Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
16,68  18,54 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,12  12,36 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Kur dashuronte Suani, Marcel Proust
  • Kur dashuronte Suani, Marcel Proust

Kur dashuronte Suani, Marcel Proust

Koha Ditore

Romani "Kur dashuronte Suani" është pjesa e parë e ciklit të famshëm të romaneve "Në kërkim të kohës së humbur" të shkrimtarit francez Marsel Prust. Një prozë e paharrueshme mbi dashurinë me pasion të thellë dhe xhelozinë pothuaj të sëmurë mes Çarls Suanit dhe zonjës së salloneve parisiene Odetë dë Kresi.

8,65 
7,79  Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kur dashuronte Suani (kopertinë e trashë)
Origjinali: Un amour de Swann
Gjinia: Roman
Autori: Marsel Prust
Shqipëroi: Edmond Tupja
Shtëpia botuese: Koha Ditore
Viti: 2005
Fq. 222
Pesha: 0.307 kg
ISBN: 84-9819-001-0

 

Mbi librin

Romani "Kur dashuronte Suani" është pjesa e parë e ciklit të famshëm të romaneve "Në kërkim të kohës së humbur" të shkrimtarit francez Marsel Prust. Një prozë e paharrueshme mbi dashurinë me pasion të thellë dhe xhelozinë pothuaj të sëmurë mes Çarls Suanit dhe zonjës së salloneve parisiene Odetë dë Kresi.

Përshkrimi i zhvillimeve psikologjike nga ana e Prustit prej kritikës letrare është lavdëruar si shembull i pakalueshëm në letërsinë botërore. Cikli "Në kërkim të kohës së humbur" është një panoramë e Parisit në prag të shekullit të XX – të.

Shumica e figurave i takojnë shtresës fisnike dhe qytetare: princër, artistë, shkrimtarë, mjekë dhe korrierë vrasin mendjen për artin, erotikën, dashurinë dhe dobësitë. Temë kryesore është koha: me kalimin e kohës ndryshon uni në bazë të përvojave, por situatat e dikurshme mund të ruhen dhe të ndihen në kujtesë.

Fragment nga libri

Sigurisht që Suani nuk ishte drejpërsërdrejti i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj dashurie. Kur kërkonte ta vlerësonte atë, i ndodhte nganjëherë që t'i dukej si e mpakur, gati e mbaruar; për shembull, interesimi i paktë, thuajse neveria që i kishin ngjallur, para se të binte në dashuri me Odetën, tiparet e saj shprehëse, çehrja e saj pa freski, i vinin në mendje herë pas here.

"Me të vërtetë që kemi ecur përpara, - mendonte ai të nesërmen, - po t'i shohim gjërat siç janë, dje s'kisha pothuaj asnjë kënaqësi që ndodhesha në shtratin e saj; është e çuditshme, ajo më dukej bile e shëmtuar". Dhe sigurisht që ai ishte i sinqertë, por dashuria e tij shtrihej përtej trevës së dëshirës trupore.

Mbi autorin

Marsel Prust u lind më 10 korrik 1871 në Paris në një familje të pasur. I ati i tij ishte mjek. Deri në moshën 35 vjeçare, Prusti bëri jetën e një dendi të salloneve të Parisit. Me keqësimin e gjendjes shëndetësore, Prusti vuante nga astma, ai u tërhoq në një banesë të izoluar dhe shkroi ciklin "Në kërkim të kohës së humbur". Pjesa e parë u botua më 1913, ndërsa e fundit në vitin 1922, pesë vite pas vdekjes së autorit.

 

Detajet e librit
Koha Ditore
8498190010
8498190010
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Porta e ngushtë, André Gide

Duke përdorur një shumësi stilesh (rrëfim në vetën e parë, letërkëmbim, ditarit), romani shpalos marrëdhënien e pështjelluar midis Zheromit dhe Alisës që nga adoleshenca e hershme e deri në pjekuri, duke gërmuar në thellësi të temave të dashurisë, mëkatit, virtytit.
11,12  12,36 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Shtatë të çmendurit, Roberto Arlt

Romani është i mbushur me monologë, që i shtyjnë personazhet në disa përsiatje, njëherazi të lajthitura dhe të mençura, në të cilat shtrohet çështja e çmendurisë absolute të shoqërisë, mizorisë së kapitalizmit, ftohtësisë së industrializimit dhe teknologjisë, duke i vënë ato në kontrast me dobësinë dhe brishtësinë e njeriut të vdekshëm që i ka krijuar. 
12,24  13,59 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Gruaja e doktorit, Daniel Hurst

Burri im është mjek. Ai është i zgjuar, simpatik dhe të gjithë i besojnë atij. Përveç meje. Në sipërfaqe, duket sikur i kam të gjitha – martesën e përsosur, burrin që dua, jetën harmonika. Por, është larg nga e vërteta.
11,12  12,36 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Brixhërtonët 1, Julia Quinn

Dafne Brixhërtoni ka dështuar gjithmonë në këtë të fundit. Fëmija i katërt nga tetë në familjen e saj të bukur, ajo ka bërë miq djemtë më të mirë të Londrës. Të gjithë e vlerësojnë dashamirësinë dhe zgjuarsinë e saj, por askush nuk e dëshiron si grua.
13,35  14,83 
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Koliqi

Delfini, Sergio Bambaren

Delfini Daniel Alexander është një ëndërrimtar që ka kurajon dhe guximin për ta mposhtur frikën. Një ditë të bukur ai vendos që të shkëputet nga tufa e delfinëve dhe të kapërcejë shkëmbinjt nënujorë. Duke hequr frikën, i udhëhequr nga zëri i brendshëm, ai nis udhëtimin e gjatë dhe plot aventura nëpër detëra.
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Ferma e Kafshëve, George Orwell

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1945, Ferma e Kafshëve vijon të kënaqë lexuesit e të gjitha moshave me humorin e hidhur dhe talljen shpartalluese të pushtetit, duke i garantuar Orwell-it pozicionin e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Putzi - Pianisti i Hitlerit, Thomas Snégaroff

Tregtar arti në Nju Jorkun bohemian të viteve 1910, muzikant kur mundej, Ernst Hanfeshtengel u bë dhjetë vjet më vonë njeri i afërt dhe pianist i Hitlerit. Ky burrë ekstravagant që ngjalli xhelozinë e nazistëve, ishte magjepsur nga shefi i tyre të cilit i fali para, familje dhe meloditë e Vagnerit ditë e natë.
11,12  12,36 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Fan Noli

Robinja, Marcel Proust

Më përkëdhelej sedra pasditeve kur Albertina zbriste nga karroca dhe kthehej në shtëpinë time. Kënaqësia rritej kur, nga thellësia e gjumit, ajo ngjiste shkallët e fundit të ëndrrave, rilindte dhe përmendej në dhomën time, duke pyetur veten për një çast "kur jam", por teksa shihte sendet që e rrethonin, abazhurin, drita e të cilit i vriste sytë, e quante...
15,57  17,30 
More
Ka mbaruar