Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Procesi i Nurembergut, vellimi i pare
  • Procesi i Nurembergut, vellimi i pare

Procesi i Nurembergut, vellimi i pare

2533
Onufri

Egërsia e shtypjes hitleriane nuk është një fakt i ri dhe të gjithë vendet e pushtuara prej tyre, kanë vuajtur nga forma më e keqe e qeverisjes me ndihmën e terrorit. I ri është fakti që në shumë nga këto territore, që po çlirohen nga përparimi i ushtrive të vendeve çlirimtare, hordhitë hitleriane, gjatë tërheqjes së dëshpëruar, i kanë dyfishuar mizoritë e tyre.

1 000 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Procesi i Nurembergut, vëllimi i parë
Origjinali: Procesi i Nurembergut, vëllimi i parë
Gjinia: Histori
Shqipëroi: Neki Kalaja
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2005
fq. 560
Pesha: 0.67 kg
ISBN: 978-99927-53-83-8

Mbi librin

Deklaratë mbi përgjegjësinë e hitlerianëve për krimet e kryera Britania e Madhe, Shtetet e Bahkuara dhe Bashkimi Sovjetik kanë marrë dëshmi nga burime të ndryshme mbi krimet, vrasjet dhe dënimet në masë, të kryera ma gjakftohtësi nga forcat e armatosura hitleriane, në vendet e pushtuara prej tyre, prej nga po dëbohen vazhdimisht.

Egërsia e shtypjes hitleriane nuk është një fakt i ri dhe të gjithë popujt, dhe vendet e pushtuara prej tyre, kanë vuajtur nga forma më e keqe e qeverisjes me ndihmën e terrorit. I ri është fakti që në shumë nga këto territore, që po çlirohen nga përparimi i ushtrive të vendeve çlirimtare, hordhitë hitleriane, gjatë tërheqjes së dëshpëruar, i kanë dyfishuar mizoritë e tyre të pamëshirshme. Për egërsinë e tyre të padëgjuar, tani dëshmojnë faktet e krimeve të përbindshme, të kryera në territoret e çliruara të Bashkimit Sovjetik, si dhe në territoret e Francës dhe Italisë.

Në lidhje me sa u përmend më lart, tri qeveritë aleate, duke u shprehur në interest të 32 shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, deklarojnë dhe paralajmërojnë me solemnitet sa vijon: Në çastin e arritjes së çfarëdo armëpushimi nga çdo qeveri që mund të krijohet në Gjermani, ata oficerë gjermanë, ushtarë dhe anëtarë të Partisë Naziste, të cilët kanë qenë përgjegjës për egërsitë, vrasjet dhe dënimet që u përmendën më lart, dhe i kanë kryer ato me vetëdashje, do të dërgohen në ato vende ku kanë kryer aktet e tyre të neveritshme, me qëllim që të gjykohen e të ndëshkohën në përputhje me ligjet e këtyre vendeve të çliruara dhe nga qeveritë e lira që do të krijojnë ato.

Listat do të hartohen me të gjitha hollësitë e mundshme, do të merren nga ato vende, veçanërisht tokat e pushtuara në Bashkimin Sovjetik, Poloni dhe Çekosllovaki, Jugosllavi dhe Greqi duke përfshirë Kretën dhe ishuj të tjerë, Norvegji, Danimarkë, Vendet e Ulëta, Francë dhe Itali. Në këtë mënyrë, gjermanët që kanë marrë pjesë në pushkatimet në masë të oficerëve italianë, ose në dënimet e njerëzve të marrë peng nga Franca, Holanda, Belgjika dhe Norvegjia, ose të fshatarëve të Kretës, ose ata që kanë marrë pjesë në masakrat kundër popullit polak, ose në atë të popullsisë së territoreve të Bashkimit Sovjetik, të cilat tani po spastrohen nga armiku, duhet ta dinë se do të kthehen mbrapsht, në vendet e krimeve të tyre dhe do të gjykohen në vend nga popujt, kundër të cilëve kanë kryer akte dhune.

Ata që deri tani ende nuk kanë lyer duart me gjak të pafajshëm, le të kenë parasysh këtë, dhe të mos futen në radhët e fajtorëve, sepse tri qeveritë aleate do t'i gjejnë me çdo kusht, edhe në fund të botës qofshin, dhe do t'i dorëzojnë në duart e akuzuesve të tyre, në mënyrë që të marrin dënimin e drejtësisë. Kjo deklaratë nuk prek çështjen e kriminelëve kryesorë, fajet e të cilëve nuk janë lidhur më një vend të caktuar, të cilët do të ndëshkohen me një vendim të përbashkët të qeverive aleate. Ruzvelt, Stalin, Çërçill Nënshkrimi i aktit të kapitullimit pa kushte të Forcave të Armatosura Gjermane.

1. Ne, të nënshkruarit, duke vepruar në emër të Komandës së Lartë Gjermane, pranojmë kapitullimin pa kushte të të gjithë forcave tona të armatosura në tokë, në det e në ajër, si dhe të të gjitha forcave që në këtë çast ndodhen nën komandës gjermane, Komandën e Lartë Ushtrisë së Kuqe e njëkohësisht të Komandës së Lartë të Forcave Pushtuese Aleate.

2. Komanda e Lartë Gjermane do t'u japë menjëherë urdhër të gjithë komandantëve gjermanë të forcave tokësore, detare e ajrore që janë nën komandën e saj, të ndërpresin veprimet luftarake në orën 23.01 sipas kohës së Europës Qendrore, të datës 8 maj 1945, të qëndrojnë në vendet e tyre, aty ku do të ndodhen këtë çast dhe të çarmatosen plotësisht, duke ua dorëzuar armët e tyre dhe materialet e luftës komandave të vendit aleat ose oficerëve të caktuar nga përfaqësuesit e Komandës së Lartë të Aleatëve, duke mos prishur e duke mos u shkaktuar asnjë dëm anijeve, avionëve, motorëve të tyre, korpuseve dhe pajisjeve, gjithashtu makinave, aparateve dhe përgjithësisht teknikës dhe mjeteve të tjera të luftës.

3. Komanda e Lartë Gjermane do të caktojë menjëherë komandantët përkatës dhe do të sigurojë zbatimin e të gjitha urdhërave të tjera që do të shpallë Kryekomanda e Lartë e Ushtrisë së Kuqe dhe Komanda e Lartë e Forcave Pushtuese Aleate.

4. Ky akt nuk do të përbëjë pengesë për zëvendësimin e tij më ndonjë akt tjetër të përgjithshëm për kapitullimin, të përfunduar nga Kombet e Bashkuara ose në emër të tyre, për Gjermaninë dhe pëgjithësisht për forcat e armatosura gjermane.

5. Në rast se Komanda e Lartë Gjermane ose çfarëdo force tjetër e armatosur, që gjendet nën urdhrat e saj, nuk do të veprojë në përputhje me këtë akt kapitullimi, Komanda e Lartë e Ushtrisë së Kuqe si dhe Komanda e Lartë e Forcave Pushtuese Aleate do të ndërmarrin masa ndëshkuese ose masa të tjera që ata do t'i quajnë të domosdoshme.

6. Ky akt është hartuar në rusisht, anglisht dhe gjermanisht. Vetëm tekstet rusisht dhe anglisht janë autentike Nënshkruar më 8 maj 1945, në Berlin.

 

Detajet e librit
2533
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Helga's Secrets

Luftrat e Opiumit, W. Trapis Hanes lll, Frank Sanello

Në shekullin e XIX – të, shoqëria kineze ishte sakatuar prej një varësie të thellë nga opiumi, i cili sillej më së shumti nga tregtarët britanikë. Për vite të tëra, qeveritë britanike dhe kineze janë përplasur mbi të drejtën e britanikëve për të tregtuar në Kinë dhe për t'u trajtuar nga zyrtarët kinezë si të barabartë.
1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Historia e Kuvajtit, Amir Muharemi

Duke lexuar këtë libër, njihemi me historinë politike dhe ekonomike të Kuvajtit, që shtrihet në ekstremin verior të Gjirit Persik, mes Arabisë Saudite dhe Irakut, gërshetuar edhe me historinë, me ngjarje të vendeve fqinje apo të vendeve të tjera të mëdha që kanë pasur lidhje ekonomike dhe historike me Kuvajtin.
1 250 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2742

Botuesi: Dituria

Lindja e Europes, Roberto Lopez

Për iluministët e vjetër e të rinj, një mijë vjet midis shekujve V e XV pas K., qenë kohë e injorancës dhe partikularizmit, e skllavërisë dhe e feudalizmit. Por jo e gjithë epoka në mes u prek apo, nga ana tjetër, trajtoi dukuri të panjohura ose të paracaktuara të zhdukeshin me ardhjen e epokës moderne.
1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Plejad

Armiku Jude, Denald Stefan Prifti

Me anë të këtij studimi jam munduar të jap një prekje shumë të vogël të problematikës në fjalë, pasi ajo përbën një subjekt mjaft të madh dhe kërkon hulumtime të mëtejshme e të zgjeruar në këtë fushë.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Historitë, Herodoti

Një nga kryeveprat e letërsisë klasike e më në përgjithësi të letërsisë botërore të të gjitha kohëve. Jo rastësisht shumëkush e ka quajtur Herodotin si Homerin e prozës evropiane. Të tjerë e kanë quajtur atë "babai i historisë".
1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Ultra sekret, F. W. Winterbotham

Mbi të gjitha kjo është historia sesi gjatë Luftës së Dytë Botërore iu shpërndanë, në sekretin më të madh, presidentit Roosevelt, Winston Churchill – it dhe shefave më të rëndësishëm të shtabit të përgjithshëm, si dhe komandantëve në fronte, gjatë gjithë periudhës së luftës, rezultatet e operacionit më të shkëlqyer të spiunazhit, domethënë zbërthimi i...
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Libri i të Vdekurve

Historia nistore e kësaj përmbledhjeje madhështore është mërtisur prej territ të lashtësisë. Autorësia i përshkruhej zotit Tot, shkruesit të zotave; Toti, gjatë Krijimit, shqiptoi fjalët, të cilat u trupëzuan nga Ptahu dhe Khenemui.
500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU002012

Botuesi: IDK

Gramatike e qyteterimeve, Fernand Braudel

Një ndër figurat më të shquara të shekullit të njëzetë... Kjo vepër ku Braudel - i na mëson historinë është një manual që udhëheq përmes labirinteve të qytetërimeve të botës. Ai u drejtohet sa specialistëve të historisë po aq edhe publikut të gjerë, e sidomos shkollarëve.
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Vetëvrasja e Europës, Douglas Murray

“Vdekja e çuditshme e Europës” është rrëfimi më i shitur në botë mbi një kontinent dhe një kulturë të kapur në aktin e vetëvrasjes, i përditësuar tani me materiale të reja, duke marrë parasysh zhvillimet që nga botimi i tij i parë.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001033

Botuesi: Dituria

Europa në kohën tonë 1945-1992, Uollter Laker

Libri "Europa në kohën tonë" i historianit Uolltër Lakër, është një kronikë e pasur e evoluicionit politik, ekonomik, social dhe kulturor të kontinentit që prej fillimit të Luftës së Ftohtë deri në rënien e Murit të Berlinit dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Histori e përmbledhur e Greqisë, Richard Clogg

Ky libër jep një paraqitje të përmbledhur e të ilustruar të historisë së Greqisë moderne duke filluar nga shkëndijat e para të lëvizjes kombëtare në shekullin e 18-të, gjer në ditët e sotme. Greqia ishte vendi i parë i Evropës Lindore që fitoi pavarësinë e plotë në vitet 1830 dhe i pari që arriti të anëtarësohej në Bashkësinë Evropiane ne vitin 1981.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Jeta ime, L. D. Trockij

"Jeta ime" e Trockit, vëllimi i të cilit po i jepet sot lexuesit shqiptar, përmban veprimtarinë e Trockit prej fillimit të vitit 1917 e deri në fund të jetës së tij. Pa dyshim, kjo është edhe pjesa më interesante dhe më përfaqësuese e jetës së tij.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Zonja Ataturk, Ipek Calislar

Një histori korrekte e Republikës Turke nuk mund të shkruhet pa njohur jetën e zonjës Latife, Zonja Ataturk. Shtypi botëror pasqyronte mbrojtësen e të drejtave të grave, gruan e pambuluar të Mustafa Qemalit hap pas hapi si një lajmëtare e shndërrimeve të Turqisë.
600 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2534

Botuesi: Onufri

Procesi i Nurembergut, vellimi i dyte

Më 8 gusht 1945, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeveria e Përkohshme e Republikës Franceze arritën një marrëveshje, në përputhje me të cilën u krijua Gjykata për gjykimin e kriminelëve të luftës, krimet e të cilëve nuk lidhen me një vend të caktuar...
1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje