• Banner

Qyteti i engjejve, Christa Wolf
  • Qyteti i engjejve, Christa Wolf

Qyteti i engjëjve, Christa Wolf

Romani i ri madhor dhe njëherazi vepra e fundit e shkrimtares së njohur gjermane Krista Volf me titull "Qyteti i engjëjve" dhe me nëntitull "The Overcoat of Dr. Freud", libër që autorja i ka kushtuar dhjetë vjet të veprimtarisë së vet letrare, pasqyron jetën e saj lidhur me çaste vendimtare të historisë gjermane.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Qyteti i engjëjve
Origjinali: Stadt der engel
Gjinia: Roman
Autori: Christa Wolf
Shqipëroi: Aristidh Ristani
Shtëpia botuese: Santori
Viti: 2014
Fq. 450
Pesha: 0.572 kg.
ISBN: 978-9928-4116-2-4

Mbi librin

Romani i ri madhor dhe njëherazi vepra e fundit e shkrimtares së njohur gjermane Krista Volf me titull "Qyteti i engjëjve" dhe me nëntitull "The Overcoat of Dr. Freud", libër që autorja i ka kushtuar dhjetë vjet të veprimtarisë së vet letrare, pasqyron jetën e saj lidhur me çaste vendimtare të historisë gjermane.

Në këtë roman përshkruhet qëndrimi nëntëmujor i Krista Volfit në Los Anxhelos me ftesë të Fondacionit Getty (Getty Center), në fillim të viteve nëntëdhjetë. Qëndrimi disamujor i autores në këtë qytet amerikan përkon me një krizë të thellë në jetën e saj, atëherë kur, si pasojë e hapjes së dosjeve të sigurimit të shtetit (Stas) të ish – Gjermanisë Lindore, u zbulua se shkrimtarja, përveç faktit që ishte survejuar e spiunuar prej tij gjatë më se tridhjetë vjetëve, sepse quhej si zë kritik e shqetësues; më përpara, nga viti 1959 gjer në vitin 1962, pati bashkëpunuar me të në mënyrë jozyrtare.

Gjatë qëndrimit në Los Anxhelos, autores i mbërrijnë njoftime rreth fushatës së bujshme që kishte shpërthyer kundër saj në shtypin gjerman, fushatë që pak nga pak ajo s'është në gjendje s'është në gjendje më ta shpërfillë.

Kësisoj, sikurse vë në dukje kritika, libri shndërrohet në një sprovë për të rindërtuar etapat e ngjizjes së një ideje të drejtësisë sociale që vë në qendër të vet qenien njerëzore, dhe në të njëjtën kohë në një përsiatje të kthjellët lidhur me kujtesën e me harresën: "Si munda ta harroja?" është pyetja rreth së cilës vërtitet autoanaliza e tregimtares në vetën e parë, një autoanalizë që shquhet nga një çiltërsi mbresëlënëse, e cila nuk shndërrohet asnjëherë në shfryrje ose në dhënie llogarie.

Romani "Qyteti i engjëjve" i shkrimtares Krista Volf, qysh nga viti 2010, kur u botua për herë të parë në origjinalin gjermanisht, është përkthyer tashmë në 22 gjuhë të ndryshme të botës.

Mbi autoren

Krista Volfi (1929 – 2011) është quajtur nga kritika letrare si një ndër shkrimtaret më të rëndësishme përparimtare të periudhës së pasluftës. Lexuesit e kanë vlerësuar njësoj si në Lindje ashtu dhe në Perëndim të Gjermanisë, dhe është nderuar me çmime të mëdha letrare në Lindje, në Perëndim dhe në Gjermaninë e bashkuar, po ashtu edhe në shumë vende të botës si në Austri, në Francë, në Itali, në Belgjikë, në SHBA etj.

Ajo ka qenë e njohur qysh prej dhjetëra vjetësh në rrafsh botëror dhe veprat e saj janë përkthyer në rreth 40 gjuhë. Në një artikull të botuar në gazetën "Nju Jork Tajms", shkrimtarja dhe kritikja e njohur amerikane Meri Gordon theksonte ndër të tjera: "Kur mbaron së lexuari veprën e Krista Volfit, njeriu e ndien veten të mbushulluar pasi ka bërë një udhëtim në shoqërinë e një profeteje që zhbiron me vëmendje, me dhembshuri e me kurajë mu brenda në zemrën e botës."

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: IDK

Kasandra, Christa Wolf

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në mitin grek. Zëri i fuqishëm i Christa Wolf na rrëfen në këtë libër jetën e princeshës fatthënëse, e bija e Priamit dhe Hekubës, para dhe pas rënies dramatike të qytetit të saj, Trojës, duke na sjellë Kasandrën, këtë personazh të jashtëzakonshëm, kompleks e që në penën e saj tingëllon aq modern.

Çmimi 650 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhe pastaj..., Guillaume Musso

Për Natanin, ka ardhur koha të kuptojë pse u rikthye në jetë. Guillaume Musso na merr për dore për të na udhëhequr nëpër këtë histori mbi zbulimin e ndjenjave dhe të njerëzve të rëndësishëm, pa të cilët nuk mund të jetojmë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kënga e Penelopës, Margaret Atwood

 E mbetur vetëm për njëzet vjet, qysh kur Odisea u nis në luftën e Trojës, pas Trëmbimit te Helenës, Penelopa, edhe perballë thashethemeve skandaloze, arrin të ruajë mbretërinë e Itakës, të rrisë të birin rebel e të mbajë nën fre më shumë se njeqind mëtues. Kur Odisea, më së fundi, kthehet në shtëpi, pas shumë e shumë peripecish, vet gjithë mëtuesit, si...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kujtimet e një geishe, Arthur Golden

 Me "Kujtimet e një geishe" ne hyjmë në një botë ku pamja e jashtme ka vlera të jashtëzakonshme, ku virgjëria e një vajzë i jepet si mall ankandi atij që ofron më shumë, ku gratë sterviten të mashtrojnë burrat me të pushtetshëm dhe ku dashuria ndëshkohet si iluzion. Është një vepër letrare e papërsëritshme dhe shumë e suksesshme e stilit fiction -...

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Kafsha e zemrës, Herta Muller

Akoma më e ankthshme bëhet gjendja, kur i bie në dorë ditari i saj. Kjo vdekje e mistershme do të bashkojë përjetë katër miq: personazhin kryesor, Kurtin, Edgarin dhe Georgun, të cilët së bashku do përpiqen t'u bëjnë ballë përndjekjeve, spiunimit, dhunës dhe mungesave të panumërta.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Bungalow, Danielle Steel

Lexuesit besnikë të Danielle Steel do të mrekullohen me historinë e këtij libri – një grua e një nënë e dedikuar përballë aventurave dehëse të jetës hollivudiane.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritëro

Leksione amerikane, Italo Calvino

E lehta, Shpejtësia, Saktësia, Dukshmëria, Larmia, koncepte që duhet të informojnë jo vetëm mbi veprimtarinë e shkrimtarëve, por edhe mbi çdo hap të ekzistencës sonë shumë të shkujdesur e të shpërqendruar. Këto vlera, cilësi, apo veçori të letërsisë, që ai i kishte më për zemër, u përpoq t’i vendoste në perspektivën e mijëvjeçarit të ri.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000439

Botuesi: Koha Ditore

Mjeshtri dhe Margarita, Mihail Bulgakov

Rrëfimi për një dashuri, i përfshirë me skena jashtëzakonisht sugjestive të orëve të fundit të Jezuit nga Nazareti para prokuratorit romak të Judesë, Pons Pilatit, por edhe me paraqitjen ekzoterike të zotëri Volandit në Moskën e asaj kohe, shndërrohet në njërën nga historitë më ngacmuese për fatin njerëzor dhe rrugëve të shpëtimit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)