Titulli: Rosaku i shëmtuar, përrallë me mozaikë dhe muzikë
Gjinia: PërrallëShqipëroi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Aeditions
Viti: 2012
Fq. 12
Pesha: 0.791 kg
ISBN: 978-99943-76-97-7
Mbi librin
Na ishte njëherë një rosak i shëmtuar, i cili për shkak të pamjes së jashtme ndihej ndryshe nga të tjerët. Por, koha kalonte dhe një ditë pranvere, bukuria e tij i la pa mend kafshët e fermës... Dëshiron të dëgjosh se si klithën kafshët nga habia?
Shtyp butonin përkatës dhe do ta dëgjosh! Librat e koleksionit "Përralla – mozaikë me muzikë" përmbajnë gjashtë figura që formohen duke bashkuar pjesëzat e veçanta që gjenden brenda librit. Ndërtimi i këtyre figurave do të shkathtësojë duart e lexuesve të vegjël. Gjithashtu, koleksioni shoqërohet nga tingujt zbavitës që vogëlushët mund t'i dëgjojnë duke shtypur butonat përkatës, që gjenden të vendosur në anën e djathtë të librit.
Në këtë mënyrë, përrallat e parapëlqyera të fëmijëve do të marrin jetë duke u bërë më zbavitëse për ta. Këta libra me përralla, që ndërthurin leximin, lojën dhe tingullin do të fitojnë zemrën e më të vegjëlve falë ilustrimeve, figurave që do të formojnë dhe sidomos falë efekteve zanore, duke u dhuruar kështu orë të tëra zbavitëse.