Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Divani i Stambollit, Alessandro Barbero
  • Divani i Stambollit, Alessandro Barbero

Divani i Stambollit, Alessandro Barbero

Dituria

Sulltan Mehmeti II, i njohur si “Pushtuesi”, po recitonte një poezi persiane të trishtuar në sallat e pallatit mbretëror të Kostandinopojës, i nënshtruar së fundmi. Përballë pafundësisë së pushtimeve të tij, fitimtari i basileusit të fundit nuk mund të mos ndiente melankolinë e dekadencës. 

118,45 SEK
106,61 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Divani i Stambollit

Kategoria:Histori

Autori:Alessandro Barbero

Përktheu:Edon Qesari

Botues:Dituria

Viti: 2024

Fq.192

Pesha: 0.250 kg

ISBN: 978-9928-816-39-9

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Sulltan Mehmeti II, i njohur si “Pushtuesi”, po recitonte një poezi persiane të trishtuar në sallat e pallatit mbretëror të Kostandinopojës, i nënshtruar së fundmi. Përballë pafundësisë së pushtimeve të tij, fitimtari i basileusit të fundit nuk mund të mos ndiente melankolinë e dekadencës. Ndërmjet shekujve XIV dhe XX, osmanët ndërtuan një perandori të madhe mes Perëndimit dhe Lindjes, me synimin e qartë për të bashkuar Azinë me Europën. Sulltanët e saj besonin se ishin pasardhës të Kostandinit të Madh dhe ushqenin ëndrrën për të pushtuar “Mollën e Kuqe”, pra Romën, me shumë gjasë.

Historia e osmanëve, afër dhe larg për ne, e njohur dhe në të njëjtën kohë misterioze, sepse në thelb ishte historia e të tjerëve, tregon për një hordhi të ardhur nga stepat aziatike, që u përhap me shpejtësi në hapësirën e pushtuar më parë nga Perandoria e Lindjes dhe dominoi për shekuj me radhë Detin Mesdhe. Ajo mbretëroi në paqe të brendshme mbi fetë dhe popujt e ndryshëm, të mbrojtur e shpesh të favorizuar nga një sistem qeverisjeje që deri në shekullin XVIII rivalizonte atë perëndimor, si një alternativë e preferuar në sytë e disave. Por është gjithashtu pjesë e mosmarrëveshjeve të përjetshme midis popujve sedentarë e nomadë dhe pjesë e historisë së përbashkët të popujve, emrat e vendeve të të cilëve sot përfundojnë me prapashtesën “stan”. Është historia e një kulture dhe e një gjuhe, fjala më e gjatë e së cilës ka 70 shkronja; dhe historia e mbijetesës së pamposhtur të traditës së stepave brenda një elite shumë të rafinuar (deri në mbledhjet vendimtare të divanit, qeverisë perandorake, që mbaheshin mbi kalë)

Detajet e librit
9789928816399
9789928816399
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2534

Botuesi: Onufri

Procesi i Nurembergut, vellimi i dyte

Më 8 gusht 1945, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeveria e Përkohshme e Republikës Franceze arritën një marrëveshje, në përputhje me të cilën u krijua Gjykata për gjykimin e kriminelëve të luftës, krimet e të cilëve nuk lidhen me një vend të caktuar...
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Sapiens, Yuval Noah Harari

Gjithëpërfshirës, provokues dhe i guximshëm, Sapiens ka sfiduar gjithçka dinim rreth të qenit njeri: mendimet tona, veprimet tona, fuqinë tonë... dhe të ardhmen tonë.
213,21 SEK 236,90 SEK
More
Në gjendje

Mein Kampf (Lufta ime), Adolf Hitler, vëllimi i parë

Rruga mëse e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura dhe në tragjedi më përmasa botërore. Ky libër duhet lexuar që t'i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të...
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 3

Në këtë pikë Stalini u duk se kapi avantazhet strategjike të "Torch". Ai përmendi katër arsye kryesore për të: së pari: kjo do të godiste Romelin në shpinë; së dyti, do të kërcënonte Spanjën; së treti, do të shkaktonte luftime midis gjermanëve dhe francezëve në Francë; dhe së katërti, do të ekspozonte Italinë para gjithë ashpërsisë së luftës.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Brigje të pikëlluara, Ryan Gingeras

Flitet shumë për shqiptarët e Turqisë, por në të vërtetë për historinë e atyre dhjetëra mijëra syresh që emigruan në Anadoll mes viteve 1912 dhe 1923, dimë fare pak: ç’ndodhi me ta pasi u vendosën në Anadoll?
117,27 SEK 130,30 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Historitë, Herodoti

Një nga kryeveprat e letërsisë klasike e më në përgjithësi të letërsisë botërore të të gjitha kohëve. Jo rastësisht shumëkush e ka quajtur Herodotin si Homerin e prozës evropiane. Të tjerë e kanë quajtur atë "babai i historisë".
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

21 leksione për shekullin 21, Yuval Noah Harari

“21 leksione për shekullin e 21” i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes. Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota...
213,21 SEK 236,90 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Kriza botërore, Winston S. Churchill, vol. 1

Sa i madh ishte kontrasti mes atmosferës së konferencës së paqes të vitit 1919 dhe atyre kushteve, në të cilat u mblodh Kongresi i Vjenës i vitit 1814. Në vitin 1814, aleatët fitimtarë zotëronin, faktikisht, gjithë Europën. Ata kishin mundësinë e plotë fizike që t'ia diktonin vullnetin e tyre gjithë botës.
111,94 SEK 124,37 SEK
More
Ka mbaruar