Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Mbi natyrën, Lukreci
  • Mbi natyrën, Lukreci

Mbi natyrën, Lukreci

Onufri

I gjithë ky mjerim e shkatërrim gjen jehonë të fortë në zemrën e pikëlluar të Lukrecit, i cili kërkon të mbretërojë paqja në botë. Në invokacionin, drejtuar hyjneshës Venus, ndër sa të tjera thotë: Pra aq ma tepër kësaj vepre time jepi një shije të mos njohë mbarim; shueje njëheri, o hyjneshë e dashun, këtë lakmi mizore të vllavrasjes, që ka shpërthye gjithkund për tokë e det, se vetëm ti mundesh me i sjellë njerëzimit paqë e gëzime.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mbi natyrën
Origjinali: De rerum natura
Gjinia: Poezi
Autori:  Lukreci
Shqipëroi: Henrik Lacaj
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2022
Fq. 154
Pesha: 0.530 kg
ISBN: 978-9928-354-40-2
Ky libër është në gjuhën shqipe



Mbi librin

Mbi jetën e Lukrecit nuk dimë asgjë me siguri. Thonë se u lind ndërmjet viteve 99 dhe 95 para erës së re (e.r.); nuk dihet me saktësi as vendlindja e tij, as se ç'mësime bëri; nuk dihet a shkoi edhe ky në Greqi, si shumë romakë të tjerë, për të plotësuar kulturën e vet. Me sa thuhet, vdiq në vitin 55 para e.r.
Lukreci jetoi në një nga periudhat më tragjike që ka kaluar Roma. Ende nuk ishin mbyllur plagët e mëdha që shkaktoi lufta civile. Pastaj me ardhjen e Marit dhe të Silës filluan grindjet, tradhtitë, hakmarrjet, gjaku shkoi rrëke.

Në fund u shtua edhe komploti i Katilinës. Në të gjithë këtë stuhi ngjarjesh tragjike binin me mijëra e mijëra viktima. Tokat ishin shkretuar e braktisur, bujqësia ishte lënë mbas dore. I gjithë ky mjerim e shkatërrim gjen jehonë të fortë në zemrën e pikëlluar të Lukrecit, i cili kërkon të mbretërojë paqja në botë. Në invokacionin, drejtuar hyjneshës Venus, ndër sa të tjera thotë: Pra aq ma tepër kësaj vepre time jepi një shije të mos njohë mbarim; shueje njëheri, o hyjneshë e dashun, këtë lakmi mizore të vllavrasjes, që ka shpërthye gjithkund për tokë e det, se vetëm ti mundesh me i sjellë njerëzimit paqë e gëzime.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928354402
ean13
9789928354402
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000227

Botuesi: Te tjere

Sofokliu, Vepra e Plote

Sofokliu mori pjesë në konkurset tradicionale më tepër se njëzet herë, tetëmbëdhjetë herë zuri vendin e parë dhe më të rrallë të dytin, asnjëherë vendin e tretë. Nuk udhëtoi kurrë jashtë atdheut të tij, Atikës, që e donte aq shumë sa që shtyu çdo lloj ftese që i bënin sundimtarët e ndryshëm për ta pasur në oborret e tyre.
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000775

Botuesi: Onufri

Odiseja, Homeri

"Poemat homerike "Iliada" dhe "Odiseja" s'janë veçse kronika të dy zhvendosjeve. E para, një lëvizje popujsh, trupore, brutale drejt Lindjes (Iliada); e dyta, një lëvizje vetmitare, fine, për më tepër, shpirtërore, drejt Perëndimit (Odiseja)."
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Prometeu i lidhur, Eskili

Tragjedia "Promoteu i mbërthyer" është një nga veprat më madhështore të Eskilit. Kjo tragjedi është pjesë përbërëse e një trilogjie, dy pjesët e tjera të së cilës Prometeu zjarrsjellës dhe Prometeu i çliruar nuk janë ruajtur.
350 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Bretkosat, Aristofani

Pas shumë peripecish e keqkuptimesh komike, Dionisi, zot i argëtimeve dhe i teatrit, mbërrin përfundimisht në mbretërinë e Plutonit, pikërisht në çastin kur atje përgatitet zhvillimi i një konkursi poezie midis Euripidit dhe Eskilit.
650 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kur bota jonë u bë e krishterë, Paul Veyne

Libri "Kur bota jonë u bë e krishterë" është shkruar nga një prej historianëve kryesorë të Francës, Paul Veyne, i cili merret me një pyetje e madhe: Si ishte e mundur që krishterimi, si "kryevepra e shpikjes fetare", arriti që në mes të viteve 300 dhe 400 pas Krishtit, të vendosë veten mbi gjithë botën perëndimore?
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Eneida, Virgjili

Për dymijë vite, rrëfimi epik i arratisjes së Eneas nga Troja, marrëdhënies fatkeqe të dashurisë me Didon, zbritjes së tij në botën e nëndheshme dhe historisë gjakatare pas ngritjes së Romës, ka elektrizuar audiencat në mbarë botën.
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000880

Botuesi: Onufri

Eskili, ky humbës i madh, Ismail Kadare

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Elektra, Euripidi

Ky përkthim u krye falë një rastësie fatlume. Në të vërtetë nuk më pëlqen ta quaj përkthimin tim, por zbulimin e një teksti që ekziston në gjuhë para se të shprehet. Një tekst që qëndron përtej çdo përkthyesi, një provë e transhendencës së kulturave, e konfirmuar me realizimin e një shprehjeje tjetër gjuhësore.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Enciklopedike

Eneida, Virgjili

Enea i ri e lidhi fatin e vet me atë të trojanëve. Pas Hektorit, djalit të Priamit, ishte kryekomandant i ushtrisë trojane, njëri prej mbrojtësve të Trojës, më trimi dhe më i pakursyeri. U martua me Kreuzën, të bijën e Priamit e cila e lindi djalin Askanin dhe babain e vet Ankizin e merr në Trojë në shtëpi të vet. Ushtria trojane e dëgjonte si zëvendës të...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000785

Botuesi: Almeira

Antigona, Sofokliu

Titulli. AntigonaDramëAutori: SofokliuShqipëroi nga greqishtja e vjetër: Prof. Sotir PapahristoShtëpia botuese: AlmeiraViti: 2008f. 104Pesha: 0.13 kg.
300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Kënga e këngëve e Solomonit

"Kënga e Solomonit" apo "Kënga e këngëve", botuar nga shtëpia botuese "Albas", është ndër këngët më të vjetra dhe më të bukura të dashurisë. Ajo bën pjesë në korpusin e librave të shenjtë, krahas librave të Gjenezës, Eksodit, Librit të Jobit, Librit të Esterit etj.
1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Dramat, Sofokliu

Në këtë botim përfshihen veprat: Ajaksi, Elektra, Edipi mbret, Edipi në Kolonë, Antigona, Trakinianët dhe Filoteti.
1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Epigrame erotike, Antologjia Palatine

Në këtë vëllim janë përmbledhur epigrame nga poetë të botës antike si: Antipatri i Selanikut, Filodemi, Kalimahu, Rufini, Asklepiadi, Meleagri, Honesti, Stratoni, Dioskoridi, Statil Flaku, Parmenioni dhe Glauku.
500 Lekë
More
Në gjendje