Titulli: Hirushja, përrallë me mozaikë dhe muzikë
Gjinia: Përrallë
Shqipëroi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Aeditions
Viti: 2012
Fq. 12
Pesha: 0.791 kg
ISBN: 978-99956-65-10-4
Mbi librin
Na ishte njëherë një zonjushë e ëmbël, e katandisur shërbyese prej njerkës shpirtkazmë. Një ditë prej ditësh, një zanë i shndërroi rreckat e saj në një fustan të shkëlqyer, në mënyrë që vasha e gjorë të merrte pjesë në ballon që jepte princi. Por, magjia zgjaste deri në çastin që akrepat e orës shënonin mesnatën... Dëshiron të dëgjosh dymbëdhjetë kambanat e sahatit?
Shtyp butonin përkatës dhe do ta dëgjosh! Librat e koleksionit "Përralla – mozaikë me muzikë" përmbajnë gjashtë figura që formohen duke bashkuar pjesëzat e veçanta që gjenden brenda librit. Ndërtimi i këtyre figurave do të shkathtësojë duart e lexuesve të vegjël. Gjithashtu, koleksioni shoqërohet nga tingujt zbavitës që vogëlushët mund t'i dëgjojnë duke shtypur butonat përkatës, që gjenden të vendosur në anën e djathtë të librit.
Në këtë mënyrë, përrallat e parapëlqyera të fëmijëve do të marrin jetë duke u bërë më zbavitëse për ta. Këta libra me përralla, që ndërthurin leximin, lojën dhe tingullin do të fitojnë zemrën e më të vegjëlve falë ilustrimeve, figurave që do të formojnë dhe sidomos falë efekteve zanore, duke u dhuruar kështu orë të tëra zbavitëse.