Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Kontribute ne kronologjine e historise se Shqiperise 1571-1941, At Giuseppe (Zef) Valentini
  • Kontribute ne kronologjine e historise se Shqiperise 1571-1941, At Giuseppe (Zef) Valentini

Kontribute në kronologjinë e historisë së Shqipërisë 1571 - 1941, At Giuseppe (Zef) Valentini

Plejad

Përsa i përket burimeve dokumentare, që i përkasin në pjesën e tyre më të madhe Mesjetës shqiptare, ajo çka është botuar është shumë pak gjë krahasuar me sasinë e madhe të materialeve të mbledhura nga Valentini gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, (1922-1942).

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kontribute në kronologjinë e historisë së Shqipërisë 1571 - 1941
Gjinia: Histori
Autori: At Giuseppe (Zef) Valentini
Përgatiti: Ndriçim Kulla, Dritan Thomollari
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2013
Fq. 285
Pesha: 0.301 kg.

Mbi librin

Përsa i përket burimeve dokumentare, që i përkasin në pjesën e tyre më të madhe Mesjetës shqiptare, ajo çka është botuar është shumë pak gjë krahasuar me sasinë e madhe të materialeve të mbledhura nga Valentini gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, (1922-1942).

Kjo përmbledhje dokumentesh i shtohej asaj të bërë nga etërit jezuitë që nga momenti i tyre i parë gjatë depërtimit në Shqipëri (1841), kur u stabilizuan më pas përfundimisht në vitin 1859, në krye të kolegjit Papnor Shqiptar të Shkodrës (134).

Ishte Veneti At Karlo Vaziliko (1838-1907) ai që e pasuroi i pari bibliotekën e komunitetit jezuit ( 120 kopje të dokumenteve të përpiluara nëpër arkivat Venete), i ndihmuar në punën e vet nga dy vëllezërit, At Luixhi Picolari (1853-1921) dhe At Karlo Dolçeti (1857-1919), që me kërkimet e tyre mbi historinë e Europës Lindore dhe mbi kadastrën Venete të Shkodrës (1416-1417), formuan bazën e Arkivit Historik të kolegjit Saverian (135).

Përmbledhja tërësore e një materiali interesant linguistik, toponomastik, folklorik dhe historik, u zmadhua në kohë edhe falë veprës së dy angazhuesve të mëdhenj: At Domeniko Pazi, për të cilin u fol më sipër, (nën-rektor i kolegjit të San Françesko Saverios në vitet 1882-1884 dhe rektor nga 1885 në 1888 dhe nga 1907 në 1908) dhe At Françesko Gjenovicit (1864-1936), të cilët me botimet e tyre në "Elçija" ose "Lajmëtari i Zemrës së Krishtit", në "Përparimi" apo "Kalendari i Veprës Pijore", i dhanë një impuls domethënës kulturës shqiptare. Atyre iu bashkuan Fulvio Kordinjano dhe vetë At Valentini.

Detajet e librit
Plejad
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, botim i plotë, At Zef Pllumi

Ndryshe qëndrojnë punët në rastin e kujtimeve të At Zef Pllumit, këtij famullitari të thjeshtë të aksh famullie, i cili nuk pretendon as të "dëshmojë për historinë", as të rrëfejë heroizma revolucionesh me "na ishte një herë" e as të trillojë "vegime e mirazhe" të ndonjë Shqipërie joekzistuese...
2 000 Lekë
More

Qemal Stafa, Jeta dhe Vrasja, Ylli Polovina

Ai ndodhet në një pozicion “strategjik” midis zyrave të Parlamentit dhe godinës së Presidencës, në një vijë të drejtë më pak se njëqind metra nga Kryeministria. Kjo do të thotë se mbeti atje ku jo pa qëllim për t’u spikatur ia kishe caktuar vendin regjimi i mëparshëm.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001661

Botuesi: Skanderbeg Books

Fjalor Historik i Kosoves, Robert Elsie

Ky botim i dytë i Fjalorit Historik të Kosovës, i rishikuar dhe zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme, i jep lexuesit informacione më të fundit për Kosovën dhe popullin e saj deri në mes të vitit 2010, duke përfshirë kështu periudhën e administrimit ndërkombëtar deri te shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008, dhe më te
2 500 Lekë
More

Referenca: 2758

Botuesi: Plejad

Teodor Ipen dhe Shqiperia ne fokusin e Perandorise Austro-Hungareze, Annelise Wernicke

Ipeni theksonte se nëse do të ndiqej programi i Lidhjes së Prizrenit, kjo do të çonte patjetër në një organizim federalist, gjymtyrët e së cilës do të ishin fiset, krahinat dhe qytetet e ndryshme në të cilat ndahej Shqipëria. Përfaqësuesit e tyre do të drejtonin Konventën, e cila natyrshëm do të nxirrte nga gjiri i saj një figurë shtetërore për ta vënë në...
800 Lekë
More

Referenca: SKU001711

Botuesi: Tirana Times

Shqiperia ne tranzicion, Elez Biberaj

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.
1 500 Lekë
More

Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit, Edwin E. Jacques

Edwin E. Jacques, historian e studiues amerikan, i kaloi vetëdijshëm kufijtë e një misionari të thjeshtë protestant, pa e hequr nga mendja pozitën e tij. Studimi i bërë islamizimit të Shqipërisë nuk kishte vetëm konture historike; brenda kontureve fetare të trajtesës ai përdori fjalë ligështuese për terrenin ku ngjau islamizimi.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2574

Botuesi: Plejad

Ligji i maleve shqiptare, At Giuseppe Valentini

Një nga veçoritë më të spikatura e më të qenësishme të kombit shqiptar është pa dyshim tradita e tij juridike, e ruajtur të paktën pjesërisht që nga epoka e hershme e depërtimeve greke e romake deri në ditët tona.
800 Lekë
More

Referenca: 2872

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i dyte

Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2873

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i trete

Ai paraqitej vërtet si një gjykatës i sinqertë, stimulues e mjeshtër i pakrahasueshëm. Tash e shihnim të rreptë e të ngurtë, sa të ngjallte një ndjenjë të fortë nënshtrimi, më pas të butë e këshillues, si njëri prej miqve të tu më të mirë.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2874

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste juridike, Giussepe Valentini

Njëri nga kontributet më të çmuara që botimet e pas viteve '90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa edhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2875

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste historike, Giussepe Valentini

Duket pothuajse e pamundur që të kesh parasysh plotësisht në një përmbledhje të shkurtër publikimet e panumërta të Xhuzepe Valentinit, që kanë si objekt çështjet e historisë shqiptare. Në një periudhë edhe më të hershme shkon përpjekja e Valentinit për të hartuar një kronologji të historisë së shqiptarëve.
800 Lekë
More

Referenca: 2876

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste letrare, Giussepe Valentini

Giuseppe Valentini, me një dashuri të ethshme e gjithnjë në rritje, shoqëruar nga një ndërmarrje rigoroze kulturore, u nxit në njohjen e thellë të çdo manifestimi të jetës së popullit shqiptar, të gjuhës, të zakoneve etnike, të historisë politiko – sociale, me rezultate të tilla në çdo disiplinë sa të konsiderohet sot me të drejtë një mjeshtër i...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2877

Botuesi: Plejad

Papa Kalisti lll, Skenderbeu, Shqiperia dhe kryqezata, Giussepe Valentini

Ky vëllim ka për bazë të vet një punim të tre autorëve (Shambra, Parino, Valentini) mbi dëshmitë që japin dokumentet e arkivës së Vatikanit mbi përkujdesjen e Papa Kalistit lll për çlirimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike nga zgjedha osmane dhe për organizimin e një kryqëzate që do të vinte në krye të saj heroi
800 Lekë
More

Referenca: 2879

Botuesi: Plejad

Kontribute per kronologjine e historise se Shqiperisë 337-395, Giussepe Valentini

Menjëherë pas luftës më 1945, At Giussepe Valentinit në Itali i caktohet drejtimi i revistës kulturore "Letture", një revistë të cilën ai e orientoi, strukturoi dhe frymëzoi në mënyrë aq efikase, saqë brenda 10 vitesh të aktivitetit ajo arriti të transformojë në mënyrë radikale gjithë këndvështrimin kritik katolik italian p
1 000 Lekë
More

Referenca: 2881

Botuesi: Plejad

E drejta e komuniteteve ne traditen juridike shqiptare, Giussepe Valentini

Duke pasur nga njëra anë në dispozicion një numër të madh kopjesh të dokumentacionit historik, të botuar e ta pabotuar, dhe nga ana tjetër, një eksperiencë të mjaftueshme dhe të drejtpërdrejtë të zakoneve e dokeve të vendit, unë mendova t'i mblidhja ato në një "korpus" të dokumenteve të ndryshme.
800 Lekë
More

Referenca: 2882

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste per lindjen e krishtere, Giussepe Valentini

. Një dokumentim me vlerë të rrallë e të pashoqe ikonografike dhe bibliografike, e veprimtarisë kulturore dhe shpirtërore, që lulëzoi në kolonitë shqiptare të Siçilisë në gjysmë – mijëvjeçarin e jetës së tyre në atdheun e ri.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2883

Botuesi: Plejad

Fjalor Bio-bibliografik Iliro-Shqiptar, Giussepe Valentini

Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë". Ajo doli për plot 16 numra, si një shtojcë e revistës LEKA, nga viti 1939 deri më 1943, kur u ndërpre për shkak të luftës, deri në zërin Aldobrandini.
800 Lekë
More

Referenca: 2897

Botuesi: Plejad

Statuti personal ne Shqiperi ne epoken e Skenderbeut, Giuseppe Valentini

Në veçanti, na duhet të besojmë se "autoritetet noteriale të perandorisë" të ardhur prej shkollave të Bolonjës, Padovës, Napolit, e ndoshta dhe Pavisë, nuk qenë të kufizuara vetëm në njohjen e koncepteve të së drejtës imperiale romane (ose gjermanike) apo të asaj kanonike, por qenë të ndikuara jo pak nga mentaliteti juridik i komunave italiane.
600 Lekë
More

Botuesi: Plejad

Përmbledhje dokumentash për historinë e Shqipërisë 1200 - 1500, At Giuseppe (Zef) Valentini

Duke iu kushtuar kërkimeve historike të Shqipërisë, mund të themi se Etërit Jezuitë të provincës venete vazhdojnë një traditë të lavdishme të familjes. Në fakt, është e njohur se tre përpiluesit e Illyricum Sacrum, që mbetet gjithnjë vepër themelore në historinë shqiptare, saktësisht ishin anëtarë të po asaj province të nderuar.
700 Lekë
More

Botuesi: Plejad

Skënderbeu dhe Papati 1442 - 1467, At Giuseppe (Zef) Valentini

Gjergj Kastrioti, kur në mesin e shekullit XV papritur u shfaq në historinë e Evropës si protagonist në luftën e ashpër kundër turqve, për të gjithë ishte një personazhi ri. Ishte i ri edhe emri "Skënderbej"! Më parë nuk ishte veçse një peng në duart e sulltanit, dhe ishte i njohur vetëm për ata që njihnin fatin e keq të derës së tij princërore, e rënë...
1 000 Lekë
More