Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Historite, Herodoti
  • Historite, Herodoti

Historitë, Herodoti

IDK

Një nga kryeveprat e letërsisë klasike e më në përgjithësi të letërsisë botërore të të gjitha kohëve. Jo rastësisht shumëkush e ka quajtur Herodotin si Homerin e prozës evropiane. Të tjerë e kanë quajtur atë "babai i historisë".

15,54 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Historitë
Origjinali: Ἱστορίαι
Gjinia: Histori
Autori: Herodoti
Shqipëroi: Aleko Minga
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2014
Fq. 610
Pesha: 0.758 kg.
ISBN: 978-9928-136-24-4

Mbi librin

Një nga kryeveprat e letërsisë klasike e më në përgjithësi të letërsisë botërore të të gjitha kohëve. Jo rastësisht shumëkush e ka quajtur Herodotin si Homerin e prozës evropiane. Të tjerë e kanë quajtur atë "babai i historisë". Por, ç'është më e rëndësishmja, "Historitë" s'është thjesht një objekt i vendosur në raftet e muzeut të historisë, por një vepër që vazhdon të lexohet, për të cilën vitet e fundit ka patur një interesim në rritje, çka ka sjellë një mori përkthimesh e botimesh të reja të veprës së tij në shumë vende të botës, duke e bërë atë një ndër veprat më të lexuara të letërsisë klasike.

Siç dihet, në qendër të veprës së Herodotit është ndeshja mes qyteteve – shtete helene dhe "barbarëve", ushtrisë së stërmadhe të Perandorisë Persiane, e cila në fillim të shekullit të pestë para e. r. u rrek të pushtonte Greqinë e mbarë Europën.

Një ndeshje e pabarabartë, nga e cila ushtria e vogël greke doli fitimtare, duke shënuar kësisoj një ndër epopetë më të lavdishme, e cila bëri të mundur lindjen e Epokës së Artë të Athinës, që pati një ndikim aq afatgjatë në gjithë zhvillimin e kulturës moderne.

Por libri i Herodotit s'është thjesht rrëfimi i kësaj lufte, përkundrazi, është një vepër që sjell një informacion tepër interesant për mbarë botën e njohur të kohës së tij, për mjaft vende e popuj të tjerë të Europës e Azisë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928136244
ean13
9789928136244
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UEGEN

Ataturku, rilindja e një kombi, Patrick Kinross

Në fillim është kureshtja, pastaj vijnë me radhë personaliteti, karakteri, forca, këmbëngulja, analizat e thella që lidhen ngushtë me politikën, aksionin po politik, durimi, shpërfillja e gjërave të vogla, revolucione për gjithçka e me dorë të fortë në jetën sociale dhe kulturore të vendit, duke arritur përmbysjet e mëdha, liri të cilat Turqia republikane...
13,32 
More
Në gjendje

Referenca: 2533

Botuesi: Onufri

Procesi i Nurembergut, vellimi i pare

Egërsia e shtypjes hitleriane nuk është një fakt i ri dhe të gjithë vendet e pushtuara prej tyre, kanë vuajtur nga forma më e keqe e qeverisjes me ndihmën e terrorit. I ri është fakti që në shumë nga këto territore, që po çlirohen nga përparimi i ushtrive të vendeve çlirimtare, hordhitë hitleriane, gjatë tërheqjes së dëshpëruar, i kanë dyfishuar mizoritë...
11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Stalini në oborrin e carit të kuq, Simon Sebag Montefiore

"Në oborrin e Carit të kuq", shkruar nga Simon Sebag Montefiore, një nga biografët më të njohur të diktatorit sovjetik, Stalinit. Ndonëse të tjerë libra janë shkruar për të, ky botim ka privilegjin të jetë i pasuruar me të dhënat më të fundit mbi jetën e diktatorit, qëmtuar në arkivat ruse, të sapo hapura.
16,65 
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Libri i të Vdekurve

Historia nistore e kësaj përmbledhjeje madhështore është mërtisur prej territ të lashtësisë. Autorësia i përshkruhej zotit Tot, shkruesit të zotave; Toti, gjatë Krijimit, shqiptoi fjalët, të cilat u trupëzuan nga Ptahu dhe Khenemui.
5,55 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001572

Botuesi: Dituria

Europa Lindore dhe Qendrore midis dy luftërave botërore, Joseph Rothschild

"Europa Lindore dhe Qendrore midis dy luftërave botërore" është një histori politike e sofistikuar e kësaj zonës të Europës në vitet midis dy luftërave botërore. Libri është shkruar nga një studiues i shquar i fushës dhe përbën një kontribut origjinal në literaturën e kulturës politike të Polonisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, Jugosllavisë, Rumanisë,...
11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Historia e Adriatikut

Vepër e një grupi historianësh francezë me emër. Padyshim, vepra më e plotë ndër ato që i janë kushtuar detit Adriatik e viseve përreth. Të këtij deti i cili qysh në fi llimet e historisë ka luajtur përherë një rol mjaft me rëndësi në historinë e njerëzimi, duke qenë herë një rrugë nëpër të cilën Jugu depërtonte në Evropën Qendrore.
20,98 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Spiun mes shokësh, Kim Filbi dhe Tradhëtia e Madhe, Ben Macintyre

... Në Londër, pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke diskutuar për Shqipërinë. Shumica e njerëzve në Britani, Amerikë dhe BRSS, po qe se iu shkonte mendja ndonjëherë për Shqipërinë, e përfytyronin si një vend të egër në një cep të Europës, një vend pothuajse mitik...
22,20 
More
Në gjendje

Referenca: 2558

Botuesi: Toena

Ballkani në historinë botërore, Andrew Baruch Wachtel

I shkruar me energjinë dhe gjallërinë e jetës, me një vështrim të freskët pozitiv për Ballkanin, për këtë rajon me larmi kulturore e kompleksitet historik të habitshëm e të jashtëzakonshëm.
8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rikthimi i historisë dhe fundi i ëndrrave, Robert Kagan

Në këtë libër të rëndësishëm, që është shkruar në kohën e duhur dhe në mënyrë kaq mjeshtërore, Robert Kagan tregon se "fundi i historisë" ishte një iluzion. Sfidat e sotme globale paraqesin një sprovë jetike për demokracitë e botës.
7,77 
More
Ne gjendje

Referenca: 2626

Botuesi: Dituria

Historia e Spanjes, Vesga, Cortazar

Historia e Spanjës apo historia e spanjollëve? Për historianin e fundshekullit XX, i çliruar nga tundimet e uniformitetit të shekullit XIX, nuk është e lehtë të vendosë të zgjedhë një term të përshtatshëm për tre mijë vjetët e fundit të kronikës gadishullore.
16,65 
More
Ne gjendje

Referenca: 2893

Botuesi: Plejad

Fushat e grurit, kodrat e gjakut, Anastasia Karakasidi

Ky libër i mbushur plot me fakte e detaje, demonstron se në kundërshti me retorikën zyrtare, popullsia e sotme e Maqedonisë greke ka një bazë etnike dhe një sfond kulturor krejtësisht të ndryshëm nga ai grek. 
13,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lindja e Britanisë, Winston S. Churchill, vol. 2

Dhe ja, në këtë vend të shkretuar u shfaq engjëlli i shpëtimit, mbrojtësja më fisnike e Francës, më e shkëlqyera mes heronjve, më e adhuruara prej gjithë shenjtëve të saj, kujtimet për të cilën për një kohë të gjatë kanë frymëzuar francezët, virgjëresha – fshatarë, e mrekullueshmja Zhana D'Ark.
11,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Anglisë, Philippe Chassaigne

Mite magjepsëse, që mbështjellin sigurisht një realitet më të koklavitur. Për ta kuptuar, le të zhytemi në rrëfimin e këtyre dy mijë vjetëve histori që nga pushtimi roman deri më sot, duke kaluar nëpër periudhën saksone, lindjen e një vetëdijeje kombëtare, konfliktet e dhimbshme fetare, afirmimin si një fuqi botërore... Një rrëfim, natyrisht jo...
16,65 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000163

Botuesi: Ideart

Bashkëpirja, Platoni

Në këtë dialog filozofik, Platoni trajton temën më njerëzore: Erosin. Personazhet e pranishëm, mes të cilëve Sokrati dhe komediani më i madh i kohërave, Aristofani, vendosin t'i thurin lavde Dashurisë. Secili prej tyre jep një tipologji të saj: dashuria si forcë krijuese, si alkimi dhe rregullator i marrëdhënieve ndërnjerëzore.
11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000319

Botuesi: Ideart

Njerezit e shquar te antikitetit, Ralda Forzin, Beverley Tavio

Ky libër enciklopedik, i vyer si për ata që dinë, ashtu edhe për ata që duan të mësojnë ende, na paraqet njerëzit e shquar të lashtësisë që 3000 vjet para Krishtit. Leximi i tij është një zhvendosje në kohë drejt Mesopotamisë, Egjiptit, Greqisë së Lashtë dhe Romës.
7,77 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2707

Botuesi: Plejad

Politika, Aristoteli

Tregohet se veprat e Aristotelit u ruajtën nga studenti i tij, Theophrastus, ai që vijoi Aristotelin në udhëheqje të shkollës shëtitëse. Libraria e Theophrastusit i kaloi nxënësit të tij Neleus. Për ta mbrojtur nga hajdutët, trashëgimtarët e Neleusit i fshehën ato në një qilar, ku shumica e veprave u prishën nga lagështia, moli dhe krimbat.
8,88 
More
Ne gjendje

Referenca: 2838

Botuesi: Zambaku

Apologjia e Sokratit, Platoni

Detyra ime është t'u tregoj se virtytet nuk i blejnë dot me para, por paratë dhe mirësia e njeriut fitohen duke pasur virtyte. Në qoftë se mendoni që këto që ju thashë janë gabim dhe ju sjellin të rinjve dëme, atëherë mund ta quaj veten fajtor. Por po doli ndonjëri prej jush e thotë se ti nuk na ke mësuar diçka të tillë, atëherë ai gënjen.
3,89 
More
Ka mbaruar