Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Heronjte, Simon Sebag Montefiore
  • Heronjte, Simon Sebag Montefiore

Heronjtë, Simon Sebag Montefiore

Te tjere

Heroizmi nuk është në modë. Ne shpërfillim heronjtë e vërtetë dhe në vend të tyre ngremë idhuj pa vlera. Epoka moderne e realitetit – TV dhe e lajmeve 24 orëshe pa ndalesë shpesh ngatërron shfaqjet publike të emocioneve dhe vuajtjeve me veprat e vërteta të heroizmit. Por ne duhet ta bëjmë heroizmin sërish të modës.

1 800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Heronjtë, historitë e burrave dhe grave më të famshme
Origjinali: Heroes, history's greatest men and women
Gjinia: Histori
Autori: Simon Sebag Montefiore
Shqipëroi:  Skënder Shkupi
Shtëpia botuese: Botimet 55
Viti: 2015
Fq. 524
Pesha: 0.852 kg.
ISBN: 978-9928-106-33-9

Koment nga autori

Heroizmi nuk është në modë. Ne shpërfillim heronjtë e vërtetë dhe në vend të tyre ngremë idhuj pa vlera. Epoka moderne e realitetit – TV dhe e lajmeve 24 orëshe pa ndalesë shpesh ngatërron shfaqjet publike të emocioneve dhe vuajtjeve me veprat e vërteta të heroizmit. Por ne duhet ta bëjmë heroizmin sërish të modës.

Ju nuk do të jeni dakord me të gjitha zgjedhjet e mia. Ju rrëfehem se zgjodha disa personazhe sepse thjesht nuk munda t'i rezistoja gjenisë apo shpirtit të tyre. Nëse do të kisha zgjedhur vetëm shenjtorë, atëherë "Heronjtë, historitë e burrave dhe grave më të famshme" do të ofronte një lexim të mërzitshëm – dhe unë shpresoj, mbi të gjitha, që të paktën ky do të jetë një libër zbavitës e po ashtu informues për lexuesin.

Virtytet e heroizmit janë trimëria, toleranca dhe altruizmi. Heroizmi përfshin gatishmërinë për të rrezikuar, për t'u dalë zot atyre që janë më të dobët dhe për të mbrojtur lirinë. Heronjtë ndiejnë një detyrim kundrejt diçkaje që duhet ndrequr jashtë vetes së tyre më shumë sesa të parit thjesht vetëm të lumturisë së tyre.

Ky libër është një përkushtim ndaj trimërisë njerëzore, realizimit të një qëllimi, tolerancës dhe krijimtarisë por njëherësh është edhe një arkë – thesar historish dhe personazhesh që ne të gjithë duhet t'i njohim.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928106339
ean13
9789928106339
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Ballkani imagjinar, Maria Todorova

"Ballkani imagjinar" konsiderohet gjerësisht si libri më i mirë i shkruar për Ballkanin, për mënyrën se si ka ndryshuar historikisht perceptimi (përgjithësisht negativ) që ka Europa për të apo edhe vetë ideja që popujt e gadishullit kanë për veten.
1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Fronte dhe luftëra 1897 - 1900, Winston S. Churchill, vol. 1

Historia që kam ndërmend të shkruaj është historia e njërës prej luftërave kufitare. Për nga përmasat europiane ajo nuk është e rëndësishme as nga rezultatet, as nga numri i atyre që morën pjesë në të. Fatet e perandorisë nuk vareshin nga rezultati i saj. Mirëpo tregimi për të nuk është pa interes dhe është në gjendje të japë ushqim për përsiatje.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2257

Botuesi: IDK

Politika e jashtme e Shteteve te Bashkuara, Michael Cox, Doug Stokes

Ajo që e dallon këtë libër nga gjithë të tjerët që trajtojnë të njëjtën temë është gjerësia e kontribuesve, si dhe thellësia dhe cilësia e analizës. Ky libër do përbëjë një kontribut të rëndësishëm për studentët dhe gjithë ata që duan të kuptojnë ç'rol ka Amerika në politikën ndërkombëtare
1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000320

Botuesi: Ideart

Pushtet dhe parajse, Robert Kagan

Në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA dhe Europës janë në gradën e fundit, që pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ky libër i shkurtër, por mjaft goditës, përbën një literaturë thelbësore. Robert Kagan i detyron të dyja këto forca të mëdha ta shohin veten te sytë e njëri – tjetrit.
600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Dy në një, 20% ulje mbi Ballkanin

Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Histori e Ballkanit: Nacionalizmi, luftërat dhe fuqitë e mëdha 1804-2012 nga Misha Glenny dhe Ballkani imagjinar, Maria Todorova. Çmimi i kopertinës për të dy librat është 3 mijë lekë. Ofrohen me 20% ulje.
3 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Islamizmi ballkanik, Alexandre Popovic

Autori argumenton se islamizmi ballkanik pasosman nuk ka një emërues të përbashkët, gjë që në fakt nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Duke u përpjekur të kuptohet diçka lidhur me këtë çështje, janë shqyrtuar me vëmendje grupet e shumta që e kanë përbërë atë, zhvillimi i tyre në kohë dhe në kushtet e reja.
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Homo Deus, Yuval Noah Harari

Lufta ëshë jashtë mode. Ka më shumë të ngjarë të vrasësh veten se sa të vritesh në ndonjë konflikt. Uria po zhduket. Mund të rrezikosh më shumë nga obeziteti sesa nga uria. Vdekja është thjesht një problem teorik. Barazia del, pavdekësia hyn. Çfarë do të na sjellë e ardhmja? Kjo është etapa pasardhëse e evolucionit.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2492

Botuesi: IDK

Lindja e Turqise moderne, Bernard Lewis

Ky libër ka për subjekt historinë e dy shekujve të fundit të Turqisë, pra lindjen e Turqisë moderne mbi gërmadhat e Perandorisë Osmane. Një temë për të cilën janë shkruar një mori librash, por mes tyre libri i Bernard Lewis pranohet tashmë si një "klasik", si një ndër librat që duhet të bëjnë pjesë në bibliotekën e çdokujt që i intereson historia.
900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2083

Botuesi: Helga's Secrets

Mein Kampf (Lufta ime), vol. 1, Adolf Hitler

Kemi dëgjuar sugjerime që këtij libri duhet t'i vendosim ngado shënime ku të kundërshtojmë idetë e autorit. Kjo do të dukej një shaka nga ato që i ndodhnin dikur shtëpisë botuese "8 Nëndori" para viteve 90'. Shoqëria e hapur nuk njeh asnjë kufi censure. Nëse diksush ka ide të ndryshme nga ky libër, natyrisht që ka të drejtë t
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Në shërbim të popullit, filozofia qeverisëse e PKK – së

Shërbimi përbën qëllimin. T'i shërbesh popullit me të gjithë forcën e shpirtit përbën detyrën themelore të ndërtimit të një partie politike të orientuar drejt shërbimit. Koncepti i një partie politike të orientuar drejt shërbimit i jep përgjigje pyetjes "Përse shërbejnë studimi dhe inovimi?"
900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000321

Botuesi: Ideart

Renia e Kostandinopojes, Steven Runciman

Steven Runciman mbetet njëri prej studiuesve më të shquar të historisë së mesjetës. Veprat e tij mbi historinë e kryqëzatave janë edhe sot e gjithë ditën pika referimi të pakapërcyeshme dhe modele të popullarizimit të arritjeve shkencore.
600 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Stalini në oborrin e carit të kuq, Simon Sebag Montefiore

"Në oborrin e Carit të kuq", shkruar nga Simon Sebag Montefiore, një nga biografët më të njohur të diktatorit sovjetik, Stalinit. Ndonëse të tjerë libra janë shkruar për të, ky botim ka privilegjin të jetë i pasuruar me të dhënat më të fundit mbi jetën e diktatorit, qëmtuar në arkivat ruse, të sapo hapura.
1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Sashenka, Simon Sebag Montefiore

Kjo është historia ndër breza e grave dhe fëmijëve të një familjeje të sajuar dhe shpresoj se do të shijohet si e tillë: një roman i ngushtë për një familje. Por frymëzimin e ka tek shumë historia, letra dhe raste që kam gjetur në arkiva dhe kam dëgjuar në intervista gjatë dhjetë viteve që jam marrë me studimin e historisë ruse.
1 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Monstrat, Simon Sebag Montefiore

Monstrat është përzgjedhje e karaktereve më djallëzorë dhe krimeve më përçudnuese të historisë botërore, e historianit mjaft të njohur, Simon Sebag Montefiore. Këtu strehohen perandorë gjakatarë dhe vrasës, tiranë dhe tradhëtarë të marrosur, pushtues gjakpërlyer, kanibalë të prishur, joshëse të pamëshirshme, inkuizitorë mizorë, fanatikë revolucionarë.
1 600 Lekë
More
Në gjendje