Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Eneida, Virgjili
  • Eneida, Virgjili

Eneida, Virgjili

Onufri

Për dymijë vite, rrëfimi epik i arratisjes së Eneas nga Troja, marrëdhënies fatkeqe të dashurisë me Didon, zbritjes së tij në botën e nëndheshme dhe historisë gjakatare pas ngritjes së Romës, ka elektrizuar audiencat në mbarë botën.

18,50 GBP
16,65 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Eneida
Origjinali: Aeneid
Gjinia: Poemë epike
Autori: Virgjili
Shqipëroi: Henrik Lacaj
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2022
Fq. 502
Pesha: 1.1 kg
ISBN: 978-9928-354-13-6
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Për dymijë vite, rrëfimi epik i arratisjes së Eneas nga Troja, marrëdhënies fatkeqe të dashurisë me Didon, zbritjes së tij në botën e nëndheshme dhe historisë gjakatare pas ngritjes së Romës, ka elektrizuar audiencat në mbarë botën. Në fjalët e Virgjilit, rrugëtimi heroik i Eneas, jo vetëm që u dha romakëve dhe italianëve një histori të bukur të origjinës, por krijoi plot tematika themelore të jetës dhe letërsisë Perëndimore, si për shembull, rolin e detyrës dhe sakrificës vetjake, vendin e dashurisë dhe të pasionit në jetën njerëzore, marrëdhëniet ndërmjet artit dhe dhunës, rensionin midis emigrantëve dhe vendasve, si dhe mënyrën se si themelet ndërtohen shpeshherë mbi rrënojat e paraardhësve. Përgjatë rrjedhës së historisë së Perëndimit, Eneida ka vërtetuar qëllimet tona më të mira e më të këqija dhe na ka detyruar të përballemi me mosmarrëveshjet tona më të thella.

Detajet e librit
9789928354136
9789928354136
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000880

Botuesi: Onufri

Eskili, ky humbës i madh, Ismail Kadare

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Elektra, Euripidi

Ky përkthim u krye falë një rastësie fatlume. Në të vërtetë nuk më pëlqen ta quaj përkthimin tim, por zbulimin e një teksti që ekziston në gjuhë para se të shprehet. Një tekst që qëndron përtej çdo përkthyesi, një provë e transhendencës së kulturave, e konfirmuar me realizimin e një shprehjeje tjetër gjuhësore.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Enciklopedike

Eneida, Virgjili

Enea i ri e lidhi fatin e vet me atë të trojanëve. Pas Hektorit, djalit të Priamit, ishte kryekomandant i ushtrisë trojane, njëri prej mbrojtësve të Trojës, më trimi dhe më i pakursyeri. U martua me Kreuzën, të bijën e Priamit e cila e lindi djalin Askanin dhe babain e vet Ankizin e merr në Trojë në shtëpi të vet. Ushtria trojane e dëgjonte si zëvendës të...
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Medea, Euripidi

Jasoni duhen ta merrte këtë lekure për ta plotësuar kushtin e Peliut, mbretit të Jolkut, i cili erdhi në pushtet në mënyrë ilegale. Kur Jasoni t'i sjelle këtë lekure të artë, Peliu kinëse do t'ia kthejë pushtetin mbi Jolkun, i cili në radhë të parë i ka takuar atij si pasardhës i mbretit Krete.
2,91 GBP 3,24 GBP
More
Ka mbaruar

Prometeu i lidhur, Eskili

Këtu fillon dhe veprimi i tragjedisë që zhvillohet në atë vis të egër e të shkretë, ku nuk ka shkelur këmbë njeriu. Dersa Prometeu është duke u ankuar për këtë ndëshikm të padrejtë, dëgjohet frushullima e flatrave të nimfave oqeanide, që vijnë nga larg për ta ngushëlluar së bashku me babanë e tyre, Oqeanin, i cili i shpreh keqardhjen e heroit dhe orvatet...
2,50 GBP 2,78 GBP
More
Ka mbaruar

Prometeu i lidhur, Eskili

Tragjedia "Promoteu i mbërthyer" është një nga veprat më madhështore të Eskilit. Kjo tragjedi është pjesë përbërëse e një trilogjie, dy pjesët e tjera të së cilës Prometeu zjarrsjellës dhe Prometeu i çliruar nuk janë ruajtur.
2,91 GBP 3,24 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001569

Botuesi: Buzuku

Eneida, Virgjili

Enea, i biri i Ankizit, mbretit dardan dhe hyjneshës së dashurisë Afërditës, heroi i luftës trojane dhe themelues i qytetit prej të cilit është zhvilluar Roma. Për rolin e vet në mitet greke dhe romake i ka pasur të gjitha kushtet përkatëse. Ka pasur me bollëk çdo gjë që e stoliste dhe e krenonte burrin dhe siç është në mite e nevojshme ka pasur edhe...
8,24 GBP 9,16 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Kur bota jonë u bë e krishterë, Paul Veyne

Libri "Kur bota jonë u bë e krishterë" është shkruar nga një prej historianëve kryesorë të Francës, Paul Veyne, i cili merret me një pyetje e madhe: Si ishte e mundur që krishterimi, si "kryevepra e shpikjes fetare", arriti që në mes të viteve 300 dhe 400 pas Krishtit, të vendosë veten mbi gjithë botën perëndimore?
11,66 GBP 12,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000786

Botuesi: Almeira

Edipi Mbret, Sofokliu

Sofokliu, jeta e të cilit mbulon pothuaj të gjithë shekullin e V-të (496 - 406 para Krishtit), ështëkronologjikisht i dyti poet i madh i Greqisë së Vjetër ndërmjet Eskilit dhe Euripidit. Nga vepra e pasur dhe e larmishme e Sofokliut nuk ka shpëtuar veç një pjesë e tij e vogël dhe ajo vetëm nga dramat e tij.
3,33 GBP 3,70 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000227

Botuesi: Te tjere

Sofokliu, Vepra e Plote

Sofokliu mori pjesë në konkurset tradicionale më tepër se njëzet herë, tetëmbëdhjetë herë zuri vendin e parë dhe më të rrallë të dytin, asnjëherë vendin e tretë. Nuk udhëtoi kurrë jashtë atdheut të tij, Atikës, që e donte aq shumë sa që shtyu çdo lloj ftese që i bënin sundimtarët e ndryshëm për ta pasur në oborret e tyre.
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2630

Botuesi: Infbotues

Fjalor shqip - gjermanisht, Olimbi Vito

• Mbi 20 mijë fjalë dhe shprehje që janë më të përdorshme në gjuhën letrare shqipe.• Shumë fjalë që janë të specifikuara në fushat ku përdoren si në shkencë, art etj.• Një gramatikë të shkurtuar për gjuhën shqipe.• Udhëzues për përdorimin e fjalorit.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
In Stock

Botuesi: Argeta LMG

Prometeu i lidhur, Eskili

Lënda e kësaj tragjedie mund të tregohet me dy fjalë: Prometeu një gjysmë-perëndi, pati mëshirë për njerëzit dhe u shpuri zjarrin, të cilin deri atehere e dinin dhe e gëzonin vetëm perënditë; Zeusi, i pari i perëndive, që ta dënonte për vjedhjen e zjarrit, vë ta lidhin Prometeun në një shkëmb të egër e të shkretë të Detit të Zi, ku do të mbetet i munduar...
4,16 GBP 4,63 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000775

Botuesi: Onufri

Odiseja, Homeri

"Poemat homerike "Iliada" dhe "Odiseja" s'janë veçse kronika të dy zhvendosjeve. E para, një lëvizje popujsh, trupore, brutale drejt Lindjes (Iliada); e dyta, një lëvizje vetmitare, fine, për më tepër, shpirtërore, drejt Perëndimit (Odiseja)."
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Redona

Antigona, Sofokliu

Mbas vrasjes së dy vëllezërve Eteoklit dhe Polinikut në dyluftim me njëri-tjetrin, në Tebë bëhet mbret Kreonti. Ky jep urdhër që Poliniku dhe të tjerët që luftuan kundër atdheut, të mos varrosen, këtu zë fill konfliki ndërmjet Antigonës që mbron ligjet e pashkruara të ndërgjegjjes, të lidhjes së gjakut me të vëllanë, dhe Kreontit, që mbron ligjet e...
3,33 GBP 3,70 GBP
More
Në gjendje