- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Më në fund flet edhe protagonisti i të ashtuquajturit "shansi gjerman për Shqipërinë", ish-ministri i Jashtëm gjerman, Hans Dietrich Gensher. Biseda gjendet në librin më të ri të Mimoza Cika-Kelmendit, "Shansi gjerman dhe shqiptarët", botimet "Naimi". Mimoza Cika-Kelmendi prej afro dy dekadash ka bërë gazetaren në një nga mediat më të njohura në shkallë evropiane dhe botërore, Deutsche Welle.
Titulli: Shansi gjerman dhe shqiptarët
Origjinali: Shansi gjerman dhe shqiptarët
Gjinia: Histori
Autori: Mimoza Cika - Kelmendi
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2015
Fq. 286
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-109-56-9
Më në fund flet edhe protagonisti i të ashtuquajturit "shansi gjerman për Shqipërinë", ish-ministri i Jashtëm gjerman, Hans Dietrich Gensher. Biseda gjendet në librin më të ri të Mimoza Cika-Kelmendit, "Shansi gjerman dhe shqiptarët", botimet "Naimi". Mimoza Cika-Kelmendi prej afro dy dekadash ka bërë gazetaren në një nga mediat më të njohura në shkallë evropiane dhe botërore, Deutsche Welle.
Por, e ndërgjegjshme për këtë fat, ajo ka ditur të ngrihet mbi rutinën që shoqëron çdo profesion, duke realizuar ideimin dhe botimin në vitet e fundit të tre librave, njëri prej të cilëve, pikërisht "Shansi gjerman dhe shqiptarët" promovohet sot në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar me praninë e kolegëve, diplomatëve dhe dashamirësve të librit.
Në këtë promovim merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Kolegë të autores si Artur Zheji, Aleksandër Çipa, Ani Ruci, historiani Dorian Koçi prezantuan për të pranishmit vlerat e librit, duke përgëzuar autoren.
I sapopublikuar nga botimet "Naimi", "Shansi gjerman..." i Mimoza Cika-Kelmendit përmbledh mbi 40 intervista me "VIP"-at e politikës, duke iu referuar zhvillimeve politike në trikëndshin Tiranë-Shkup-Prishtinë në raport me Bonin, një nga kryeqendrat e Bashkimit Europian, ku shqiptarët si komb kërkojnë të integrohen.
Në libër gjenden një galeri e tërë politike me opinionet dhe gjykimet e tyre, që nga Rugova, Berisha, Thaçi, Ali Ahmeti, Fatos Nano, Ilir Meta, Edi Rama deri tek ekspertë të diplomacisë botërore për Europën e Ballkanin.
Autore e librit Mimoza Cika-Kelmendi thotë: "Para se të më lindte ideja e librit, kisha formuluar në mendje titullin: "Shansi gjerman dhe shqiptarët". Në fakt, këtë titull, në formën "Shansi i humbur...", e kishim bërë shpesh objekt bisedash në vitet '80 në Tiranë, kur sapo kisha përfunduar studimet për gjuhë-letërsi shqipe.
Pas vizitës së dështuar të Shtrausit në Shqipërinë tonë komuniste, në vitin 1984, në rrethe të ngushta, sa herë që hapnim "biseda me zarar", shpesh përsëritej hipoteza "Eh, sikur të ishim lidhur me Gjermaninë...". Në atë kohë që gjithçka dukej sikur po merrte rrokullimën, sidomos ekonomia, ardhja e një politikani perëndimor në mes të Tiranës, ca më shumë gjerman, na ndezte më kot fantazinë.
Ndërkohë, të isha gazetare e një prej radiostacioneve më të fuqishme të botës as që bëhej fjalë. Se fati im nuk ishte veçse një grimcë e vogël e fatit të vendit tim, Shqipërisë. Për më tej, "shansi gjerman" nuk është veçse një metaforë për shansin evropian, ku Gjermania është një nga shtyllat kryesore.
Ndërsa meditoja rreth fatit tim dhe librit njëkohësisht, konstatova se këtij libri nuk duhet t'i mungonin intervistat me dy personazhe të "shansit të humbur" dhe "shansit të realizuar", përkatësisht ish-udhëheqësit të fundit komunist shqiptar, Ramiz Alia, dhe ish-ministrit të Jashtëm gjerman, Hans Dietrich Genscher.
Kështu mori formë dhe emër libri im më i ri: "Shansi gjerman dhe shqiptarët", ku përshihen mbi 40 intervista me personalitetet më të larta të politikës e kulturës shqiptare, apo diplomatë e ekspertë të Ballkanit në dekadën e fundit".
Krahas librit të ri, u prezantua edhe botimi i plotësuar i librit "Kadare ndryshe" të Mimoza Cika-Kelmendit. Sipas studiuesit Shaban Sinani, "Mimoza Cika-Kelmendi e ka ruajtur fjalën e I. Kadaresë bisedë pas bisede dhe tani na ofron një libër që mund të quhej "Shqipëria në 20 vjet në vështrimin e I. Kadaresë".
Mendimi i I. Kadaresë për çështjet më të rëndësishme të jetës së shqiptarëve në kapërcyell të shekullit të 20-të drejt shekullit të 21-të ka një kushtëzim gjenetik, etnogjenetik, që i bën nder atij që e shpreh dhe atij që e bën publik.
Ky është një libër që u jep një ndihmë të vlefshme studiuesve të letërsisë, të historishkrimit letrar në veçanti, të historisë së shkrimeve, të historisë së kulturës dhe qytetërimeve, të historisë së feve dhe të identitetit kombëtar, por po aq edhe atyre që janë të interesuar për studion e shkrimtarit, ku është privilegj të hysh, dhe Mimoza Cika-Kelmendi është një prej atyre që e ka përjetuar këtë privilegj".
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: UET Press
Botuesi: Akademia e Shkencave
Botuesi: Pakti
Botuesi: Papirus
Botuesi: Artini
Botuesi: Te tjere
Botuesi: AIIS - Tirana Times
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Më në fund flet edhe protagonisti i të ashtuquajturit "shansi gjerman për Shqipërinë", ish-ministri i Jashtëm gjerman, Hans Dietrich Gensher. Biseda gjendet në librin më të ri të Mimoza Cika-Kelmendit, "Shansi gjerman dhe shqiptarët", botimet "Naimi". Mimoza Cika-Kelmendi prej afro dy dekadash ka bërë gazetaren në një nga mediat më të njohura në shkallë evropiane dhe botërore, Deutsche Welle.
check_circle
check_circle