Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur

Rezultatet e kërkimit

Janë 123 libra.

Je duke parë 25 - 36 nga 123 artikull(j)

Referenca: 2665

Botuesi: Tirana Times

Enver Hoxha dhe diktatura staliniste në Shqipëri, Bernd Fischer

Megjithëse kanë kaluar dy dekada, ende trashëgimia totalitare vërtitet në të tashmen tonë, duke penguar të ardhmen. Nuk është vetëm Shqipëria që nuk është ndarë me të kaluarën e saj. Vende të tjera në Ballkan, gjithashtu, hezitojnë që me vullnet të lirë të vendosin të ndahen nga një trashëgimi edhe më kriminale.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2736

Botuesi: Tirana Times

Perplasja e ideve, Gideon Rose, Jonathan Tepperman

Përplasja e ideve tregon historinë e debateve të forta ideologjike të shekullit të kaluar dhe ngritjen e rendit modern. Duke kombinuar disa ese të reja me pjesët e zgjedhura nga 90 vjet botime të Foreign Affairs.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2739

Botuesi: Tirana Times

Vizion Strategjik, Zbigniew Brzezinski

Bota sot është bërë ndëraktive dhe e ndërvarur. Gjithashtu, për herë të parë ajo është bërë një vend ku problemet e mbijetesës së njerëzimit kanë filluar t'i bëjnë hije konflikteve ndërkombëtare të zakonshme. Fatkeqësisht, fuqitë e mëdha ende nuk kanë mundur të gjejnë përgjigje të përbashkëta globale ndaj sfidave të reja.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2769

Botuesi: Aeditions

Rosaku i shemtuar, perralle me mozaike dhe muzike

Na ishte njëherë një rosak i shëmtuar, i cili për shkak të pamjes së jashtme ndihej ndryshe nga të tjerët. Por, koha kalonte dhe një ditë pranvere, bukuria e tij i la pa mend kafshët e fermës... Dëshiron të dëgjosh se si klithën kafshët nga habia? Shtyp butonin përkatës dhe do ta dëgjosh!
1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2771

Botuesi: Aeditions

Ujku dhe 7 kecat, perralle me mozaike dhe muzike

Na ishin njëherë shtatë keca që jetonin të lumtur me mamadhinë në një kasolle në mes të pyllit derisa një ditë prej ditësh ujku i lig trokiti në derën e kasolles... A dëshiron të dëgjosh trokitjen e ujkut të lig në derën e kasolles së tyre? Shtyp butonin dhe do ta dëgjosh!
1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2772

Botuesi: Aeditions

Pinoku, perralle me mozaike dhe muzike

Na ishte njëherë një vogëlush jo i zakonshëm prej druri, të cili papritur, ngaqë nuk bindej, i dolën veshë të mëdhenj si të gomarit dhe, ngaqë gënjente, iu rrit hunda. Fëmijët e tjerë qeshnin me të madhe kur e shihnin... Dëshiron të dëgjosh se si qeshnin fëmijët me vogëlushin tonë? Shtyp butonin përkatës dhe do ta dëgjosh!
1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2773

Botuesi: Aeditions

Muzikantet e Bremenit, perralle me mozaike dhe muzike

Na ishte njëherë një gomar, një qen, një maçok dhe një gjel që vendosën të bashkoheshin për të formuar bandën muzikore më të veçantë të të gjitha kohërave... Dëshiron të dëgjosh se si u binin veglave miqtë tanë? Shtyp butonin përkatës dhe do ta dëgjosh!
1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2774

Botuesi: Aeditions

Hirushja, perralle me mozaike dhe muzike

Na ishte njëherë një zonjushë e ëmbël, e katandisur shërbyese prej njerkës shpirtkazmë. Një ditë prej ditësh, një zanë i shndërroi rreckat e saj në një fustan të shkëlqyer, në mënyrë që vasha e gjorë të merrte pjesë në ballon që jepte princi. Dëshiron të dëgjosh dymbëdhjetë kambanat e sahatit? Shtyp butonin përkatës dhe do ta dëgjosh!
1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2777

Botuesi: Aeditions

365 rrëfenja para gjumit, libri i dytë

Me këto 365 rrëfenja para gjumit do të njihni të gjitha kafshët të cilat do të bëhen miqtë tuaj më të ngushtë: njihuni me aventurat e tyre plot emocion dhe përgatituni për të ndërmarrë një udhëtim në botën e ëndrrave.
1 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2784

Botuesi: ISP & DITA 2000

Historia e Luftës së Peloponezit, Tuqididi

Historia e Luftës së Peloponezit, sipas autorit "një vepër për përjetësinë", ka ndikuar papushim politikën, politikën ndërkombëtare dhe strategjinë. Lufta e Peloponezit, 431 – 404 para erës sonë, mes fuqive të Athinës dhe Spartës dhe aleatëve përkatës, u shkaktua nga konfliktet për lundrimin, tregtinë dhe kolonitë dhe mbaroi me rënien e hegjemonisë detare...
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Na ishte njëherë, në shqip dhe anglisht, Margaret M. Hasluck

Duke bërë një përjashtim nga rregulli universal i përrallës, që thotë se janë të moshuarit ata që u tregojnë përralla të miturve, Hasluck na ofron 16 mbrëmje përrallore, por këtë herë janë të vegjlit ata që tregojnë përralla në vend të të rriturve, emrat e të cilëve janë regjistruar dhe shënuar me kujdes nën titullin e përrallës.
400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Im ungj Osvald, Roald Dahl

Nëpërmjet një gjetjeje të pashoqe, Brumbullit sudanez të Fshikëzës, i cili, as më shumë, as më pak, është pararendësi i viagrës së sotme dhe, kësodore, një afrodiziak i jashtëzakonshëm, Osvaldi është një sipërmarrës i pacipë, që kërkon të nxjerrë fitime marramendëse me anë të pluhurit çudibërës dhe hireve ngashënjyese të Jasminës, partneres së tij.
800 Lekë
More
Ne gjendje