Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • I ri
Qark i (pa)mbyllur burgjesh, Enver Dugolli
  • Qark i (pa)mbyllur burgjesh, Enver Dugolli

Qark i (pa)mbyllur burgjesh, Enver Dugolli

Zenit Editions

...Nëpër rreshta qarkullojnë kumte. Për shembull: historia do të shembet nën aktet e dhunës. Sepse dhuna është skena ku vijnë e shfaqen shkurt emra të historisë së këtij vendi.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Qark i (pa)mbyllur burgjesh
Origjinali:Qark i (pa)mbyllur burgjesh
Kategoria:Kujtime
Autori:Enver Dugolli
Botues:Zenit
Viti: 2023
Fq.224
Pesha:0.280 kg
ISBN:978-9928-293-43-5
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

P580 mijë shqiptarë u trajtuan në organet e sigurisë së Jugosllavisë (kryesisht serbe) deri në vitin 1989. Nëse e reduktojmë te mosha aktive, atëherë çdo shqiptar ka qenë objekt gjykimi i këtyre organeve. Nuk po e shtojmë këtu numrin e atyre që pësuan trajtimin e organeve të sigurisë dhe rendit gjatë aparteidit, pra dekadës së viteve 1990.
660 shekuj burg, kaq është llogaritur nga dy studiues koha që kanë kaluar shqiptarët e Kosovës në periudhën 1945-1991 në burgjet e Jugosllavisë. Këta shekuj mund të shprehen edhe në vite. 66 000 vite. Po të mendohet popullsia e Kosovës, e cila për një shekull u ngrit nga 1 milion në 2 milion, në Kosovë i bie kollaj që me këta vite burgu të krijosh, në kaq popullsi, më shumë se 2 000 Mandela. Por nuk është e lehtë për mendimin një Kosovë ku për çdo 1 000 njerëz e gjen një Mandelë.

...Kosova ishte krimi që kryhej në një cep nga ku nuk dilte zëri i dhimbjes. Apo për të cilin nuk kishte veshë demokratë dhe liberalë. Ndërkohë Evropa ishte e magjepsur me ëndrrën jugosllave.
...Këtij populli i kërkohet vetëm një gjë, të jetë i paqtë ndërkohë që mbi të ushtrohet dhunë. Sepse, regjimi serb zotëron një dije të vijueshme prej kohësh: shfarosja e ngadaltë kryhet më së miri jo mbi njerëzit, por mbi besimin. Dëshpërimi asimilon. Ndaj dhe aktivisti politik, gjurma e një vullneti që mbetet gjithnjë, e detyron burgosjen si formulë të domosdoshme të sigurisë së regjimit. Mbetja kokëfortë e vullnetit dhe inercia shtypëse e formulës, kjo është deri diku edhe tema që qëndron poshtë këtij teksti.
...Rrëfimtari na vendos piketat e veta të gjuhës: “Si njerëzim, ne jemi të tejkaluar prej gjëmave dhe të prapambetur në llogari të drejtash”; ose: “Së brendshmi kuptoja se çdo rezistencë pasive, në kushtet e burgut, është më e fortë se dhuna më laboratorike”; ose: “Duhej ta dinim patjetër se përse rriheshim. Arsyet e ndëshkimit ishin edhe treguesit e fitoreve tona.”

...Nëpër rreshta qarkullojnë kumte. Për shembull: historia do të shembet nën aktet e dhunës. Sepse dhuna është skena ku vijnë e shfaqen shkurt emra të historisë së këtij vendi.
Në reshta të imët ne shohim se pushtimi synon strategjikisht kudo ndarje. Shohim të skicohen format e fataliteteve. Fataliteti i parë është ai që qarkullon nën idenë se pushtimi është gjendje e përjetshme. Një i dytë është fataliteti i durimit, pra mendimi se tërë njerëzimi dhe tërë kohët e njerëzimit janë të destinuara në përsëritjen e prirjes së pështirë të mbijetesës. Por është edhe një i tretë, që formon grup njerëzish që mendojnë se patjetër gjendja duhet të ndryshojë, pra me çdo çmim. Të trija janë zgjedhje dhe zgjidhje fatale, të trija kërkojnë një çmim. Çmimi i tyre përcaktohet vetëm nga llogaria e marrëdhënies mes të jetuarit dhe vdekjes, mes publikes së jetuarit dhe privates së të vdekurit.

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928293435
ean13
9789928293435
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001576

Botuesi: Te tjere

Histori e Shqipërisë 1912-2000, Valentina Duka

Për çdo historian që ndërmendëson të shkruajë për një çështje të caktuar, është krejt e natyrshme dhe e domosdoshme të konstatojë pikësëpari ç`thotë për atë çështje letërsia historiografike pararendëse.
172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Çamëria, vol.3, Rrok Zojzi

Më së pari, për shkak se kemi në dorë monografinë e parë të një studiuesi të lëmit të etnografisë nga Shqipëria kushtuar Çamërisë. Duke shtuar këtu që kushti se si është realizuar kërkimi etnografik është krejt specifik – kërkim etnografik me banorë të Çamërisë të përzënë me dhunë nga trojet e veta. Ndërkohë, e gjithë kjo realizohej në situatë...
69,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Antikiteti, Eva Brinja

Amantia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në pozicionimin e saj si një rrugë dalje për në det për qendra të tjera.
345,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Shqipëria, një kallëzim nga udhëtimi i fundit 1880, Edward Frederick Knight

Në një stivë me traveologë për Shqipërinë dhe shqiptarët, libri i Edward Frederick Knight Albania: A narrative of Recent Travel është një përftesë për një lexim të disafishtë, përjetim kulturor në kohë, por edhe vramendje sot e të gjtihë ditën. I botuar në muajt e parë të vitit 1880, pra disa muaj pas kthimit nga aventura shqiptare, mbresat e përshkrimet...
149,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2969

Botuesi: Te tjere

Lufta e fundshekullit XX per Kosoven, Ismet Hajrullahu

Në rolin e një studiuesi, Ismet Hajrullahu synon të bëjë një analizë, ndër të parat analiza, të periudhës "hyrëse" të luftës për Kosovën, që është edhe ajo më e vështira, atë të viteve 1989 – 1998... Autori ka zgjedhur si yll polar të analizës së tij pikërisht faktorin më të ri, UÇK, lindjen dhe afirmimin e saj.
115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2617

Botuesi: Naimi

Hebrenjte ne Shqiperi, Shaban Sinani

Në Shqipëri nuk u miratuan kurrë ligje antihebraike dhe nuk ka pasur kampe përqendrimi për hebrenjtë. Shqipëria dhe shqiptarët shpëtuan jo 200 hebrenj vendës, por afro 15 – fishin e tyre, të ardhur nga Europa Qendrore dhe Ballkani.
172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Berk

Një varrim për çdo regjim, Klejd Këlliçi

Rëndësia e Varrezave të Dëshmorëve për regjimin komunist ishte po aq e madhe sa politika të tjera zyrtare, si industrializmi apo emancipimi. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për materializimin monumental e përkujtimor të dëshmorëve, si themel që justifikonte gjenezën e regjimit, por shfaqet qartazi dhe përpjekja për të njësuar dëshmorët, për të njësuar gjithçka...
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

The albanian ruling dynasty in Egypt 1805-1952, Faruk Borova

The role played by this Dynasty has been important not only for the Arab, but also for the Albanian world. It is well known that Missir, the name by which it was known then in Albania, was a second motherland to many Albanians who settled there either for economic or political reasons.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Shqiptarët Dhe shtetformimi ndër Pashallëqet, Dora D'istria

Nëse në historiografinë bashkëkohore shqiptare etapat historike analizohen dhe vlerësohen sipas parimit të rolit të masave në zhvillimet historike, përkundër në këtë punim filli përçues i trajtimit historiografik është roli i protagonistëve individualë që marrin përsipër të kryejnë kthesa të mëdha historike në jetën politike të një populli.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Murgjit bazilianë të Italisë në Shqipëri, Nilo Borgia

Merita e parë e veprës së Borgia – s qëndron në faktin se ajo përshkruan një ndër periudhat më të dendura të kulturës mbarëshqiptare, e cila patjetër duhet thelluar e studiuar më tej, duke mbetur një imperativ për historiografinë e sotme shqiptare. 
172,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2343

Botuesi: Dija-Poradeci

Ali Kuçi, Gjelok Marko

Puna për shkrimin e këtij libri më ka bërë të ec përmes fakteve e realiteteve të tmerrshme. Ka qenë një rrugë përmes errësirës e tmerrit të vdekjes, një rrugë ku fytyra e veprat e errësirës e të vdekjes pasqyrohen në anën e tyre më të egër.
46,00 SEK
More
Ka mbaruar