- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
A ekziston dhe a është në krizë identiteti europian? A ekziston realisht një Europë e bashkuar, së pari përmes njësimit ekonomik që përligj harrimin e "inateve" të vjetra që i ka dëshmuar historia, e përpjekjeve për sovranitet, për një identitet kombëtar? Në përpjekje për të treguar lindjen e Europës, Geary hedh tezën e guximshme që e çon krijimin e identiteteve tona jo larg në kohë.
Titulli: Miti i Kombeve
Origjinali: The Myth of Nations: The Medieval Origins of Europe
Gjinia: Histori
Autori: Patrick Geary
Shqipëroi: Etleva Lala
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2011
Fq. 328
Pesha: 0.357 kg
ISBN: 978-99956-38-46-7
A ekziston dhe a është në krizë identiteti europian? A ekziston realisht një Europë e bashkuar, së pari përmes njësimit ekonomik që përligj harrimin e "inateve" të vjetra që i ka dëshmuar historia, e përpjekjeve për sovranitet, për një identitet kombëtar? Në përpjekje për të treguar lindjen e Europës, Geary hedh tezën e guximshme që e çon krijimin e identiteteve tona jo larg në kohë.
"Historia moderne lindi në shekullin e nëntëmbëdhjetë, u konceptua dhe u zhvillua si një instrument i nacionalizmit europian. Si një mjet i ideologjisë nacionaliste, historia e kombeve të Europës ishte një sukses i madh, por e ka kthyer të kuptuarit tonë të së shkuarës në një kosh plehrash toksikë, të mbushur me helmin e nacionalizmit etnik dhe ky helm ka depërtuar thellë në vetëdijen popullore.
Të pastrosh këtë kosh është sfida më e vështirë që po përballin historianët sot. Historia e vërtetë e kombeve që populluan Europën në Mesjetën e hershme nuk fillon në shekullin e gjashtë, por në të tetëmbëdhjetin.
Kjo nuk është për të mohuar që njerëzit që jetonin në të kaluarën e largët nuk e kishin ndjenjën e kombit apo të identitetit kolektiv, por dy shekujt e fundit të aktivitetit intelektual dhe të konfrontimeve politike i kanë ndryshuar kaq shumë mënyrat se si mendojmë për grupet sociale dhe politike, saqë e kemi të pamundur të pretendojmë dhënien e një pikëpamjeje "objektive" të kategorive sociale të Mesjetës së hershme pa u prekur nga kjo e kaluar e afërt.
Jo vetëm që nacionalizmi etnik, siç e kuptojmë ne sot, është në një farë mënyre një shpikje e kësaj periudhe të vonë, por siç do të shohim, vetë mjetet e analizës me të cilat ne pretendojmë se praktikojmë histori shkencore u shpikën dhe u perfeksionuan brenda përbrenda një klime të gjerë nacionalizmi dhe preokupimesh nacionaliste. Më shumë se instrumente neutrale shkencore, metodat moderne të kërkimit dhe të të shkruarit të historisë u zhvilluan specifikisht për të thelluar qëllimet nacionaliste".
Geary në këtë pikë e shikon historinë, veçanërisht atë mesjetare të manipuluar për qëllime politike. Pikërisht nga kjo periudhë e errët, sipas tij kanë lindur mitet e kombeve që sot vazhdojnë të përdoren si fakte që gjenerojnë konflikte për përkatësi territoriale dhe si mite të dhunshme në kohët e sotme.
Duke iu drejtuar një publiku të gjerë dhe jo thjesht specialistëve të fushës, Geary është ndalur në shembuj konkretë. Duke folur për Ballkanin si një vatër e nxehtë, për të dhënë një kuptim se sa e dukshme është kriza e identitetit europian, ai ndalet edhe në konfliktin e përgjakshëm të serbëve ndaj kosovarëve.
"Për momentin, të paktën kosovarët qenë në gjendje të kthehen në Kosovë nga kampet e tyre të refugjatëve në Shqipëri dhe Maqedoni. A do të jenë edhe 'popujt' e tjerë që do të dëbohen prej shtëpive të të parëve të tyre nga urrejtja etnike dhe armatimet moderne po kaq me fat, apo mikpritësit e tyre do t'i konsiderojnë ata si mysafirë të përhershëm dhe të pamirëpritur?", shkruan historiani.
Duke ndjekur linjën e tij se identiteti është përdorur si ideologji dhe duke u ndalur tek imigrimet e sotme të paligjshme, Geary shpjegon edhe reagimet e shteteve të mëdha si Franca për të rishqyrtuar identitetin kombëtar francez. "Rezultatet janë shqetësuese", thotë ai. "Frika nga islamizimi i Francës ka çuar në një ringjallje të së djathtës ksenofobike franceze".
Duke shkuar te një shtet tjetër i madh, Gjermania e duke prekur çështjet e pakicave dhe raportet e identitetit me kalimin e viteve, Geary shtron pyetjen: Kush është gjerman? A mund të bëhet gjerman një imigrant, apo identiteti gjerman është çështje gjaku e race? Këto çështje janë shtruar edhe më parë dhe pasojat kanë qenë të tmerrshme".
Atëherë për kë është Europa? "Popujt e Europës kanë qenë gjithmonë shumë më të lëvizshëm, më kompleksë dhe më dinamikë sesa imagjinatat e nacionalistëve modernë. Emrat e kombeve mund të na duken të njohur pas njëmijë vjetësh, por realitetet sociale, kulturore dhe politike të mbuluara nga këto emra kanë qenë radikalisht të ndryshëm nga çfarë janë sot.
Për këtë shkak, neve na duhet një botëkuptim i ri i popujve të Europës, veçanërisht për periudhën formuese të identitetit europian që ishte ajo e mijëvjeçarit të parë. Ne duhet gjithashtu të kuptojmë se si traditat e përcjella që kanë nxjerrë me miliona njerëz në rrugë dhe me miliona të tjerë i kanë çuar në varr në shekullin e njëzetë, u formësuan pak më shumë se një shekull më parë", thotë Geary, duke vazhduar: "A janë kombet e Komunitetit Europian 'vende të imigrimit', apo të mirat e kësaj nënshtetësie janë rezervuar vetëm për francezët, italianët, danezët dhe britanikët 'e vërtetë'? Vetë fakti që akoma shtrohen të tilla pyetje, tregon se sa e gjallë mbetet agjenda e diskretituar e nacionalizmit dhe e racizmit".
Marrë nga Gazeta Express
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001572
Botuesi: Dituria
Botuesi: Plejad
Referenca: 2738
Botuesi: Tirana Times
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: OMBRA GVG
Referenca: 2742
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU002062
Botuesi: IDK
Botuesi: Pema
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Pema
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Fan Noli
Referenca: SKU001623
Botuesi: Botart
Referenca: SKU002012
Botuesi: IDK
Referenca: 2742
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
A ekziston dhe a është në krizë identiteti europian? A ekziston realisht një Europë e bashkuar, së pari përmes njësimit ekonomik që përligj harrimin e "inateve" të vjetra që i ka dëshmuar historia, e përpjekjeve për sovranitet, për një identitet kombëtar? Në përpjekje për të treguar lindjen e Europës, Geary hedh tezën e guximshme që e çon krijimin e identiteteve tona jo larg në kohë.
check_circle
check_circle