Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Shqipëria dhe Kosova, Rexhep Qosja
  • Shqipëria dhe Kosova, Rexhep Qosja

Shqipëria dhe Kosova, Rexhep Qosja

Toena

Në këtë vepër do të lexoni rreth:
• Shteti, uzurpuesi dhe shpërdoruesi i tij.
• 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë dhe bashkimi kombëtar.
• Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, keqpërdoruesit dhe komprometuesit e saj.
• Krijimtaria letrare e shkencore dhe krijuesit e saj.

165,83 SEK
149,25 SEK Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shqipëria dhe Kosova, si janë dhe si do të duhej të jenë
Origjinali: Shqipëria dhe Kosova, si janë dhe si do të duhej të jenë
Gjinia: Histori, shkenca politike
Autori: Rexhep Qosja
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2013
Fq. 472
Pesha: 0.771 kg
ISBN: 978-99943-1-895-7

Mbi librin

Në këtë vepër do të lexoni rreth:
• Shteti, uzurpuesi dhe shpërdoruesi i tij.
• 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë dhe bashkimi kombëtar.
• Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, keqpërdoruesit dhe komprometuesit e saj.
• Krijimtaria letrare e shkencore dhe krijuesit e saj.

Koment nga autori

"Shqiptarët nuk janë më të pushtuar prej Perandorisë Osmane, por siç po shohim dhe siç po bindemi çdo ditë, në jetën e tyre ende nuk janë arritur vlerat e ëndërruara politike, shoqërore dhe kombëtare të rilindësve të mëdhenj."

Mbi autorin

Rexhep Qosja lindi më 25.6.1936. Ka kryer studimet e larta në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Është specializuar në shkencën e letërsisë në Universitetin e Beogradit. Është doktoruar me temën "Asdreni, jeta dhe vepra e tij". Ka qenë profesor i estetikës dhe drejtues i studimeve të shkallës së tretë për filologji në Fakultetin Filologjik të Prishtinës. Ka qenë kryeredaktor i revistës letrare "Jeta e re" dhe për 11 vjet drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Ka qenë kryetar i Lëvizjes së Bashkuar Demokratike të Kosovës, anëtar i delegacionit të Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje dhe anëtar i Kryesisë së këtij delegacioni. Ka qenë anëtar i Këshillit Administrativ dhe i Këshillit të Përgjithshëm të Kosovës ndërkohë që kryeadministrator i Kosovës ishte Bernard Kushner.

Merret me prozë (tregime, romane, dramaturgji), histori të letërsisë, kritikë, eseistikë, publicistikë dhe polemikë. Veprat "Vdekja më vjen prej syve të tillë", "Sfinga e gjallë", "Beselam pse më flijojnë", "Bardha", "Çështja shqiptare, historia dhe politika" dhe "Populli i ndaluar" janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Dramat e tij janë shfaqur në teatrot e Kosovës, të Shqipërisë, në disa qendra në ish – Jugosllavi dhe në Europë.

Shkrimet e tij publicistike të botuara në shtypin kroat e slloven kundër politikës serbe ndaj shqiptarëve, duke filluar nga viti 1981, shënojnë fillimin e dejugosllavizimit të mendimit politik shqiptar në Kosovë.

Është anëtar i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës prej themelimit të saj dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në vitin 1998 u nderua me titullin e lartë "Nderi i Kombit" i Republikës së Shqipërisë. Është shpallur "Qytetar Nderi" i qyteteve Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë. Në vitin 2012, Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi serinë e veprave të tij në 29 vëllime.

Detajet e librit
9789994318957
9789994318957
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Historia e Jezuitëve në Shqipëri (1841-1946), Ines Murzaku

Pas kësaj, filloi edhe fushata e arrestimeve të shqiptarëve katolik dhe jo vetëm, por edhe konfiskimin e pasurive të tyre. Kështu, pushteti komunist mbylli kopshtin e Motrave Stigmatike në Korçë, poashtu, në Gjirokatër ua mbylli shkollat dhe kopshtet, kurse në Vlorë e Fier u dënua çdo veprimtari fetare në shkollë dhe kisha.
181,23 SEK 201,37 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2905

Botuesi: Plejad

Fundi i arianiteve, Franz Babinger

Për herë të parë në shqip një libër për pinjollin e fundit të familjes së arianitëve. Në rastin e Kostandin Arianitit është fjala për një personalitet që, nga të gjithë studiuesit e deritanishëm të historisë së mesjetës së vonë gjermane, si dhe të papatit, është nënvlerësuar ose nuk është trajtuar denjësisht.
47,97 SEK 53,30 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Tirana Times

Shqipëria dhe shqiptarët në udhën e rimëkëmbjes, Elez Biberaj

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001427

Botuesi: Te tjere

Vizione të qarta, Pjerin Thomai

Ky libër tregon se Shqipëria gjithmonë në çdo kohë, në çdo etapë, ka patur protagonistët e vetë, të dalë thjeshtë nga gjiri i popullit, protagonistë që ngelen në hije për shumë arsye, një pjesë e së cilave janë hedhur në këtë libër.Libri në vetvete, përmban të dhëna interesante të cilat ia vlen ti lexosh.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
In Stock

Referenca: SKU001598

Botuesi: Naimi

Lindja e çështjes Çame 1820-1943, Blerina Namik Sadiku

Ky libër na tregon se historia e dramës çame nuk mund të rishkruhet duke u mbështetur gjithnjë në ato burime të njohura deri dje, por duke hulumtuar për burime të reja, për t'i sjellë lexuesit pjesët e munguara të historisë së asaj treve, që është e pasur me histori dhe figura të shquara.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Pjetër Bogdani, letërkëmbim, Odette Marquet

Shoqëria jonë me kohë të përshpejtë dhe me kujtesë të dobët, prej disa vjetësh ka shpikur shijen e përkujtimoreve. Ditëlindje të çdo lloji; nga muzika tek letërsia, nga fitoret luftarake tek qytetërimet e harruara, nga figurat politike tek zërat e shkencës, të gjitha, ndjekin njëra – tjetrën dhe herë pas here asnjanësohen.
79,95 SEK 88,84 SEK
More
Ka mbaruar