orestia, eskili, perkthyer nga kadare
  • orestia, eskili, perkthyer nga kadare

Orestia, Eskili

SKU000869
Onufri

Nëpër njërën portë do të hyjë duke shkelur mbi qilimin e purpurt mbreti Agamemnon për të mos dalë më kurrë prej andej. Në të njëjtën portë ose në tjetrën do të dalë mbretëresha Klitemnestra me sëpatën e përgjakur, duke u përpjekur të përligjë krimin që sapo ka kryer.

5,95 GBP
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Orestia
Origjinali: Orestèia
Gjinia: Tragjedi
Autori: Eskili
Shqipëroi: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2006
Fq. 216
Pesha: 0.372 kg
ISBN: 978-99943-32-88-0

Mbi librin

Në fund të skenës, pallati i Atridëve. Ky është shënimi që duhej të hapte Orestian, veprën monumentale, të vetmen që ka mbërritur e plotë gjer tek ne nga rroposja eskiliane. Shënimi mund të ketë qenë i autorit apo i ndonjë vënësi në skenë të mëvonshëm, kjo s'ka rëndësi. Përpara nesh është pallati me tri porta, në çdonjërën prej të cilave do të zhvillohen ngjarje nga më tragjiket që mund të përfytyrojë mendja njerëzore.

Nëpër njërën portë do të hyjë duke shkelur mbi qilimin e purpurt mbreti Agamemnon për të mos dalë më kurrë prej andej. Në të njëjtën portë ose në tjetrën do të dalë mbretëresha Klitemnestra me sëpatën e përgjakur, duke u përpjekur të përligjë krimin që sapo ka kryer. Nëpër njërën nga ato porta do të hyjë më pas i biri, Oresti, për të dalë edhe ai, këtë herë me shpatën mëmëvrasëse në njërën dorë dhe në tjetrën me pëlhurën – rrjetë me njolla gjaku të thara, me ndihmën e së cilës nëna e tij ka prerë të atin.

Dhe, ashtu si edhe të tjerët, edhe ai do të përligjë përpara botës vrasjen e tij, por ndërkaq do të mbërrijnë erinitë për t'ia errrësuar gjykimin e për ta kthyer të folurën e tij në një përçartje. Por të gjithë këta s'janë veçse "bij e nipër krimesh të vjetra", që prej vitesh kanë gëluar brenda këtij pallati. Muret e tij kanë parë e dëgjuar gjëra të llahtarshme, prej të cilave ne shikojmë vetëm aktet e fundit.

Vrasje midis vëllezërish për pushtet, gosti makabre, ku të ftuarit i shërbehen si gjellë gjymtyrët e fëmijëve të vet, net makthi të ndërgjegjeve të vrara, mallkime, ankthe dhe parandjenja krimesh të ardhshme. Të gjitha këto i mësojmë dalëngadalë nga kori, përpara të cilit shpalosen unazat e fundit të këtij vargori të rëndë.

Siç dihet, motivin e kësaj gjëme Eskili e ka nxjerrë nga epet e vjetra gojore, ku flitet për mallkimin që rëndonte mbi pallatin e Pelopidëve (ose Atridëve), ku gjakmarrja fisnore, e gërshetuar me luftën për pushtet, vazhdonte të pillte vrasje pas vrasjesh. Ideja e Eskilit se krimi lind krimin është e nënvizuar në këtë vepër më qartë se kudo. Por trilogjia është e mbushur me motive të tjera të mëdha për luftën dhe për paqen, për fatkeqësinë që pëson jo vetëm viktima e mundur, por edhe dhunuesi fitimtar, për shpagimin e çdo teprimi, për flijimin në emër të ambicies, për marrëdhëniet njeri – shtet, ndërgjegjie – nënndërgjegjie, detyrë – pasion etj. Ide anti – tiranike e përshkojnë trilogjinë nga kreu në fund.

Herë – herë, lajmi i një vrasjeje në pallat lidhet me shqetësimin se mos po shpallet një tirani e re. Kështu, për shembull, në çastin kur merret vesh mbytja e Agamemnonit, për nga shpeshtia e të folurit dhe e trazimit të brendshëm, kori antik i ngjet një grumbulli gazetarësh të sotëm në portat e një ndërtese presidenciale, ku porsa ka ndodhur një grusht shteti. Një nga motivet kryesore të veprës është problemi i parësisë së gjakut atëror ose mëmësor. E thjeshtë, në pamje të parë, kjo ka qenë një nga çështjet themelore mbi të cilat janë ngritur të gjitha kodet juridike të vjetra e të reja, çështje që ka shkaktuar drama të panumërta mbi rruzullin tokësor.

Në trilogjinë "Orestia", pyetja shtrohet saktë dhe prerë: nga rrjedh fisi, nga nëna apo nga babai? Hyjnitë e vjetra, erinitë, janë për nënën; të rinjtë, Apoloni e Atena, për atin. Engelsi thotë se kjo është një jehonë e largët e luftës mijëvjeçare midis matriarkatit që po humbte dhe patriarkatit që po fitonte.

Mbi autorin

Eskili jetoi midis viteve 525 dhe 456 para erës sonë. Ai nuk qe vetëm dëshmitar dhe kronist i kohës së vet, por edhe pjesëtar i dramës që po luhej. Megjithëse nga origjina i përkiste aristokracisë, gjithë simpatitë, synimet dhe idetë e tij prireshin nga forcat më përparimtare dhe demokratike. Ai mori pjesë në dy betejat e mëdha kundër persëve: në Maratonë dhe në Salaminë. Kjo pikë e biografisë së tij është jo vetëm më e sigurta (në epitafin e varrit të tij nuk kujtohet vepra letrare, por ky fakt), por që përbën edhe një faktor vendimtar për kuptimin dhe zbërthimin e veprës së tij.

Hollësitë e tjera të biografisë së tij janë ose legjenda ose pak të sakta. Ekziston një "Jetë" e tij e shkruar nga një autor anonim, por që s'është as tepër serioze, as tepër e besueshme. Një grusht hollësish te tjera, tepër të kursyera thuhen për të: është akuzuar se në një nga tragjeditë e tij ka nxjerrë sekretet e mistereve (s'duhet harruar se fjala mistere ka lidhje me teatrin). Thuhet se ka marrë pjesë edhe në fushatën e Trakës kur ishte pesëdhjetë vjeç. Suksesi i tij i parë ka qenë "Persët", tragjedia e vetme me temë bashkëkohore që ka mbetur prej tij.

Në konkurset e mëvonshme ka pasur për rival Sofokliun e ndoshta Euripidin. Fitorja e tij e dytë qe "Të shtatë kundër Tebës". Më 458, në moshën 67 vjeç fitoi me trilogjinë "Orestia" dhe fill pas kësaj u largua nga Athina në Siçili. Motivi i këtij largimi ka mbetur i paqartë. Është folur për fyerje prej publikut, prej jurive, por këto janë pak të besueshme. Mund të ketë pasur arsye të thella politike.

Eskili vdiq larg Athinës më 456. Gojëdhëna e vrasjes së tij prej një shqiponje, e cila duke e pandehur kokën e tij për një shkëmb, lëshoi sipër saj breshkën e kapur, hyn ndër legjendat, disa herë të pakuptimta, që qarkulluan gjatë mijëvjeçarëve për të. Gjysmë shekulli pas vdekjes, Aristofani e portretizoi si njeri krenar dhe pasionant.

 

Detajet e librit
SKU000869
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dukagjini

Mjegull, Miguel de Unamuno

"Mjegull” nga Miguel de Unamuno, është një ndër librat më të mirë të këtij autori që solli ndryshime të mëdha në letërsinë botërore, qoftë për nga trajtimi tematik, qoftë për nga risitë narratologjike.
8,16 GBP
More

Referenca: SKU000571

Botuesi: OMSCA-1

Robinson Kruzo, Daniel Defoe

Ky roman tregon një ngjarje tejet interesante. Ai përshkruan jetën e heroit të tij, Robinson Kruzosë. Robinson Kruzo lindi në vitin 1632 në Jork nga një familje e mirë, por nuk ishte vendas, por babain e kishte nga Bremeni që u vendos në Hull dhe fitoi një pasuri të madhe.
5,10 GBP
More

Botuesi: Pegi

Ferma e kafshëve, George Orwell

Thellësisht aktual dhe po aq i freskët sa ç’ka qenë më shumë se gjysmë shekulli  më parë, “Ferma e kafshëve” është një përrallë për ata që mëtojnë të jenë  çlirimtarë kudo në botë. Teksa dëshmohet, përmes thjerrës së historisë, ngritja dhe rënia e përgjakshme e kafshëve revolucionare, dallohen farat e  totalitarizmit në sistemet më ideale, si dhe...
6,80 GBP
More

Botuesi: Fan Noli

I huaji, Albert Camus

Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurde që kisha bërë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja.
6,80 GBP
More

Referenca: SKU000722

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mances I, Miguel de Cervantes Saavedra

Servantesi e shkroi "Don Kishotin", sikundër na thotë ai vetë, me qëllimin që të diskreditonte librat e kalorësisë. Vepra e tij, pra, ishte doemos revolucionare, se për të diskredituar librat e kalorësisë duhej të diskreditonte tërë Kohën e Mesme me të gjitha përrallat e saj. 
6,80 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Portreti i artistit në rini, Xhejms Xhois

Tani si kurrë më parë, emri i tij i çuditshëm po i dukej si një profeci... nën emrin e mjeshtrit mitik, i dukej se dëgjonte zhurmën e dallgëve të turbullta dhe shihte një formë me krahë që fluturonte sipër dallgëve, duke u ngjitur ngadalë në ajër.
6,80 GBP
More

Botuesi: Zenit Editions

Dublinasit, James Joyce

Kjo vepër reflekton jetën në Irlandë në nisje të shekullit të kaluar, dhe duke hedhur poshtë eufemizmat, zbulon realitetin aspak romantik të Irlandezëve. Secila nga të 15 historitë ofron grimca nga jetët e dublinasve të zakonshëm dhe bashkërisht këto histori përbëjnë portretin e një kombi.
6,80 GBP
More

Botuesi: Argeta LMG

Novela, vol. 1, Stefan Cvajg

Në këtë vëllim përfshihen novelat: "Rrugica në dritën e hënës", "Koleksioni i padukshëm", "Bukinisti Mendel", "Leporela", "Novela e shahut", "24 orë nga jeta e një gruaje" etj.
10,20 GBP
More

Botuesi: Argeta LMG

Vilhelm Teli, Fridrih Shiler

''Atdheut besnik shiko t'i rrish më pranë E ta pushtosh me gjithë zemrën tënde; Këtu ësht' e forta rrënjë e forcës sate; Atje, në vend të huaj, qëndron vetëm, Si i dobëti kallam q'e thyen shqota''
6,80 GBP
More

Referenca: SKU000497

Botuesi: OMSCA-1

Lufta dhe paqja, L. N. Tolstoj, vol. 3

Kryevepra epike e Tolstoit ndërthurr jetët private dhe publike të individëve gjatë kohës së luftërave Napoleonike dhe sulmit francez kundër Rusisë.
10,20 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000227

Botuesi: Te tjere

Sofokliu, Vepra e Plote

Sofokliu mori pjesë në konkurset tradicionale më tepër se njëzet herë, tetëmbëdhjetë herë zuri vendin e parë dhe më të rrallë të dytin, asnjëherë vendin e tretë. Nuk udhëtoi kurrë jashtë atdheut të tij, Atikës, që e donte aq shumë sa që shtyu çdo lloj ftese që i bënin sundimtarët e ndryshëm për ta pasur në oborret e tyre.
10,20 GBP
More

Referenca: SKU000785

Botuesi: Almeira

Antigona, Sofokliu

Titulli. AntigonaDramëAutori: SofokliuShqipëroi nga greqishtja e vjetër: Prof. Sotir PapahristoShtëpia botuese: AlmeiraViti: 2008f. 104Pesha: 0.13 kg.
2,55 GBP
More

Referenca: SKU000786

Botuesi: Almeira

Edipi Mbret, Sofokliu

Sofokliu, jeta e të cilit mbulon pothuaj të gjithë shekullin e V-të (496 - 406 para Krishtit), ështëkronologjikisht i dyti poet i madh i Greqisë së Vjetër ndërmjet Eskilit dhe Euripidit. Nga vepra e pasur dhe e larmishme e Sofokliut nuk ka shpëtuar veç një pjesë e tij e vogël dhe ajo vetëm nga dramat e tij.
3,40 GBP
More

Referenca: 2250

Botuesi: Te tjere

Prometeu i lidhur, Eskili

Eskili lindi në një fshat afër Athinës në Eleuzinë rreth vitit 525 para Krishtit. Ai i takonte një familjeje aristokrate. Eskili ka pasur një veprimtari shumë të gjerë letrare. Kohë kur jetoi ai u përcoll me zhvillime dramatike, qoftë në trajtën e luftës politike ndërmjet vetë grekëve, qoftë në përballje me persët.
2,55 GBP
More