- I ri

Banner
I penduar tregon peripecitë e Jozef Shapiros në kërkim të shpëtimit shpirtëror.
Titulli: I penduari
Origjinali: Der Bal-tshuve
Gjinia: Roman
Autori: Isak Bashevis Singer
Shqipëroi: Edvin Shvarc
Shtëpia botuese: Bargjini
Viti: 2005
Fq. 176
Pesha: 0.192 kg
ISBN: 99927-969-8-7
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
I penduar tregon peripecitë e Jozef Shapiros në kërkim të shpëtimit shpirtëror. Pasi u shpëtoj tmerreve naziste, Shapiro emigroi në Amerikë ku u bë një biznesmen i pasur dhe një bashkëshort qefli që bridhte pas fustaneve të grave. Orvatja për të shpëtuar shpirtin dhe rikthimin e tij në fenë hebraike është një akuzë kundër kohrave të shthurura që po jetojmë dhe një himnizim i fuqisë së besimit fetar.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Fan Noli
Por çdo çast e kishte degdisur drejt çastesh të tjera, çdo qenie drejt qenieve të tjera, dhe për ta mbyllur nuk kishte dashur asgjë nga ajo çka kishte zgjedhur, në mos po atë që pak nga pak i ishte imponuar përmes rrethanave, kishte zgjatur nga rastësia po aq sa nga vullneti, dhe më në fund ishte kthyer në domosdoshmëri: Xhesika.
Botuesi: Arka e Noes
E vlerësuar si një prej kryeveprave të Hoffmann-it, "Vazoja e artë" u shkrua më 1814-n dhe u ripunua më 1819-n. Anselmi, një student i ri, befas ndeshet një ditë me një shtrigë së cilës i rrëzon shportën me mollë. Ajo e mallkon dhe që prej këtij çasti e ndjek ky mallkim që fillon t'i krijojë shajni dhe së cilit nuk i shpëton dot, veçse duke u përballur me...
Referenca: 2487
Botuesi: Onufri
Jul Cezari është tragjedia e parë e Shekspirit nga tri tragjeditë me temë nga historia romake. Ashtu si "Antoni dhe Kleopatra" dhe "Karioliani", "Jul Cezari" është një dramatizimi i ngjarjeve të vërteta. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur mbi Lives të historianit të lashtë, Plutarkut.
Botuesi: UEGEN
Dy romane të shkurtër, në dukje të kundërt me njëri-tjetrin, por ka një fill që i bashkon të dy; i pari me një romantizëm shpërthyes e pasionant, të deklaruar dhe të dëshiruar; i dyti me një romantizëm të brendshëm epik, tronditës...
Botuesi: Fan Noli
Nëse do të mëkatosh vetë dhe do të pikëllohesh deri në vdekje për mëkatet e tua apo për ndonjë mëkat të rastësishëm, atëherë gëzohu për tjetrin, gëzohu për të drejtin, për atë që s’ka bërë mëkate.
Botuesi: OMBRA GVG
Romani "Garda e Bardhë", i cili në pjesën më të madhe u shkruajt gjatë vitit 1920 dhe mbeti i pabotuar plotësisht në Bashkimin Sovjetik, deri në vitin 1966. Ngjarjet zhvillohen në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, ku lindi Bulgakovi dhe shtrihen në një periudhë prej më pak se dy muajsh, gjatë dimrit të ashpër të viteve 1918-1919.
Referenca: SKU002004
Botuesi: Pegi
"Ky roman, përveç bukurisë artistike, është i përsosur edhe sepse zgjon mendimin, të shtyn drejt arsyetimit... Kjo ndodh edhe sepse romani është i tëri i sinqertë dhe të prek në thellësi. Vepra, nga kreu deri në rreshtin e fundit, është shkruar me shumë ndjenjë..."
Botuesi: Dituria
Një tren shumë i bukur përshkon hekurudhën që lidh Londrën gri me plazhet e ngrohta të rivierës franceze; është Treni Blu, treni i multimiliarderëve, në të cilin nuk mungojnë skandalet dhe pasuria, por edhe ku krimi mund të nxjerrë kokën pas çdo dere.
Botuesi: Onufri
Këta të dy marrin përsipër barrën të ringjallin periudhën e kalorësve të arratisur, domethënë ta kthejnë Spanjën edhe tërë botën nja 300 vjet prapa e të hidhen: nga Spanja e madhe e centralizuar, që ka zaptuar gjysmën e Amerikës, në Spanjën e vogël e të përçarë dhe të shtypur prej arabëve; nga Koha Moderne në Kohën e Mesme; nga kapitalizmi në feudalizëm;...
Botuesi: Pegi
Ema Udhaus është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk ndien nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq më shumë sesa ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ajo pleks disa intriga dashurore dhe në fund gjendet e kapur në rrjetën e tyre.
Botuesi: Fan Noli
Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurde që kisha bërë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja.
Botuesi: IDK
I konsideruar prej shumëkujt romani më i rëndësishëm i D. H. Lawrence dhe një nga romanet më me rëndësi të letërsisë moderne angleze, "Gra të dashuruara", si mjaft prej veprave të autorit, ngjalli shumë diskutime kur u botua, duke u bërë objekt i censurës, para së gjithash për trajtimin me çiltërsi të temës së seksualitetit femëror.
Referenca: SKU000185
Botuesi: Ideart
Këto tregime që botohen sot për herë të parë, i përkasin periudhës së hershme të krijimtarisë së Çehovit, kohë kur ai shkroi mjaft "fiction"-s, skica dhe pjesë teatrale. Në këto 24 tregime të shkurtra janë të gjitha farëzat e egra dhe të kultivuara të asaj krijimtarie që më pas do të çmohej si nga më tronditëset dhe më virtuozet në prozën e shkurtër...
Botuesi: Helga's Secrets
Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare.
I penduar tregon peripecitë e Jozef Shapiros në kërkim të shpëtimit shpirtëror.