Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
E verteta mbi Shqiptaret e Maqedonise, Kristo Frasheri
  • E verteta mbi Shqiptaret e Maqedonise, Kristo Frasheri

E vërteta mbi shqiptarët e Maqedonisë, Kristo Frashëri

SKU001136
Botimet Dudaj

Ky punim ka karakterin e një debati historik shkencor. Fillin e ka marrë nga formulimet historike që përmban “Enciklopedia e Maqedonisë”, botuar nga Akademia e Shkencave e Shkupit me 2009, në zërin shqiptarët e Maqedonisë.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 56,77 SEK Up to 170,31 SEK
57,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: E vërteta mbi shqiptarët e Maqedonisë
Origjinali: E vërteta mbi shqiptarët e Maqedonisë
Gjinia: Histori
Autori: Kristo Frashëri
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2010
Fq. 112
Pesha: 0.119 kg.
ISBN: 978-99943-0-144-7

Mbi librin

Ky punim ka karakterin e një debati historik shkencor. Fillin e ka marrë nga formulimet historike që përmban "Enciklopedia e Maqedonisë", botuar nga Akademia e Shkencave e Shkupit me 2009, në zërin shqiptarët e Maqedonisë. Në këtë enciklopedi ka formulime të pasakta për historinë e shqiptareve të Maqedonisë.

Aty shqiptarët trajtohen si turma malësorësh të ardhur nga malësitë e Shqipërisë së veriut dhe të vendosur në viset e sotme të Maqedonisë gjatë shekujve të sundimit osman. Historiani Kristo Frashëri u përgjigjet shtrembërimeve që përmban enciklopedia me argumente dhe dokumentime historike.

Argumentet që ai sjell tregojnë se shqiptaret që tani banojnë në viset veriore dhe verilindore të Republikës së Maqedonisë, kane banuar në këto vise që në agimin e historisë. Ata janë banorë ilire të trevës dardane, e cila në Antikitet kishte për kryeqendër Shkupin. Sipas historianit Kristo Frashëri, shqiptarët vazhduan të banonin në këto vise gjatë Mesjetës së hershme. Sipas tij, fiset sllave që u dyndën në shekullin e shtatë të erës sonë u vendosen vetëm në viset e Maqedonisë antike, por jo në Dardaninë historike.

Ai sjell dëshmi se shqiptarët kanë qenë të pranishëm në viset dardane ku banojnë sot edhe gjatë shekujve të Mesjetës qendrore. Shtegtimet e shqiptareve në viset sllavo-maqedonë kanë qenë sporadike, ashtu siç kanë qenë sporadike dhe shtegtimet e banoreve sllavë në viset e sotme shqiptare.

Tezat e akademikeve maqedonë mbi kolonizimin masiv shqiptar në Maqedoni gjatë sundimit osman janë, sipas Kristo Frashërit, hamendësime pa baze dokumentare. Autori parashtron pikëpamjen e vet se shqiptarët e Maqedonisë, të cilët përbëjnë rreth 30 përqind të banoreve të Republikës janë jo emigrantë, por banorë autoktonë të saj. Si të tillë , ata kanë të drejtën e shtetësisë në Republikën e Maqedonisë njëlloj si banorët sllavo-maqedonë të saj.

Detajet e librit
SKU001136

Të dhënat

Autori
Kristo Frasheri

Referencat specifike

isbn
9789994301447
ean13
9789994301447
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Ngritja dhe rënia e Partisë Fashiste Shqiptare 1939 – 1943, Andrea di Nicola

Pasquale Lugini është lindur në vitin 1896 në Famigniano, Provinca e Rietit. Pas përfundimit të liceut, në vitin 1916 filloi studimet për mjekësi, të cilat i ndërpreu për shkak të mobilizimit në ushtri. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak vijoi përsëri studimet. Në vitin 1921 u regjistrua në radhët e Partisë Nacional Fashiste.
80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2964

Botuesi: Naimi

Plani i trete per copetimin e Shqiperise, Koste Cekrezi

Libri i Kostë Çekrezit “Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë”, do të gjendej në tavolinën e punës të çdo diplomat amerikan që ishte i interesuar për çështjen shqiptare dhe për Ballkanin në tërësi, sidomos deri në rënien e regjimit komunist.
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Lirija (1908-1910), Midhat Frashëri

“Lirija” ishte gazeta politike, shoqërore, kulturore, letrare që nisi të botohej në Selanik më 1908. Ajo doli vetëm në 108 numra në shtypshkronjën “Mbrothësia” të Kristo Luarasit; nëntë numrat e parë dolën në Sofje dhe numrat e tjerë në Selanik ku u vendos shtypshkronja në fjalë.
172,50 SEK
More
Në gjendje

21 vjet burg komunist, Uran Kalakulla

"Njëzet e një vjet në burg komunist" është vëllimi autobiografik me kujtime, mbresa, portrete dhe refleksione gjatë viteve të burgimit, të autorit Uran Kalakulla, i botuar pas vdekjes së tij.
92,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Vetëqeverimi i Korçës, Kaliopi Naska

Albumi studimori ilustruar "Vetëqeverimi i Korçës sipas të përkohshmeve "Adriatiku" dhe "Gazet' e Korçës"" (Dhjetor 1916 – gusht 1918) trajtesë dhe dokumente,me autore Prof. dr. Kaliopi Naska, i ështëkushtuar 100 vjetorit të Krahinës Autonome të Korçës 1916 – 2016.
230,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Realizëm Socialist në Shqipëri, Arian Leka

Por kur narrativës i mungon edhe origjinali (realiteti socialist) edhe kopja e pasqyrimit të tij (vepra e artit) e kur çështje si këto nuk shqyrtohen, historiografia kulturore gjen rastin të heshtë e të vetëmanipulohet mbi pyetjet se çfarë përfaqësoi kultura dhe arti që e (ri)prodhoi realitetin socialist dhe ç’formë realizmi zbatoi Realizmi Socialist i...
138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001615

Botuesi: Plejad

Jeta e fshehur e Enver Hoxhes 1908-1944, Kastriot Myftaraj

Kujtimet e Enver Hoxhës përbëjnë në fakt një kurth ku ai kërkon t’i tërheqë të tjerët, duke u dhënë versionin që i vjen për mbarë atij për ngjarjet e jetës së tij. Por, në këto kujtime Enver Hoxha ka rënë dhe vetë në një kurth.
143,75 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000346

Botuesi: Toena

Arvanitet dhe prejardhja e grekeve, Aristidh P. Kola

Libri hedh një vështrim historik, folklorik, politik dhe gjuhësor mbi lidhjet e mundshme midis arvanitasve me helenët e lashtë, dhe synon vërtetimin e çështjes nëse "arvanitasit janë krijuesit e Greqisë së Re".
115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2196

Botuesi: Te tjere

Procesi i Tiranes, Vladimir Bregu

Përsa i përket problemit të Kosovës nuk munda të konstatoja asnjë gjykim të sinqertë lidhur me çlirimin e saj nga ana e grupeve të ndryshme. Përpara tradhtisë së Titos, Balli Kombëtar thoshte se do ta merrte Kosovën edhe me forcë, nëse do të ishte e nevojshme, por pas rezolucionit të Informbyrosë, nuk u fol më.
80,50 SEK
More
In Stock

Referenca: 2625

Botuesi: SARAS

Flamuri i Kombit Shqiptar, Jaho Brahaj

Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.
287,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001452

Botuesi: Toena

Historia e Tiranës, Kristo Frashëri

Kristo Frashëri lindi më 17 dhjetor 1920 në Stamboll, Turqi dhe është një historian shqiptar. Ishte djali i parë i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri dhe i Evdhoksi Tole-Ogrenit dhe rrjedh kështu prej njërës nga dinastitë e asaj që njihet si Dera e madhe Frashëri.
172,50 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000854

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia e Kosoves, Prof. Kristo Frasheri, vol. 1

Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.
172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000855

Botuesi: Botimet Dudaj

Skenderbeu i shperfytyruar, Kristo Frasheri

Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull "Skënderbeu" e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian.
86,25 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001452

Botuesi: Toena

Historia e Tiranës, Kristo Frashëri

Kristo Frashëri lindi më 17 dhjetor 1920 në Stamboll, Turqi dhe është një historian shqiptar. Ishte djali i parë i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri dhe i Evdhoksi Tole-Ogrenit dhe rrjedh kështu prej njërës nga dinastitë e asaj që njihet si Dera e madhe Frashëri.
172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbi historinë e Ballit Kombëtar, Kristo Frashëri

Qëndrimet që mbajtën qeveritë dhe partitë e vendeve të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjykuan në Konferencën e Paqes, e cila u mblodh fill pas Luftës, më 1946. Qeveritë që ishin rreshtuar përkrah Koalicionit të Madh Antifashist anglo-sovjeto-amerikan u thirrën si aleatë në Konferencën e Paqes.
69,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri 1878 – 1941, Kristo Frashëri

Në këtë trajtesë është mbështetur kryesisht në burimet dokumentare të kohës së ngjarjeve dhe në dëshmitë e shkruara nga protagonistët e tyre, disa nga të cilat i ka përmbledhur në pjesën e dytë të vëllimit. Krahas burimeve ai ka shfrytëzuar dhe njoftimet që ai vetë ka mbledhur nga bisedat me protagonistët e ngjarjeve, të cilët ka pasur fatin t'i njohë...
172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Skënderbeu, jeta dhe vepra, Kristo Frashëri

Histori e mirëfilltë e Skënderbeut, mbështetur në dokumente dhe materiale të shumta arkivore. Ndryshe nga historitë e tjera të shkruara për Skënderbeun, kjo është më e kompletuar dhe e sheh Heroin jo vetëm si udhëheqës të luftës çlirimtare, por edhe si nismëtar të shtetit shqiptar.
184,00 SEK
More
Ka mbaruar