- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Ç'libër i çuditshëm! Nisur për t'iu kushtuar Dekadencës së Francës, ai, sipas gjasave, në të vërtetë është një Himn për Francën, një himn dashurie.
Titulli: Për Francën
Origjinali: De la France
Gjinia: Ese
Autori: Emil Cioran
Shqipëroi: Balil Gjini
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2009
Fq. 112
Pesha: 0.161 kg.
ISBN: 978-99956-787-3-9
Ç'libër i çuditshëm! Nisur për t'iu kushtuar Dekadencës së Francës, ai, sipas gjasave, në të vërtetë është një Himn për Francën, një himn dashurie. Nëse fjala dekadencë përsëritet dora – dorës për të shpjeguar që Franca s'ka më të ardhme, sepse për shumë kohë ka dhënë shumë, më tepër se çdo vend tjetër i botës, lëvdatat janë më të shumta, më të larushitshme, më të rregullta: Franca është "provinca ideale e Europës", ku jeton një popull "i mbushur me shanse", "një popull që gjatë shekujve qe gjaku i një kontinenti dhe lavdia e universit"; "Kur Europa do të jetë mbuluar nga hijet, Franca do të mbetet varri i saj më i gjallë". Dhe, së fundmi: "Sa e madhe qe Franca!" Kafkian, ky libër...
Kur zë udhë dekadenca e një qytetërimi? Atëherë kur individët fillojnë të bëhen të ndërgjegjshëm; atëherë kur nuk duan të jenë më viktima të ideve, besimeve, kolektivitetit. Kombi e humbet thelbin e vet kur zgjohet individi, dhe dekompozohet kur zgjohen të gjithë.
S'ka kurrgjë më të rrezikshme sesa dëshira për të mos qenë i gënjyer. "Francezi i mesëm", "borgjezi i vogël": ja tipat e turpshëm që qarkullojnë vazhdimisht, që kanë lulëzuar mbi rrënojat e trimërive të së shkuarës.
Çfarë ironi e jetës: sakrificat e heronjve janë pasuar nga ëndjet e shpëlara të mediokërve, a thua idealet nuk grafullojnë nga lavdia e gjakut veçse që të shtypen me këmbë nga të dyshimtit. Popujt fillojnë me epope dhe mbarojnë me elegji.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Fiorentina
Botuesi: Zenit Editions
Botuesi: Zenit Editions
Botuesi: Zenit Editions
Botuesi: AIIS - Tirana Times
Botuesi: Zenit Editions
Botuesi: Zenit Editions
Ç'libër i çuditshëm! Nisur për t'iu kushtuar Dekadencës së Francës, ai, sipas gjasave, në të vërtetë është një Himn për Francën, një himn dashurie.
check_circle
check_circle