Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
102 minuta, Jim Dwyer, Kevin Flynn
  • 102 minuta, Jim Dwyer, Kevin Flynn

102 minuta, Jim Dwyer, Kevin Flynn

Te tjere

Ne e dimë të gjithë çfarë po bënim atë ditë, më 11 shtator 2001, por çfarë po bënin ata? Ata, pikërisht ata, avokatë, sekretarë, funksionarë, bankierë, tregtarë, punonjës sigurimesh, larës xhamash, mirëmbajtës, të gjithë ata që popullonin Kullat Binjake në momentin e përplasjes.

80,50 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: 102 minuta, nga beteja për të mbijetuar në Kullat Binjake më 11 shtator 2001
Origjinali: 102 minutes, the untold story of the fight to survive inside the Twin Towers
Gjinia: Histori
Autori:Jim DwyerKevin Flynn
Shqipëroi: Raimonda Vuçini
Shtëpia botuese: Doruntina
Viti: 2006
Fq. 280
Pesha: 0.323 kg
ISBN: 978-99943-795-4-2

Mbi librin

Ne e dimë të gjithë çfarë po bënim atë ditë, më 11 shtator 2001, por çfarë po bënin ata? Ata, pikërisht ata, avokatë, sekretarë, funksionarë, bankierë, tregtarë, punonjës sigurimesh, larës xhamash, mirëmbajtës, të gjithë ata që popullonin Kullat Binjake në momentin e përplasjes.

Mendonim se kishim parë gjithçka, se kishim lexuar gjithçka, por për vetë katastrofën nuk kishte asgjë. Ngjarja e gozhdoi të gjithë planetin përpara pamjeve televizive të pashembullta të atyre dy grataçelave në flakë, por u deshën katër vjet që ky rrëfim "i hollësishëm" dhe "i ankthshëm", sipas shtypit amerikan, të dilte në dritë.

Çfarë ndodhi në të vërtetë në ato dy kulla, ato ditë, gjatë 102 minutave që rrodhën nga goditja e avionit të parë te shembja e kullës së dytë? Cili ka qenë fati i mijëra njerëzve në Kullat Binjake nga ora 8 e 45 minuta deri në orën 11 e 20 minuta?

Çfarë po ndodhte në brendësi, ndërkohë që mbarë bota ndiqte zhvillimin e kësaj drame nga jashtë? Kësaj pyetjeje mund t'i jepte përgjigjie vetëm një libër, "102 minuta" është përshkrim i jashtëzakonshëm i këtij krimi.

Mbi autorët

Jim Dwyer dhe Kevin Flynn punojnë për New York Times dhe kanë fituar çmime të shumta në shpërblim të punës së tyre. Jim Dwyer është autori i "Two seconds undwr the world", hetim mbi atentatin e parë ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë më 1993, si dhe i një dokumenti mbi jetën e nëndheshme "Subway lives: 24 hours in the Life of New York City Subway".

Kevin Flynn ishte korrespondent i New York Times pranë policisë së Nju Jorkut gjatë ngjarjeve të shtatorit 2001.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789994379542
ean13
9789994379542
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Kriza botërore, Winston S. Churchill, vol. 2

Njerëzimi kurrë nuk ka qenë në një situatë të tillë. Pa arritur ndonjë nivel më të lartë të zemërgjerësisë dhe duke mos përdorur një udhëheqje më të urtë, njerëzit për herë të parë morën në duar të tilla armë, me ndihmën e të cilave mund të zhdukin pa u gabuar gjithë njerëzimin.
120,75 SEK
More
Në gjendje

Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror, Samuel P. Huntington

Njerëzve u bëri përshtypje në mënyra të ndryshme: i tërhoqi, i zemëroi, i trembi e i trazoi argumenti im, se përmasa qendrore dhe më e rrezikshme e poli tikës globale që po shfaqet, do të jetë konflikti ndërmjet grupeve të qytetërimeve të ndryshme. Pavarësisht se çfarë ndikimi tjetër pati, ky artikull u preku një damar njerëzve nga cilido qytetërim.
230,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Çmimi i lirisë, Piotr S. Wandycz

Ndërsa vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore ndryshuan dramatikisht nga njëri-tjetrin, autori pohon se ato u lidhën nga një bashkësi e caktuar fatesh. Këto të fundit krahasohen duke i ndjekur pas, që prej epokës së Mesjetës dhe erës së Modernitetit të hershëm, deri në shekujt XIX dhe XX.
115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Lidershipi i John F. Kennedy, John A. Barnes

Përmes një karriere ushtarake dhe politike, e cila arriti kulmin me një nga presidencat më të adhuruara në historinë amerikane, John F. Kennedy shfaqi aftësi udhëheqjeje që sollën përkushtimin e mbështetësve, fituan respektin e kundërshtarëve dhe i hapën rrugën revolucionit përparimtar, në një kohë kur ndryshimi ishte po aq i rrezikshëm sa edhe i...
138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001159

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Diktatorët e Ballkanit, Bernd J. Fischer

Në këtë vëllim, autori ka paraqitur regjimet autoritare që janë vendosur në Ballkan përmes pasqyrimit të krerëve të këtyre regjimeve. Autori ka përshkuar një horizont të gjerë kohor, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, nga vendosja e diktaturave të djathta mbretërore deri në mbizotërimin e tiranisë sipas modelit stalinist.
166,75 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi, Madeleine Albright

Madeleine Albright ka shërbyer në postin e Sekretares së Shtetit Amerikan nga viti 1997 deri më 2001. Gjatë karrierës së saj të shquar në qeveri, ka punuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe si ambasadore e Shteteve të Bashkuara pranë Kombeve të Bashkuara. Ajo është autore e librit më të shitur të New York Times "Zonja Sekretare".
230,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Shpikja e traditës, Eric Hobsbawm, Terence Ranger

Shumë nga traditat të cilat i mbajmë si me origjinë të lashtë, në fakt janë shpikur relativisht së fundi. Ky libër hulumton disa raste të këtij procesi shpikjeje: krijimi i "kulturës kombëtare" të Uellsit dhe Skocisë; përpunimi i ritualeve mbretërore britanike të shekujve XIX dhe XX.
115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001928

Botuesi: Te tjere

Historia bashkekohore, Llambro Filo, Juliana Marko

Titulli: Historia bashkëkohore (për shkencat politike dhe sociale)Origjinali: Historia bashkëkohore (për shkencat politike dhe sociale)Gjinia: HistoriAutori: Llambro Filo, Juliana MarkoShtëpia botuese: UFO PressViti: 2007Fq. 494Pesha: 0.85 kgISBN: 978-99943-951-5-6  
172,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Fronte dhe luftëra 1897 - 1900, Winston S. Churchill, vol. 1

Historia që kam ndërmend të shkruaj është historia e njërës prej luftërave kufitare. Për nga përmasat europiane ajo nuk është e rëndësishme as nga rezultatet, as nga numri i atyre që morën pjesë në të. Fatet e perandorisë nuk vareshin nga rezultati i saj. Mirëpo tregimi për të nuk është pa interes dhe është në gjendje të japë ushqim për përsiatje.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Libri i të Vdekurve

Historia nistore e kësaj përmbledhjeje madhështore është mërtisur prej territ të lashtësisë. Autorësia i përshkruhej zotit Tot, shkruesit të zotave; Toti, gjatë Krijimit, shqiptoi fjalët, të cilat u trupëzuan nga Ptahu dhe Khenemui.
57,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001560

Botuesi: Te tjere

Kryqëzatat në syrin e arabëve, Amin Maaluf

Ideja themelore e këtij libri është e thjeshtë: rrëfimi i historisë së kryqëzatave ashtu siç është parë, përjetuar dhe mbajtur shënim në "anën tjetër" - në kampin arab. Përmbajtja bazohet pothuajse ekskluzivisht mbi dëshmitë e historianëve dhe kronistëve arabë të asaj epoke.
172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Zjarr dhe tërbim, brenda Shtëpisë së Bardhë të Trampit, Michael Wolff

"Gënjeshtra? "Gjithçka është e vërtetë," siguron autori Michael Wolff, i cili fillimisht e ideoi librin si një vlerësim të 100 ditëve të para në Shtëpinë e Bardhë me synimin për ta botuar në vitin e parë të presidencës Trump por, më pas, krejtësisht papritur, pati qasje te Presidenti dhe te anëtarët më të lartë të stafit të tij, përfshirë Stiv Benon,...
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Lojë me armikun, John Carlin

Mandela, kryepolitikani, na shfaqet si një strateg joshës i aleatëve dhe i kundërshtarëve falë dredhive tërheqëse të një Machiavelli zemërmirë. E vështirë ta dallosh sfidën më të madhe: të përballej me impulset hakmarrëse të lëvizjes së tij apo të bënte për vete minorancën e bardhë e të frikësuar.
103,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Historitë, Herodoti

Një nga kryeveprat e letërsisë klasike e më në përgjithësi të letërsisë botërore të të gjitha kohëve. Jo rastësisht shumëkush e ka quajtur Herodotin si Homerin e prozës evropiane. Të tjerë e kanë quajtur atë "babai i historisë".
161,00 SEK
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001435

Botuesi: UET Press

Studime bashkëkohore të sigurisë, Alan Collins

Studimet e Sigurisë janë nëndisiplinë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në qendër të Marrëdhënieve Ndërkombëtare ndodhet studimi i sigurisë. Studimet e Sigurisë përfshijnë brenda tyre rreziqe që variojnë nga pandemitë si HIV/ SIDA dhe degradimi mjedisor deri dhe shqetësime sigurie të lidhura me dhunën e drejtpërdrejtë si terrorizmi dhe konflikti ndërshtetëror.
172,50 SEK
More
Ne gjendje