Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Epoka e Gurit dhe Shqiperia, Ilir Gjipali
  • Epoka e Gurit dhe Shqiperia, Ilir Gjipali

Epoka e Gurit dhe Shqipëria, Ilir Gjipali

2151
Botart

Qeniet njerëzore ekzistojnë në Tokë prej të paktën 2.5 milionë vjetësh, që kur filluan të përgatitnin dhe përdornin vegla pune. Të dhënat arkeologjike dhe ato të disiplinave të tjera që veprojnë në këtë fushë mundësojnë studimin për origjinën e njeriut, popullimin e botës, fillimin e prodhimit të ushqimit, si dhe nisjen e qytetërimit.

16,05 CHF
14,45 CHF Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Epoka e Gurit dhe Shqipëria
Origjinali: Epoka e Gurit dhe Shqipëria
Gjinia: Histori, arkeologji
Autori: Ilir Gjipali
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2012
Fq. 320
Pesha: 0.79 kg
ISBN: 978-9928-116-19-2

Mbi librin

Qeniet njerëzore ekzistojnë në Tokë prej të paktën 2.5 milionë vjetësh, që kur filluan të përgatitnin dhe përdornin vegla pune. Të dhënat arkeologjike dhe ato të disiplinave të tjera që veprojnë në këtë fushë mundësojnë studimin për origjinën e njeriut, popullimin e botës, fillimin e prodhimit të ushqimit, si dhe nisjen e qytetërimit.

Arkeologjia prehistorike është e vetmja midis disiplinave që na jep kronikën e ndryshimeve biologjike dhe kulturore për periudha të gjata kohore. Brenda dy dekadave të fundit janë bërë një numër zbulimesh vërtet të rëndësishme të lidhura me evolucionin e njeriut dhe paraardhësve të tij.

Zbulimi i mbetjeve humane veçanërisht të Pleistocenit të Afrikë, Europës dhe Australisë, kanë përforcuar e rivlerësuar pikëpamjet për origjinën e njeriut dhe për të shkuarën e sjelljes njerëzore. Ato mbështesin idenë që evolucioni njerëzor përgjatë disa miliona vjetësh është një histori komplekse e përcaktuar nga një shumëllojshmëri e konsiderueshme speciesh.

Libri "Epoka e Gurit dhe Shqipëria" jep njohuri themelore për prehistorinë nëpërmjet veprimtarisë kërkimore – studimore dhe rezultateve të deritanishme të Arkeologjisë së Prehistorisë në shkallë të përgjithshme, rajonale dhe për Shqipërinë.

Mbi autorin

Arkeolog në fushën e Prehistorisë që nga viti 1983 në Institutin e Arkeologjisë të Qendrës së Kërkimeve Albanologjike në Tiranë. Në vitet 1997 – 2008 ishte Zv/ drejtor i Institutit të Arkeologjisë dhe nga viti 2011 përgjegjës i Departamentit të Prehistorisë.

Gjatë periudhës 1983 – 2010 ka marrë pjesë në 50 ekspedita arkeologjike, drejtues e bashkëdrejtues në 13 projekte kërkimore nga të cilat 6 me partnerë të huaj. Gjatë dekadës së fundit kërkimet e tij në terren janë zgjeruar duke pasur si objekt studimi gjithë Epokën e Gurit (Paleoliti, Mezoliti dhe Neoliti).

Detajet e librit
2151
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2668

Botuesi: Dituria

Shqiperia dhe SHBA ne arkivat e Uashingtonit, Haris Silajxhic

Libri na jep një pasqyrë të gjerë e dokumentare të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë që nga fillimet e shekullit të kaluar. Në vëllim, përfshihen momentet kryesore të këtyre raporteve si psh. Shkolla Teknike e Tiranës, qëndrimi amerikan gjatë Konferencës së Paqes në Paris, raportet me Mbretërinë Shqiptare deri në prag të fillimit të Luftës ll Botërore.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ka mbaruar

Pabesia e një ambasadori në Tiranë, Xhovani Shyti

Personazh të tij janë figura të njohura politike dhe të qeverisjes, por edhe të fushës së diplomacisë perëndimore të perfshire në atë që autori e etiketon si pabesi jo vetëm në kurriz të shqiptarëve të përfshirë në anarkinë e vitit të mbrapshtë '97, por edhe pabesi ndaj unionit perëndimor pjesë të ushtrisë së të cilit kishin zbritur në tokën e shqiponjave...
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Eseja e Këshilltarit të shtetit Angelo Masci mbi origjinën, traditat dhe gjendjen aktuale të Arbervë në mbretërinë e Napolit

ë fillimin e librit jepen disa shënime mbi origjinën e shqiptarëve nga Gabrielle Frega, i cili shkruan se kombi shqiptar meriton në çdo aspekt të tërheqë vëmëndjen e filologëve europianë dhe se ky komb, edhe pse ka mbetur në harresë, duhet të zerë vendin që i takon në histori.
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Kujtime nga Shqipëria, Odile Daniel

Ndërsa gjendesha Në Shqipëri nën hijen e nëj pishnaje të mrekullueshme në breg të Adriatikut, e shtrirë në rërë dhe duke soditur plazhin dhe valët dikur të ndaluara, mendoja për të skhuarën e dhimbshme të këtij vendi. M’u duk e nevojshme të kujtoja fatin e mjerë të shqiptarëve, me qëllim që vuajtjet e jetura nën diktaturën komuniste të mos harrohen.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001079

Botuesi: Dituria

Shqipëria përballë Europës (1912 – 1929), Albert Mousset

Shqipëria ishte par excellence shteti i cili më tepër se cilido duhet të gëzonte mbështetjen morale dhe materiale të Lidhjes së Kombeve. Por fatkeqësisht Shqipëria nuk vazhdoi të ndjekë këtë rrugë. Ndjenja e sovranitetit, për të cilën tërë popujt që e kanë fituar vonë pavarësinë kanë shumë dyshime dhe frikë se mos po u ikën nga duart.
5,30 CHF 5,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore 1939 – 1943, vëllimi i parë, Paskal Milo

I nxitur nga kërkesa e natyrshme, e përhershme dhe objektive e rishkrimit të historisë, libri ka ambicien për të sjellë fakte, interpretime dhe analiza të reja. Arkivat shqiptare kanë ende pasuri dokumentare të pazbuluara e të pashfrytëzuara për Luftën, pa folur për arkivat e huaja, e sidomos ato të vendeve fqinje.
19,26 CHF 21,40 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2872

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i dyte

Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002050

Botuesi: Bota Shqiptare

Shqiptari dinak Enver Hoxha, Jon Halliday

"Shqipëria komuniste dhe udhëheqësi i saj i ndjerë, Enver Hoxha, zor se kanë pasur informacion e kontakte të shumta me botën e jashtme". John Holliday kërkonte të zbulonte pikërisht misterin që vishte gjithë kështjellën e komunizmit, e kësaj fortese që kurrë nuk kishte pranuar hapjen me Perëndimin.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe