, Rumani dhe Hungari,hasen që nga situatat më trazuese e gazmore, te figurat dhe personazhet më të paharrueshme.

Ky libër është si një ditar udhëtimi që zë fill nga mjegullnajat e Aushvicit, të sapoçliruar dhe ende cit me vdekje, e davaritet përmes peizazhesh të paimagjinueshme të Europës në armëpushim, të dalë nga makthi i luftës dhe i pushtimit nazist, ende jo e paralizuar nga ankthet e reja të Luftës së Ftohtë.

Levi përshkruan me mjeshtëri tregun e zi në Krakov dhe Katovicë; vendstrehimet dhe trenat ushtarakë biblikë e nomadë të Ushtrisë së Kuqe të çmobilizuar; tokën e paskajshme ruse, të pushtuar nga lavdia, mjerimi, harrimi dhe fuqia njerëzore; moçalet dhe pyjet e paprekura; festimet e potershme korale të rusëve të dehur nga fitorja; fjetoret plot me ëndrra të italianëve në rrugën e pasigurt të kthimit. Më 1963, "Armëpushimi" fitoi edicionin e parë të çmimit "Campiello".

Fragment nga libri

Malli është një vuajtje e brishtë dhe e ëmbël, ndryshe qysh në thelb, më intime, më njerëzore se vuajtjet e tjera që kishim përballuar deri në atë kohë: rrahje, të ftohtë, uri, terror, skamje, sëmundje. Është një dhembje e kthjellët dhe e pastër, por ngulmuese: pushton gjithë minutat e ditës, s'të lejon të mendosh për asgjë tjetër, e të shtyn drejt nevojës për arrati.

Komente mbi librin

"Një prej librave më të nevojshëm të shekullit tonë."

Philip Roth

""Armëpushimi" është historia e një marrëzie kolektive, e një ligësie, e një budallallëku të pabesueshëm, si edhe e një naiviteti njerëzor, e një shpirti, mirësie, kokëfortësie dhe natyre të zakonshme të fatit kombinuar me sipërmarrjen. Ky është më shumë se një reportazh: është përjetimi i llahtarit në një prozë lirike e të ngjeshur. Në fund të fundit, mbetet një libër që ngre jetën në kult, sepse zgjeron horizontet, në vend që t'i eklipsojë: përforcon dëshirën për të jetuar mirë dhe ndershmërisht. Të frymëzon mirësi."

The indipendent

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

A është, vallë, njeri..., Primo Levi

"A është, vallë, njeri...?" është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Një rrëfim rrëqethës dhe një analizë e thellë mbi historinë e kampeve të përqendrimit, mbi fyerjen, poshtërimin dhe degradimin e njeriut, para se të mbërrihet në shfarosjen e plotë të tij.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R2P20

Botuesi: Fan Noli

Kundër rrymës, Danielle Steel

Shumë pak njerëz e mundin vështirësinë e madhe në një situatë të pamundur dhe dalin fitimtarë. Më zë tmerri kur shoh fëmijët e mi të lëndohen, në çdo moshë që kanë. Kësaj i trembem më shumë dhe shumica nga ne kështu ndihet.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Libri i zi, Orhan Pamuk

Por, kur kthehet një mbrëmje në shtëpi, zbulon se e shoqja, Ryjaja, një lexuese e thekur e romaneve policeske, e ka braktisur, duke ia shpjeguar arsyen e largimit me një copëz letre prej nëntëmbëdhjetë fjalësh që i ka lënë. Galipi nis të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe vëren se njëherësh me të, kanë humbur edhe gjurmët e Xhelalit, të gjysmëvëllait të saj,...

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000980

Botuesi: Dituria

Eksodi, Leon Uris

“Eksodi” është emri i një anijeje me të cilën një grup refugjatësh hebrej, të internuar nga anglezët në një kamp pëqendrimi në Qipro më 1947, arrin të arratiset dhe pas një sërë vështirësish, shkel në Tokën e Premtuar. 

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Teposhte, Herta Müller

Vëllimi me tregime Teposhte është vepra e parë e nobelistes Herta Müller. Këto tregime janë kryesisht autobiografike, të bazuara në fëmijërinë e autores në fshatin rumun Banat.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Pedro Paramo, Rrafshina në flakë, Juan Rulfo

"Pedro Paramo" cilësohet si një ndër romanet themelorë të letërsisë hispano-amerikane të shekullit XX. Rulfo shkroi vetëm këtë roman dhe përmbledhjen e shkurtër me tregime "Fusha në flakë", të dy të botuar në vitet 1953-1955. Më pas nuk shkroi më asgjë deri në vdekje, në vitin 1986.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Orët e para, Marmaduk Piktholl

Ky roman dashurie dhe gjakderdhjeje, ngjarjet e të cilit zhvillohen në ditët dramatike të fundit të Perandorisë Osmane, përshkruan botën e zënë si në kurth mes Islamit dhe epokës moderne. Kamrudini është një ushtar i thjeshtë nga Maqedonia, i gjendur pa dashje mes konspiracionit të turqve të rinj për të rrëzuar Sulltanin.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2392

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Më e mira e botëve, Aldous Huxley

Më e mira e botëve mbetet romani më i sukesshëm jo për shkak të asaj çka parashikon. Më shumë, shkëlqimi i Më e mira e botëve dhe ajo çka e bën atë ende kaq të freskët, përtej moshës së saj tetëdhjetë vjeçare, është çka ajo thotë për qenien njerëzore në çfarëdo epoke: mallin tonë për dashuri dhe për një shoqëri që të na bëjë të ndihemi përnjëmend njerëzorë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Një ditë e përkryer për t’u dashuruar, Anna Premoli

Kajla se lë propozimin të bjerë në tokë dhe, pasi braktis Nju Jorkun e saj të dashur, përpiqet të përfshihet në jetën e Heber Springsit. Përballja e parë lë për të dëshiruar: këpucet e saj me takë dymbëdhjetëshe, mundësisht blu elektrike, s’para i honepsin hapësirat e pluhurosura të jugut të Amerikës. Temperamenti i saj i rrëmbyer s'i shkon aspak për fije...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Oriksi dhe Krejku, Margaret Atwood

Njeriu i Dëborës, i njohur si Xhimi para se njerëzimi të pllakosej nga një pandemi e tmerrshme, po rreket të mbijetojë në një botë, ku ai mund të jetë njeriu i fundit mbi dhé. Ai vajton për humbjen e shokut të tij të ngushtë, Krejkut, dhe të Oriksit, gruas së bukur e misterioze, me të cilën ishin të dashuruar që të dy. 

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Koloneli Liapkin, Mihail Karagacis

I tillë ëshë Liapkini, për ndërtimin e të cilit shkrimtari ka ndjekur, me sa duket, shembullit e personazhit natyralist: mërgimtari rus, aq gjakftohtë herë – herë në arsyetim, aq i duruar, aq dashamirës në marrëdhëniet me njerëzit, befas, në çaste kyçe të jetës, vepron nën trysninë e instikteve.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Sonata e Krojcerit, Lev Tolstoi

Pozdnishefi rrëfen bajatësinë dhe zbrastësinë e brendshme të lidhjes së tij me gruan pas martesës, por, kur dyshon në papërmushmërinë e saj dhe tradhtinë me një muzikant, është xhelozia që e gërryen nga brenda dhe e çon drejt vrasjes.

Çmimi 840 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)