"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Sofokliu, jeta e të cilit mbulon pothuaj të gjithë shekullin e V-të (496 - 406 para Krishtit), ështëkronologjikisht i dyti poet i madh i Greqisë së Vjetër ndërmjet Eskilit dhe Euripidit. Nga vepra e pasur dhe e larmishme e Sofokliut nuk ka shpëtuar veç një pjesë e tij e vogël dhe ajo vetëm nga dramat e tij.
Titulli: Edipi mbretGjinia: TragjediAutori: SofokliuShqipëroi: Sotir PapahristoShtëpia botuese: AlmeraViti: 2008Fq. 128Pesha: 0.15 kgISBN: 978-99956-20-59-5
Mbi autorin
Sofokliu, jeta e të cilit mbulon pothuaj të gjithë shekullin e V-të (496 - 406 para Krishtit), ështëkronologjikisht i dyti poet i madh i Greqisë së Vjetër ndërmjet Eskilit dhe Euripidit. Nga vepra e pasur dhe e larmishme e Sofokliut nuk ka shpëtuar veç një pjesë e tij e vogël dhe ajo vetëm nga dramat e tij.
Konkretisht nga njëqind e njëzet e tre tragjedi dhe drama satirike, që ia njeh tradita aleksandrine, në duart tona mezi kanë mbërritur shtatë tragjedi, që i përkasin të gjitha siç duketperiudhës së pjekurisë dhe të pleqërisë së krijimtarisë poetike të Sofokliut (Ajaksi, Elektra, Edipi Mbret, Antigona, Trakinëset, Filokteti, Edipi në Kolon). Në tragjeditë e Sofokliut sikurse edhe të dy tragjedianëve të tjerë të antikitetit bëhet fjalë për personazhe që ishin heronj të Luftës së Trojës apo që kanë lidhje me heronjtë e kësaj Lufte.
Lënda e kësaj tragjedie mund të tregohet me dy fjalë: Prometeu një gjysmë-perëndi, pati mëshirë për njerëzit dhe u shpuri zjarrin, të cilin deri atehere e dinin dhe e gëzonin vetëm perënditë; Zeusi, i pari i perëndive, që ta dënonte për vjedhjen e zjarrit, vë ta lidhin Prometeun në një shkëmb të egër e të shkretë të Detit të Zi, ku do të mbetet i munduar...
• Mbi 20 mijë fjalë dhe shprehje që janë më të përdorshme në gjuhën letrare shqipe.• Shumë fjalë që janë të specifikuara në fushat ku përdoren si në shkencë, art etj.• Një gramatikë të shkurtuar për gjuhën shqipe.• Udhëzues për përdorimin e fjalorit.
Në këtë vëllim janë përmbledhur epigrame nga poetë të botës antike si: Antipatri i Selanikut, Filodemi, Kalimahu, Rufini, Asklepiadi, Meleagri, Honesti, Stratoni, Dioskoridi, Statil Flaku, Parmenioni dhe Glauku.
Pas shumë peripecish e keqkuptimesh komike, Dionisi, zot i argëtimeve dhe i teatrit, mbërrin përfundimisht në mbretërinë e Plutonit, pikërisht në çastin kur atje përgatitet zhvillimi i një konkursi poezie midis Euripidit dhe Eskilit.
Detektivi i Tokios, Kusanagi, i ngarkuar për zbardhjen e këtij rasti, bie menjëherë pre e joshjes së rafinuar të Ajanes dhe refuzon të besojë se ajo mund të jetë e implikuar në krim. Ndërsa asistentja e tij, e cila është e bindur për të kundërtën, kërkon ndihmën e profesorit gjenial Jukaua, i mbiquajtur “Detektivi Galileo”.
Sofokliu mori pjesë në konkurset tradicionale më tepër se njëzet herë, tetëmbëdhjetë herë zuri vendin e parë dhe më të rrallë të dytin, asnjëherë vendin e tretë. Nuk udhëtoi kurrë jashtë atdheut të tij, Atikës, që e donte aq shumë sa që shtyu çdo lloj ftese që i bënin sundimtarët e ndryshëm për ta pasur në oborret e tyre.
Ngjarjet e "Iliadës" janë vendosur në vitin e fundit të Luftës së Trojës. Konflikti legjendar përbën sfondin për subjektin qendror të historisë: mërinë e heroit grek, Akilit.
Ky përkthim u krye falë një rastësie fatlume. Në të vërtetë nuk më pëlqen ta quaj përkthimin tim, por zbulimin e një teksti që ekziston në gjuhë para se të shprehet. Një tekst që qëndron përtej çdo përkthyesi, një provë e transhendencës së kulturave, e konfirmuar me realizimin e një shprehjeje tjetër gjuhësore.
Libri "Kur bota jonë u bë e krishterë" është shkruar nga një prej historianëve kryesorë të Francës, Paul Veyne, i cili merret me një pyetje e madhe: Si ishte e mundur që krishterimi, si "kryevepra e shpikjes fetare", arriti që në mes të viteve 300 dhe 400 pas Krishtit, të vendosë veten mbi gjithë botën perëndimore?
Këtu fillon dhe veprimi i tragjedisë që zhvillohet në atë vis të egër e të shkretë, ku nuk ka shkelur këmbë njeriu. Dersa Prometeu është duke u ankuar për këtë ndëshikm të padrejtë, dëgjohet frushullima e flatrave të nimfave oqeanide, që vijnë nga larg për ta ngushëlluar së bashku me babanë e tyre, Oqeanin, i cili i shpreh keqardhjen e heroit dhe orvatet...
Jasoni duhen ta merrte këtë lekure për ta plotësuar kushtin e Peliut, mbretit të Jolkut, i cili erdhi në pushtet në mënyrë ilegale. Kur Jasoni t'i sjelle këtë lekure të artë, Peliu kinëse do t'ia kthejë pushtetin mbi Jolkun, i cili në radhë të parë i ka takuar atij si pasardhës i mbretit Krete.
Enea, i biri i Ankizit, mbretit dardan dhe hyjneshës së dashurisë Afërditës, heroi i luftës trojane dhe themelues i qytetit prej të cilit është zhvilluar Roma. Për rolin e vet në mitet greke dhe romake i ka pasur të gjitha kushtet përkatëse. Ka pasur me bollëk çdo gjë që e stoliste dhe e krenonte burrin dhe siç është në mite e nevojshme ka pasur edhe...
Fjalia e parë është thelbësore për tematikën e të gjithë fjalimit. Tek Apologjia, Sokrati argumenton se filozofia fillon me një pranim të sinqertë të injorancës; më tej ai e sqaron këtë gjë dhe deklaron se mençuria që ka, vjen prej njohurisë se nuk di asgjë.