Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Shpikja e tradites, Eric Hobsbawm, Terence Ranger
  • Shpikja e tradites, Eric Hobsbawm, Terence Ranger

Shpikja e traditës, Eric Hobsbawm, Terence Ranger

Te tjere

Shumë nga traditat të cilat i mbajmë si me origjinë të lashtë, në fakt janë shpikur relativisht së fundi. Ky libër hulumton disa raste të këtij procesi shpikjeje: krijimi i "kulturës kombëtare" të Uellsit dhe Skocisë; përpunimi i ritualeve mbretërore britanike të shekujve XIX dhe XX.

9,91 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shpikja e traditës
Origjinali: The Invention of Tradition
Gjinia: Histori
Autori: Eric Hobsbawm, Terence Ranger
Shqipëroi: Doan Dani, Enis Sulstarova
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2015
Fq. 400
Pesha: 0.386 kg.
ISBN: 978-9928-185-03-7

Mbi librin

Shumë nga traditat të cilat i mbajmë si me origjinë të lashtë, në fakt janë shpikur relativisht së fundi. Ky libër hulumton disa raste të këtij procesi shpikjeje: krijimi i "kulturës kombëtare" të Uellsit dhe Skocisë; përpunimi i ritualeve mbretërore britanike të shekujve XIX dhe XX; origjina e ritualeve perandorake në Indinë britanike dhe Afrikë; dhe përpjekjet e lëvizjeve radikale për të zhvilluar kundërtraditat e tyre.

Ky libër, me shtrirje kaq të gjarë, synon të hetojë ndërveprimin kompleks të së shkuarës me të tashmen, në një studim brilant të ritualit dhe simbolizmit. Lexuesi shqiptar nuk do ta ketë të vështirë të vërejë mekanizmat e shpikjes së traditave dhe përdorimin e tyre edhe në diskursin bashkëkohor shqiptar për të legjitimuar ekzistencën dhe veprimet e shtetit – komb modern.

Mbi autorët

Eric Hobsbawm (1917 – 2012) ka qenë një nga historianët më të njohur të shek. XX. Ai lindi në Egjipt në një familje çifute, kaloi fëmijërinë në Vjenë dhe Berlin. Me ardhjen në fuqi të Hitlerit, familja e tij u shpërngul në Britaninë e Madhe, ku Hobsbawm – i përfundoi doktoraturën në histori (në Universitetin e Kembrixhit) dhe zhvilloi pjesën më të madhe të karrierës së tij.

Ndër veprat e tij më të njohura janë trilogjia për historinë e shek. XlX (Epoka e revolucionit, Epoka e kapitalit, Epoka e perandorisë), Epoka e ekstremeve për historinë e shek. XX, Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780 – a, si dhe vëllimi me bashkëautorësi "Shpikja e traditës".

Terence Ranger është një historian britanik i specializuar në hjistorinë e Afrikës, sidomos të Zimbabvesë. Ai ka qenë president i Shoqatës Britanike të Studimeve Afrikane dhe është angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht të azilkërkuesve.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928185037
ean13
9789928185037
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000809

Botuesi: Bota Shqiptare

Kush e sundon boten?, Jim Marrs

Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej...Historia e fshehtë që bashkon Komisionin Trepalësh me Masonët dhe Piramidat e Mëdha.
12,39 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2739

Botuesi: Tirana Times

Vizion Strategjik, Zbigniew Brzezinski

Bota sot është bërë ndëraktive dhe e ndërvarur. Gjithashtu, për herë të parë ajo është bërë një vend ku problemet e mbijetesës së njerëzimit kanë filluar t'i bëjnë hije konflikteve ndërkombëtare të zakonshme. Fatkeqësisht, fuqitë e mëdha ende nuk kanë mundur të gjejnë përgjigje të përbashkëta globale ndaj sfidave të reja.
9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botime Koliqi

Njerëzimi / Një histori shpresëdhënëse, Rutger Bregman

Libri Njerëzimi siguron shtyllën kurrizore filozofike dhe historike për të na dhënë vetëbesimin për të bashkëpunuar, për të qenë të mirë dhe për të patur besim tek njëri-tjetri dhe për të ndërtuar një shoqëri më të mirë.
14,86 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2741

Botuesi: Dituria

Historia e Frances, Georges Duby

Vepra është një rrugëtim mes ngjarjesh, që merr në konsideratë jo vetëm strukturat politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike, por edhe botëkuptimet, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore. Kjo metodë mundëson ndërtimin e një tabloje të hollësishme dhe koherente që ndriçon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve të mëdha dhe përditshm
19,82 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Mesjeta në zanafillat e identitetit europian, Jacques Le Goff

Një vepër që ka në qendër të saj analizën e shndërrimeve në jetën e përditshme dhe ndikimi i tyre në evolucionin e shoqërisë. Në këtë libër autori përpiqet t'u japë përgjigje disa pyetje të tilla si: Ç'nënkuptojmë me fjalët aq shpesh të përdorura "Identitet Europian"?
5,15 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 3

Në këtë pikë Stalini u duk se kapi avantazhet strategjike të "Torch". Ai përmendi katër arsye kryesore për të: së pari: kjo do të godiste Romelin në shpinë; së dyti, do të kërcënonte Spanjën; së treti, do të shkaktonte luftime midis gjermanëve dhe francezëve në Francë; dhe së katërti, do të ekspozonte Italinë para gjithë ashpërsisë së luftës.
11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Historia e Anglisë, Philippe Chassaigne

Po aq sa edhe mbretërit dhe mbretëreshat, betejat dhe perandoria, kryetema e Anglise kanë qenë gjithmone liria e individit, sundimi i ligjit, dhe demokracia parlamentare e shpikur për t'i mbrojtur ato.
14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Histori e shkurtër e botës, Ernst H. Gombrich

Tërheqës, plot dije dhe shembuj, Ernst Gombrich na shpalos të gjithë zhvillimin e njerëzimit. Kjo është historia e botës e rrëfyer nga një mendje e ndritur: joshës si një roman, i pasur si një enciklopedi.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Jeta ime, L. D. Trockij

"Jeta ime" e Trockit, vëllimi i të cilit po i jepet sot lexuesit shqiptar, përmban veprimtarinë e Trockit prej fillimit të vitit 1917 e deri në fund të jetës së tij. Pa dyshim, kjo është edhe pjesa më interesante dhe më përfaqësuese e jetës së tij.
6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Islamizmi ballkanik, Alexandre Popovic

Autori argumenton se islamizmi ballkanik pasosman nuk ka një emërues të përbashkët, gjë që në fakt nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Duke u përpjekur të kuptohet diçka lidhur me këtë çështje, janë shqyrtuar me vëmendje grupet e shumta që e kanë përbërë atë, zhvillimi i tyre në kohë dhe në kushtet e reja.
19,82 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Endrra kineze, Li Junru

Koncepti i "Ëndrrës Kineze" preku menjëherë zemrat e popullit kinez. Në epokën moderne, Ëndrra Kineze mishëron idealet dhe përpjekjet e njerëzve, shpresën se Kina do të ngrihet përsëri dhe do të bëhet e fuqishme dhe e pasur.
4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Idioma kineze

"Idioma kineze" përfshin vetëm një pjesë të vogël, por përfaqësuese nga thesari i pafund i idiomave të gjuhës kineze. Idiomat janë një pjesë thelbësore e çdo gjuhe dhe kur është fjala te gjuha kineze, ato vlerësohen si perla të çmuara të saj.
4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Lulja e Diellit, Simon Vizental

Simon Vizentali tregon një histori personale të një ngjarjeje në një kamp përqendrimi dhe pyet se çfarë do të bënit ju po të ishit në vendin e tij. Teologë, udhëheqës politikë dhe moralë, shkrimtarë iu përgjigjën pyetjes – pyetje që është njëkohësisht fetare, politike, morale dhe personale – secili sipas perspektivës së tij.
5,95 CHF
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000212

Botuesi: Cabej

Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë Eric Hobsbawm

"Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë" me tri ndarjet e mëdha kronologjike: Epoka e Katastrofës, Epoka e Artë dhe Shembja e Madhe, shkruar me këndvështrimin e njeriut që beson në arsyen dhe në shkencën e, po aq, në mundësinë e përmirësimit  të së ardhmes së njerëzimit.
11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Konkuista e Amerikës, Tzvetan Todorov

Spanjollët e fitojnë luftën. Në mënyrë të padiskutueshme, ata kanë epërsi ndaj indianëve në pikëpamje të komunikimit ndërnjerëzor. Por fitorja e tyre është problematike, sepse nuk ekziston vetëm një formë e vetme komunikimi, një dimension i vetëm i aktivitetit simbolik...
9,91 CHF
More
Ne gjendje