Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • I ri
Krenari dhe paragjykim, Jane Austen
  • Krenari dhe paragjykim, Jane Austen

Krenari dhe paragjykim, Jane Austen

Përplasja romantike ndërmjet mendimtares Elizabet dhe të dashurit të saj krenar, zotit Darsi, është një shfaqje plot finesë e një debati të qytetëruar.

13,87 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Krenari dhe paragjykim
Original:Pride and prejudice
Kategoria:Roman
Autori:Jane Austen
Përktheu:Gjergj Kaftani
Botues: Pegi
Viti: 2023
Fq. 536
Pesha: 0.590 kg
ISBN:978-9928-371-66-9
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze. Vetë Jane Austen e quante këtë vepër të shkëlqyer “fëmijën e vet të dashur” dhe heroinën e saj plot gjallëri, Elizabet Benet, “si krijesën më të mrekullueshme të shfaqur ndonjëherë në libra”.

Pesë bijat e paharrueshme të zonjës Benet, të gjitha në kërkim të një martese të lakmueshme përvijojnë një tablo të gëzueshme e të thellë të jetës në fshatin anglez në fund të shekullit 18-të. Fatet e Elizabetit, Xhejnit, z. Bingli dhe të hijerëndit z. Darsi ngërthehen në një vallëzim të parezistueshëm e psikologjik, që hedh dritë mbi shpirtin njerëzor të paparashikueshëm dhe shumëtrajtësh, sidomos kur gjendet përballë dashurisë apo diçka që i ngjan asaj. Përplasja romantike ndërmjet mendimtares Elizabet dhe të dashurit të saj krenar, zotit Darsi, është një shfaqje plot finesë e një debati të qytetëruar.

Kjo është një histori e paharrueshme mbi pakujdesinë e përshtypjeve të para, fuqinë e arsyes, e mbi të gjitha për dinamikat e çuditshme të marrëdhënieve dhe emocioneve njerëzore.


Komente mbi librin

"Gjenia e Jane Austen-it ka si bashkëpunëtor vetëm përsosmërinë e shijes së saj."

                                                                                                  Virginia  Woolf

"Subjekti është tepër inteligjent dhe zbavitës, gjithashtu paraqet një vështrim interesant mbi jetën e gruas në atë epokë."

                                                                                                  The Guardian

"Askush nuk është treguar më dinak sesa Jane Austen me personazhet."

                                                                                                   The New York Times Style Magazine

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928371669
ean13
9789928371669
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2337

Botuesi: Te tjere

Tropiku i Kancerit, Henri Miller

Kur u shfaq romani i Henri Millerit "Tropiku i Kancerit", pati vetëm pritje përgëzuese të përkora, pa mëdyshje të kushtëzuara nga frika e dukjes së tyre si dashurues të pornografisë.
7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2972

Botuesi: Te tjere

Asgje e re nga Fronti i Perendimit, Erih Maria Remark

"Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit" ishte një paralajmërim në kohën e duhur. Në qoftë se nuk hyri sa duhej në punë në kohën e vet, ai e ruan vlerën e tij për aq kohë sa në botë do të ketë kërcënim, agresorë, ethe dhune dhe barbari. Një letërsi e tërë, një opinion i tërë botëror përparimtar u kundërvihet gjithmonë forcave agresive kudo në botë.
6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000312

Botuesi: Botimet Dudaj

Shkelqesia e tij, Emil Zola

Heroi kryesor i romanit është Eugjen Rugoni, Ministër i Punëve të Brendshme i Napoleonit lll, një nga njerëzit më aktivë të epokës, të cilën Zolai e ka quajtur me të drejtë: "epokë absurde e marrëzisë dhe e turpit". Romani zbulon makineritë e fshehta politike të së ashtuquajturës "Perandori autoritare".
5,55 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Ngjarje të jetuara, Viktor Hygo

Më 15 dhjetor 1840, gjatë transferimit të hirit të Napoleonit tek Invalidët, Hygoi gjendet mes turmës; më 22 shkurt 1848, kur nis revolucioni, largohet nga Dhoma e Parëve për të marrë pjesë në përleshjet në Sheshin Konkord.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Këngë Krishtlindjeje, Charles Dickens

Është një dimër i acartë ai kur fillon historia, tamam vigjilja e Krishtlindjes: për disa - periudha më e bukur e vitit, ndërsa për plakun Skruxh, i vetmuar dhe i mbyllur në guaskën e vet si midhje, është thjesht “koha kur shihesh në pasqyrë dhe i bie në të se je një vit më i plakur, por as edhe një orë më i pasur”.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000845

Botuesi: Onufri

Vilhelm Teli, Fridrih Shiler

Drama "Vilhelm Teli" është klasike nga uniteti i veprimit, që e përshkon tejpërtej. Zviceranët, në luftë kundër Austrisë, përbetimi i famshëm në Rytli, nishani i Telit dhe fitorja e Morgatës, përfundimtarja, këto janë pikat kryesore. Klasike, përveç gjuhës, e bën edhe imitimi i amfiteatrit grek, në të cilin kori zëvendësohet këtu me popullin përjashta, në...
3,96 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Teze Mikelina, Luigi Pirandello

Përmbledhja me tregime, që i ofrohet lexuesit shqiptar nga autori i mirënjohur Pirandelo, përfshin pesëmbëdhjetë tregime, që përshkruajnë copëza të jetës italiane, botën e vogël të familjeve provinciale. Ai mjedis i diktuar nga thashethemnajat e kohës, përcakton dhe jetën e karakteret e personazheve.
5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2338

Botuesi: Zenit Editions

Uliksi, James Joyce

Megjithë përthyerjet që pëson gjatë përkthimeve ( dhe natyrisht çdo përpjekje për t'i konvertuar dredhitë idiosinkratike të Joyce – it nuk shkojnë larg) Uliksi ka patur në letërsi një efekt që s'mund të krahasohet.
14,86 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Poeteka & Ideart

Novela botërore, vol. 1

Novela botërore 1 sjell për lexuesin e ri disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm botërorë, përmes një përzgjedhjeje të shkëlqyer të krijimtarisë së tyre në prozën e shkurtër.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001895

Botuesi: UEGEN

Djajtë, Fjodor Mihajllovic Dostojevski

“Unë jam zënë në kurthin e të dhënave të mija dhe konkluzioni im është kontradiktor pikërisht me idenë fillestare nga u nisa. Nga liria e pakufi, unë përfundoj te despotizmi pa kufi.”
13,87 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Tri monedhat e arit, Virginia Woolf

Ndërsa Evropa po rrëshqiste drejt luftës me ngritjen e fashizmit dhe Spanja gjendej sakaq në mes të një lufte civile të përgjakshme, Virginia Woolf botoi esenë Tri monedhat e arit, në të cilën vë në dukje lidhjen e pandashme mes patriarkatit dhe diktaturës, patriarkatit dhe luftës, patriarkatit dhe dhunimit të të drejtave të njeriut. 
8,92 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Ema, Jane Austen

Ema Udhaus është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk ndien nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq më shumë sesa ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ajo pleks disa intriga dashurore dhe në fund gjendet e kapur në rrjetën e tyre.
9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Ana Eliot, Jane Austen

Vite me pas kapiten Uentuorthi rikthehet dhe ajo nis të besojë në një mundësi të dytë.
13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bindja, Jane Austen

Ai rrëfen historinë e dashurisë mes kapitenit Uentuorth dhe Ana Eliotit: një dashuri e përvuajtur dhe e penguar nga familja e saj aristokrate për shkak se i dashuri i saj vjen nga një shtresë shoqërore më e ulët.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Arsye dhe ndjenjë, Jane Austen

Tri motra humbasin të atin dhe gjenden ngushtë ekonomikisht për shkak të makutërisë së kunatës së tyre.
11,89 CHF
More
Në gjendje