Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Don Kishoti i Mançës, Migel De Servantes Saavedra
  • Don Kishoti i Mançës, Migel De Servantes Saavedra

Don Kishoti i Mançës, Migel De Servantes Saavedra

Argeta LMG

Me pikëllim të madh u flet të afërmeve për gabimet e veta, dhe në atë gjendje pafuqie urdhëron që i lë trashëgiminë mbesës vetëm nëqoftëse ajo nuk martohet me një që ishte i dhënë pas leximit të librave kalorësiakë. Kjo kryevepër mbyllet kështu me vdekjen e heroit tonë, kalorësit Don Kishoti.

94,76 SEK
85,28 SEK Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Don Kishoti i Mançës

Origjinali: El ingenioso hidalgo Don Quijote de la Mancha

Gjinia: Roman

Autori: Migel De Servantes Saavedra

Shqipëroi: Fan S. Noli

Shtëpia botuese: Argeta Lmg

Viti: 2009

Fq. 442

Pesha: 0.498 kg 

ISBN: 978-99943-30-22-5

Mbi librin

Pasi ka lexuar një sere librash kalorsiake Alonso Quixan arrin te bindi veten dhe te tjerët që është, një Don (titull nderi). Kështu ai shkon te marre armaturën e tij që është e gjitha e ndryshkur, si dhe merr për kalë një gërdalle. Optika e personazhit është krejt e ndryshme nga e te gjithë lexuesve pasi duket qarte që ai i sheh ne çdo ndodhi te jetës se tij mundësinë për tu bere personazh kalorësiak. Kudo që ai sheh, ka sfida dhe beteja.

Ngjarjet zhvillohen ne një fshatë te Mances (një territor ne qendër te Spanjës). Don Kishoti sapo del nga një botë imagjinare librash vendos që ta ktheje në realitet, sajon armaturat gjen një kalë dhe i vë një emër te kumbueshëm si Rosinant dhe e detyron hanxhiun që ta pagëzojë me emrin e nderuar të kalorësit të arratisur. Për të dashurën e zemrës si që donte zakoni zgjedh një fshatare të kolme dhe i ve emrin ”Dylqina e Tobozës” ndërsa për shqytar merr Sanco Pancon e si shpërblim do ta bënte guvernator në një ishull. Rrugës ai ndeshet me mullinjtë e erës të cilët i pandeh për gjigante keqbërës por gjendet i përplasur në toke nga goditja e krahëve të mullirit. Bemat vazhdojnë kur ai u del para një turme te burgosurish dhe nis te sulmoje rojet.

Bamirësia kthehet ne çast kundër tij sepse u gabua ne atë që pandehu. Sikur këto te mos mjaftonin, ai sulmon edhe butet me vere duke pandehur se po përleshet me përbindësha. Derdhja e verës e bën atë te mendoj se është gjak. Demi që shkakton është i madh gjë që bën që pronari ta ndeshkoje paq. Ai ndeshet me bariun i cili e sakaton dhe e dhe e katandis si mos më keq. Pas kësaj përleshjeje kalorësi mendjeshkulur nuk e mori veten por zuri shtratin.

Don Kishoti sërisht nuk zë mend dhe vendos që duhet të vejë drejtësinë. Ai pranon sfidën e Kalorësit të Henës së Bardhë që nuk ishte gjë tjetër veçse një bashkëfshatar. Djaloshi e mund pa shume vështirësi dhe i premton që do ja fale jetën me kusht që do të kthehej në shtëpi e do të hiqte dorë nga marrëzitë. I dërrmuar shpirtërisht, moralisht dhe fizikisht Don Kishoti bën për të parën herë ashtu si i thonë dhe kthehet në shtëpi dhe zë shtratin për të mos u ngritur më.

Me pikëllim të madh u flet të afërmeve për gabimet e veta, dhe në atë gjendje pafuqie urdhëron që i lë trashëgiminë mbesës vetëm nëqoftëse ajo nuk martohet me një që ishte i dhënë pas leximit të librave kalorësiakë. Kjo kryevepër mbyllet kështu me vdekjen e heroit tonë, kalorësit Don Kishoti.

Detajet e librit
Argeta LMG
9789994330225
9789994330225
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2938

Botuesi: Botimet Dudaj

Lartësitë e stuhishme, Emily Bronte

Duket sikur ajo i resit të gjitha ato që dimë për qeniet njerëzore dhe i mbush pamjet delikate e të tejdukshme me një fllad të atillë jete sa ato e kapërcejnë realitetin. Pra ajo zotëron më të rrallin e të gjitha pushteteve. Ajo e çliron jetën nga vartësia prej fakteve, me prekje të lehta ajo na tregon shpirtin e një fytyre.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2498

Botuesi: Te tjere

Tregime te zgjedhura, Franc Kafka

Shumica e shkrimeve të tij mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij. Megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin, janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit. Pjesa e tij më e njohur përfshin një tregim të shkurtër "Metamorfoza" dhe romani i tij i pambaruar "Procesi" dhe "Kështjella".
47,97 SEK 53,30 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Loja e rruazave prej qelqi, Hermann Hesse, vol. 2

Secili prej nesh s'është gjë tjetër veçse një qenie njerëzore, s'është gjë tjetër veçse një përpjekje, një diçka që ecën për të arritur diku. Por kjo qenie njerëzore duhet të ecë drejt vendit ku ndodhet përsosuria, duhet të synojë drejt qendrës dhe jo drejt periferisë.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Jul Cezari, William Shakespeare

Mark Antoni me Oktavin, të nipin e Jul Cezarit, i shtrëngojnë republikanët të ikin prej Rome dhe e dërrmojnë ushtrinë e tyre në betejën e Filipit; Kasi dhe Bruti, që të mos bien në duar të kundërshtarëve, vrasin veten njëri pas tjetrit; Republika Romane kthehet përfundimisht në diktaturë autokratike.
62,90 SEK 69,89 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ema, Jane Austen

Ema Udhaus është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk ndien nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq më shumë sesa ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ajo pleks disa intriga dashurore dhe në fund gjendet e kapur në rrjetën e tyre.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001337

Botuesi: Dituria

Konti i Monte-Kristos, Vëllimi 1, Aleksandër Duma

1815. Luigji XVIII ka hipur përsëri në fron,por ai përplaset me opozitën,në të cilën Perandori Napoleon,I internuar në ishullin e Elbës, mendon të shfrytëzojë. Në Marsejë, ku mbretëron përçarja civile, është çasti më i volitshëm për larje llogarish politike dhe të burgosur në kështjellën e Ifit, pa e ditur arsyen...
133,26 SEK 148,06 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Zonja Bovari, Gustav Floberi në gjyq, Gustav Flober

Ema Bovari ëndërronte një dashuri të zjarrtë që do ta largonte nga monotonia e pajetë e mjedisit provincial dhe të përjetonte emocionet e një jete të vrullshme bashkëshortore. Por kur përballet me një bashkëshort flegmatik dhe aspak emocional ajo hidhet në krahët e dy dashurive të tjera, duke shkelur kështu pabesisht kurorën bashkëshortore. 
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000571

Botuesi: OMSCA-1

Robinson Kruzo, Daniel Defoe

Ky roman tregon një ngjarje tejet interesante. Ai përshkruan jetën e heroit të tij, Robinson Kruzosë. Robinson Kruzo lindi në vitin 1632 në Jork nga një familje e mirë, por nuk ishte vendas, por babain e kishte nga Bremeni që u vendos në Hull dhe fitoi një pasuri të madhe.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Pjereta, Honore de Balzak

Romani "Pjereta" është një poemë vuajtjeje që e bën lexuesin të mallëngjehet me historinë e vuajtshme të Pjeretës së vogël. Këtë heroinë, autori na e paraqet si një viktimë të njerëzve shpirtligj të shoqërisë borgjeze, të cilët, për të kënaqur ambicien dhe interesin vetjak shfrytëzojnë të gjitha mjetet.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Shko, vër një rojë, Harper Lee

Doli në qarkullim nëpër libraritë e vendit romani "Shko, vër një rojë" (Go Set a Watchman), i autores së njohur amerkane Harper Lee, botim që njohu një sukses të jashtëzakonshëm si edhe romani i saj i parë, i cili kishte mbetur i pabotuar deri më sot.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000722

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mances I, Miguel de Cervantes Saavedra

Servantesi e shkroi "Don Kishotin", sikundër na thotë ai vetë, me qëllimin që të diskreditonte librat e kalorësisë. Vepra e tij, pra, ishte doemos revolucionare, se për të diskredituar librat e kalorësisë duhej të diskreditonte tërë Kohën e Mesme me të gjitha përrallat e saj. 
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje