Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Intervistë me armikun, Virgjil Muçi
  • Intervistë me armikun, Virgjil Muçi

Intervistë me armikun, Virgjil Muçi

UET Press

Intervistë me Armikun –  i cili që nga titulli kërkon sa të ngacmojë interesin aq  edhe të zhvoshkë paragjykimet– e ul tjetrin në karrigen e atij që rrëfen për të zbuluar vendin e vet, me problematikat e politikës, ekonomisë, jetës sociale, korrupsionit, propagandës,  paaftësisë së lidershipit, mungesës së fleksibilitetit dhe vizionit e duke lexuar mes pyetjesh dhe përgjigjesh kupton se, sfidat e serbëve janë po aq të ngjashme me ato të shqiptarëve që prej viteve ’90, tranzicioni i gjatë është i dhimbshëm këtej e andej dhe demokracitë janë njësoj të brishta.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Intervistë me armikun
Origjinali: Intervistë me armikun
Gjinia: Histori
Autori: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Uet Press
Viti: 2024
Fq. 174
Pesha: 0.310 kg
ISBN: 978-9928-388-49-0
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Gjatë detyrës diplomatike në Beograd, Virgjil Muçit iu kuturis të takohej me shkrimtarë, botues, gazetarë, publicistë, aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të artit dhe kulturës e ta sillte realitetin në Serbi, kuptimin e qytetarëve mbi çështjet e rajonit (të vjetrat dhe të rejat) përmes fjalës së tyre. Megjithëse dëgjojmë përmes politikës e mediave qendrore të flitet për projekte si Ballkani i Hapur, që synon t’i shndërrojë ndasitë e vjetra dhe plagët e së shkuarës në mundësi të përbashkëta ekonomike e fqinjësi të mirë, për shqiptarin mesatar serbët ende shihen si masë e pandashme e politikave ekspansioniste të ish-Jugosllavisë apo atyre shoviniste të Millosheviçit. Një perceptim që u ka mjaftuar si argument për të mos dashur ta njohin tjetrin, i cili, ndonëse pranë kufijve e nën të njëjtin territor gadishullor, ngjan i largët, i huaj, ende armik.

Intervistë me Armikun –  i cili që nga titulli kërkon sa të ngacmojë interesin aq  edhe të zhvoshkë paragjykimet– e ul tjetrin në karrigen e atij që rrëfen për të zbuluar vendin e vet, me problematikat e politikës, ekonomisë, jetës sociale, korrupsionit, propagandës,  paaftësisë së lidershipit, mungesës së fleksibilitetit dhe vizionit e duke lexuar mes pyetjesh dhe përgjigjesh kupton se, sfidat e serbëve janë po aq të ngjashme me ato të shqiptarëve që prej viteve ’90, tranzicioni i gjatë është i dhimbshëm këtej e andej dhe demokracitë janë njësoj të brishta.

Me këtë mundësi zbulimi që autori jep përmes intervistave të realizuara – prej vitit 2015 –nuk bën gabimin të marrë rolin e emisarit, ku përmes asaj që jetoi e pa në kryeqytetin serb, të pikturojë tablo me ngjyra krejt të ndryshme nga ajo që shqiptarët kanë krijuar për fqinjët, që siç historia ka treguar, për shumë kohë kanë qenë armiqtë. Sepse, do të kishte qenë të furnizoje me të njëjtën peshë paragjykimet dhe të pavërtetat. Rrëfimi u takon vetë serbëve, të cilët dekodojnë e përkthejnë opinionin e bashkëqytetarëve për tema që u takojnë, në fakt, të gjitha vendeve të rajonit. Zëri është i qartë, realist, konkret, aspak i veshur me romantizëm, hipokrizi e as me patetikë.

Detajet e librit
UET Press
9789928388490
9789928388490
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2635

Botuesi: Naimi

Barbaritë greke në Shqipëri, Kosta Papa Tomori

Libri përmban kujtime historike të një veprimtarie fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes deri në njohjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në Massachusetts, SHBA, më 1917.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001535

Botuesi: Toena

Deformimi i Partisë Demokratike, Blerim Çela

Në 1992 u zgjodh anëtar i qeverisë së parë demokratike me detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit deri në 1997. Nga 1997-2009 ka ushtruar detyrën e shefit të financës së PD-së. Nga viti 1997-2010 ka qenë zëvendësrektor dhe dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2580

Botuesi: Plejad

Problemet shqiptare, Mehdi Frasheri

Në çdo konferencë diplomatike kur shfaqet një mosmarrëveshje midis Shqipërisë me një shumicë muhamediane edhe një kombi kristian ballkanas, nënvetëdija e diplomatëve europianë rreh të mbajë anën e ballkanasve kristianë edhe në dëm të kombit shqiptar.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Udhëkryqe Shqiptaro-Gjermane, Paskal Milo

Dokumente të panjohura më parë, nxjerrë nga arkivat e ministrisë së brendshme vijnë përmes librit “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane”, promovuar sot nga historiani. Ky botim është një përpjekje për të rrëfyer jetën e gjermanëve të mbetur në Shqipëri pas çlirimit, trajtimin e tyre nga diktatura që do të udhëhiqte Shqipërinë e pasluftës dhe përpjekja e...
1 800 Lekë 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001448

Botuesi: Toena

Viti 97, Mero Baze

Në jetën time, ky është libri që më ka marrë më shumë kohë derisa vendosa ta botoj, por dhe më pak kohë se çdo libër tjetër për ta shkruar. Është historia e rrënimit të demokracisë shqiptare, nga e cila ende vazhdojmë të vuajmë e që zë fill me goditjen vdekjeprurëse të zgjedhjeve në Shqipëri, më 26 maj 1996.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ne gjendje