Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Gjakmarrja, Teuta Vodo
  • Gjakmarrja, Teuta Vodo

Gjakmarrja, Teuta Vodo

UET Press

Ky libër dëshmon për një punë të madhe në planin empirik, duke pasur parasysh morinë e hulumtimeve të kryera. Në të njëjtën kohë, është një objekt kërkimor që favorizon përgjithësimin e regjimeve rregulluese shoqërore dhe politike të shoqërive dhe trasformimeve të tyre. Fenomeni i gjakmarrjes është studiuar në lidhje me institucionet shtetërore përgjatë ndryshimeve politike që Shqipëria ka pësuar, që nga Perandoria Osmane deri në periudhën aktuale të tranzicionit pas periudhës komuniste. 

142,14 SEK
127,93 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjakmarrja

Origjinali: Gjakmarrja

Gjinia: Histori/ Studime

Autori: Teuta Vodo

Shtëpia botuese: UET Press

Viti: 2021

Fq. 322

Pesha: 0.378 kg

ISBN: 978-9928-320-53-7

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Filli përshkrues i librit “Gjakmarrja”  arrin të transportojë lexuesin në një dimension sa ligjor aq edhe antropologjik, duke trajtuar një nga temat që ka magjepsur letërsinë ndërkombëtare përmes idesë së komunitetit dhe drejtësisë komunitare, që shpeshherë krahasohet me një parajsë të humbur të mënyrës sesi funksionojnë shoqëritë. Ky libër ofron një gërshetim disiplinash si sociologjia, antropologjia ligjore dhe kriminologjia, duke ofruar mundësinë e një vështrimi të vërtetë multidisiplinar dhe duke studiuar faktorë institucionalë dhe kulturorë. Teuta e vendos objektin e saj në udhëkryqin e disiplinave të ndryshme dhe kujdeset për t’a analizuar në aspektin e sfidave për institucionet dhe politikat publike në Shqipëri sot.

Ky libër dëshmon për një punë të madhe në planin empirik, duke pasur parasysh morinë e hulumtimeve të kryera. Në të njëjtën kohë, është një objekt kërkimor që favorizon përgjithësimin e regjimeve rregulluese shoqërore dhe politike të shoqërive dhe trasformimeve të tyre. Fenomeni i gjakmarrjes është studiuar në lidhje me institucionet shtetërore përgjatë ndryshimeve politike që Shqipëria ka pësuar, që nga Perandoria Osmane deri në periudhën aktuale të tranzicionit pas periudhës komuniste. Teuta nxjerr në pah ndarjet dhe vazhdimësitë përmes disa regjimeve: midis dy luftërave dhe mbretërisë së mbretit Zog, regjimit stalinist autokratik dhe demokratizimit pas viteve 1990.  Eksperienca e tranzicionit demokratik përbën një kontekst të rëndësishëm në vetë zgjedhjen e çështjes thelbësore të librit. Libri merr parasysh pasurinë që Kanuni përfaqëson si një trup normash dhe parimesh të së drejtës zakonore, si dhe kompleksitetin e një rregullimi të shoqërisë që mund të rezultojë nga ekzistenca e një shumëllojshmërie formash të drejtësisë brenda të njëjtit vend.

Detajet e librit
UET Press
9789928320537
9789928320537
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2151

Botuesi: Botart

Epoka e Gurit dhe Shqipëria, Ilir Gjipali

Qeniet njerëzore ekzistojnë në Tokë prej të paktën 2.5 milionë vjetësh, që kur filluan të përgatitnin dhe përdornin vegla pune. Të dhënat arkeologjike dhe ato të disiplinave të tjera që veprojnë në këtë fushë mundësojnë studimin për origjinën e njeriut, popullimin e botës, fillimin e prodhimit të ushqimit, si dhe nisjen e qytetërimit.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Arratia e Ballit Kombëtar, Ylli Polovina

Ndërkohë e kishte të paqetësuar kurrë edhe një dyshim: mos anglezët, prej të cilëve në parim pritej që me ardhjen e tyre të favorizonin kundërkomunistët dhe kështu të vendosnin në pushtet të djathtët, për shkak të marrëveshjeve dhe ndarjes së interesave mes tre pjesëtarëve kryesorë të Aleancës Antifashiste SHBA-BRSS-Britani, në Ballkan, të paktën në...
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Turdiu

Skanderbeg, Princi i Epirit, Bernardino De Bindoni

Për heroin tone kombëtar, Gjergj' Kastn'oti' Skënderbeun, kanë shkruar shkrimtarë dhe historianë në të gjitha kohët dhe gjuhët e botes. Dhe ky libër ndoshta nuk do të shtonte asgjë më tepër nga çfarë kanë përshkruar të tjerët si për figurën e tij, ashtu edhe për betejat e zhvilluara. Por përkthimi i këtij libri kishte për qëllim të sillte dokumente të...
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001644

Botuesi: Te tjere

Barleti apo Becikemi, nje peshtjellim ne shkencen shqiptare

Në tetor 2010, në Tiranë, doli në qarkullim vepra: Barleti apo Becikemi - Një pështjellim në shkencën shqiptare, hartuar nga studiuesi Ilia S. Karanxha, i cili jeton e punon në Firence të Italisë. Pas një pune shumëvjeçare nëpër bibliotekat e atij qyteti, ky studiues ka hartuar pesë vepra me vlera të rëndësishme për jetën dhe
213,21 SEK 236,90 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000964

Botuesi: Dituria

Ditaret shqiptare, Justin Godart

"Ditarët shqiptarë", është i pajisur me shënime të shkurtra për mjaft personalitete shqiptare, në vitet kur ai vizitoi Shqipërinë.Ai ka folur mjaft edhe për personalitete të tilla, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vend, sidomos pas shpalljes së pavarësisë.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Lumo Skëndo

Bombë në Legatën Sovjetike, Uran Butka

Së dyti, arrestimet që u ekzekutuan më datën 20-23 shkurt 1951, ishin jo vetëm politike, por edhe té paligjshme, sepse u kryen pa ndonjé urdhér-arresti té prokurorit dhe pa ndonjé vendim gjykate, vetém mbi listat e vdekjes, të parapërgatitura nga Sigurimi i Shtetit.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001526

Botuesi: Toena

Historia e popullit shqiptar. Vol 4

Në vëllimin e fundit të veprës "Historia e popullit shqiptar " do të lexoni rreth viteve të Luftës së Dytë Botërore dhe rezistencës kundër pushtuesve fashistë dhe nazistë. Në menyrë që rezistenca të organizohej sa më mirë u zhvilluan disa kongrese, të cilat do të merrnin vendime të rëndësishme për vazhdimin e luftës kundër pushtuesve.
153,51 SEK 170,57 SEK
More
Ka mbaruar