Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur

Teodor Ipen dhe Shqiperia ne fokusin e Perandorise Austro-Hungareze, Annelise Wernicke

2758
Plejad

Ipeni theksonte se nëse do të ndiqej programi i Lidhjes së Prizrenit, kjo do të çonte patjetër në një organizim federalist, gjymtyrët e së cilës do të ishin fiset, krahinat dhe qytetet e ndryshme në të cilat ndahej Shqipëria. Përfaqësuesit e tyre do të drejtonin Konventën, e cila natyrshëm do të nxirrte nga gjiri i saj një figurë shtetërore për ta vënë në krye.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 6,71 GBP Up to 20,14 GBP
6,80 GBP
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Teodor Ipen dhe Shqipëria në fokusin e Perandorisë Austro – Hungareze
Gjinia: Histori
Autori: Annelise Wernicke
Shqipëroi: Eridan Imami
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2012
Fq. 226
Pesha: 0.29 kg
ISBN: 978-99956-57-53-6

Fragmente nga libri
Ipeni theksonte se nëse do të ndiqej programi i Lidhjes së Prizrenit, kjo do të çonte patjetër në një organizim federalist, gjymtyrët e së cilës do të ishin fiset, krahinat dhe qytetet e ndryshme në të cilat ndahej Shqipëria. Përfaqësuesit e tyre do të drejtonin Konventën, e cila natyrshëm do të nxirrte nga gjiri i saj një figurë shtetërore për ta vënë në krye. Austro – Hungaria nuk lejonte ndërhyrjen e asnjë Fuqie në çështjen e përfshirjes së Shkodrës në shtetin e ardhshëm shqiptar. Shkodra dukej se po bëhej çështje e Fuqive të Mëdha. Duhej të merrej diçka vendimtare për të mënjanuar dështimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, gjë që do të sillte ashpërsimin e situatës ndërmjet Austrisë dhe Rusisë dhe pas tyre ndërmjet Aleancës Tripalëshe dhe Antantës, deri në konflikt të armatosur. Në sy të palës ruse, Ipeni e quajti kufirin e propozuar prej tyre si më të keqin për Shqipërinë e ardhshme. Ai renditi arsyet e mëposhtme: Në veri, prej Shkodrës deri në Urën e Vezirit, kufiri kalonte sipas një rruge moçalore; një rrugë nuk mund dhe nuk duhej të jetë kurrë një kufi. Në lindje, kufiri ndiqte rrjedhën e Drinit të Zi, por një lumë do të ishte vetëm atëherë një kufi i mirë nëse ai do të kishte një rrjedhë të mjaftueshme, që të konsiderohej si një pengesë, por Drini i Zi kalohej lehtë në shumë vende.  

Detajet e librit
Plejad
2758
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2732

Botuesi: Onufri

Shqipëria e rigjetur, Lucia Nadin

Libri i kthen Shqipërisë protagonistë të kulturës dhe artit të Venecies të shekullit XVI dhe tregon përkatësinë e tyre në familje të mërguara në tokat e Republikës së Përndritur. Fill udhërrëfyes i hulumtimit është veprimtaria e Bernardino (de) Vitali – t, me rëndësi të madhe në Venecie si kryeqytet evropian i shtypit.
21,25 GBP
More
Ka mbaruar

Dekriminalizimi: Gjëndja, problematika dhe pritshmëritë, Afrim Krasniqi

Në parlamentin e ri mund të jenë dy prej katër deputetëve që këtë legjislaturë u penalizuan për shkak të ligjit të dekriminalizimit (njëri humbi mandatin, tjetri u burgos), një sinjal se partitë nuk e morën seriozisht këtë ligj dhe se interesat elektorale janë më dominuese sesa parimet dhe standardet zgjedhore.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001313

Botuesi: Te tjere

Ministrat e brendshëm 1912-2007, Volumi 2, Hilë Lushaku

Libri duket si një skenë ku aktrojnë radhazi politikanë, me skenarë "misterioze", duke zbuluar të vërteta, shumë të panjohura për një periudhë 95 vjeçare, pas së cilës nuk duhet të ndizen polemika për vlerat apo antivlerat e tyre. Libri nuk retushon, është i drejtpërdrejtë, larg ndikimeve politike apo simpative për individë, hap kapakët e pluhurosur të...
13,60 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Tinguj që rrëfejnë, tinguj që rrëfehen, Mikaela Minga

Mjeshtërisht autorja e ka ftuar lexuesin në një rrugëtim të ri në fushën e etnomuzikologjisë dhe folkloristikës shqiptare. Tradita muzikore urbane e Elbasanit, në këtë monografi, është kthyer në një kallëzues me natyrë epistemike, nëpërmjet të cilit kërkohet të reflektohet mbi raportin që ka pasur moderniteti i planifikuar i diktaturës komuniste me...
11,05 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000394

Botuesi: Albin

Konventa Evropiane per te drejtat e njeriut, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926" etj.
4,90 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Akademia e Shkencave

Banda kombëtare “Vatra”, Vasil S. Tole

Banda “Vatra” u bë pjesë e historisë së luftës së Vlorës me kurajën e saj për të inkurajuar shpirtin luftarak popullor ballë për ballë me rrezikun, me repertorin e këngëve marshe që mobilizonin ndërgjegjen atdhetare. Kënga “Vlora-Vlora”, që u krijua nga drejtuesi i kësaj bande Thoma Nasi, me tekst të poetit Ali Asllani, i dha identitet kësaj lufte.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë, Roland Qafoku

Roland Qafoku, kur vendosi të shkruante për të dhënat themelore të jetës dhe punës së 33 kryeministrave shqiptarë nga viti 1912 deri më sot, nuk kishte ndonjë përvojë të gatshme në shkrimet letrare e shkencore shqip, përveç botimit Parlamenti, legjislaturat, ligjvënësit, përgatitur e botuar në vitin 2005, në 85- vjetorin e fillimeve të parlamentarizmit në...
25,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2969

Botuesi: Te tjere

Lufta e fundshekullit XX per Kosoven, Ismet Hajrullahu

Në rolin e një studiuesi, Ismet Hajrullahu synon të bëjë një analizë, ndër të parat analiza, të periudhës "hyrëse" të luftës për Kosovën, që është edhe ajo më e vështira, atë të viteve 1989 – 1998... Autori ka zgjedhur si yll polar të analizës së tij pikërisht faktorin më të ri, UÇK, lindjen dhe afirmimin e saj.
8,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2344

Botuesi: Dija-Poradeci

Aranitasit dhe Mallakastra, libri i dyte, Bujar Mucaj

Titulli: Aranitasit dhe Mallakastra, midis legjendës e të vërtetës, libri i dytëOrigjinali: Aranitasit dhe Mallakastra, midis legjendës e të vërtetës, libri i dytëGjinia: HistoriAutori: Bujar MuçajShtëpia botuese: DIJA - PoradeciViti: 2011Fq. 288Pesha: 0.34 kgISBN: 978-99956-982-7-0
6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Kujtime nga Shqipëria, Odile Daniel

Ndërsa gjendesha Në Shqipëri nën hijen e nëj pishnaje të mrekullueshme në breg të Adriatikut, e shtrirë në rërë dhe duke soditur plazhin dhe valët dikur të ndaluara, mendoja për të skhuarën e dhimbshme të këtij vendi. M’u duk e nevojshme të kujtoja fatin e mjerë të shqiptarëve, me qëllim që vuajtjet e jetura nën diktaturën komuniste të mos harrohen.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2873

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i trete

Ai paraqitej vërtet si një gjykatës i sinqertë, stimulues e mjeshtër i pakrahasueshëm. Tash e shihnim të rreptë e të ngurtë, sa të ngjallte një ndjenjë të fortë nënshtrimi, më pas të butë e këshillues, si njëri prej miqve të tu më të mirë.
8,50 GBP
More
Ne gjendje