Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Superspiunët e shekullit, Guido Knopp
  • Superspiunët e shekullit, Guido Knopp

Superspiunët e shekullit, Guido Knopp

Cilat ishin motivet që i nxitën këta personazhe të tradhtonin atdheun? Si arritën t’i përcillnin të dhënat sekrete matanë Perdes së Hekurt?Libri është i ndarë në pesë pjesë, me përshkrime që u kushtohen agjentëve më të mëdhenj të periudhës së përballjes titanike Lindje-Perëndim.

1 250 Lekë
1 125 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Superspiunët e shekullit: Tradhtarët gjatë Luftës së Ftohtë
Kategoria:Histori
Autori:Guido Knopp
Përktheu: Enver Muça
Botues:Dituria
Viti: 2024
Fq.328
Pesha: 0.380 kg
ISBN:978-9928-816-21-4
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Knoppi ka pasur “fatin” të kontaktojë e të bisedojë me shumë nga superspiunët e Luftës së Ftohtë, me kolegë e kundërshtarë,  pjesëtarë të familjeve e bashkëkohës të figurave me rëndësi; të gjithë dëshmitarë të ngjarjeve që janë pjesë e historisë së zbulimeve të mëdha të drejtuara me zotësi e profesionalizëm nga spiunazhi lindor e ai perëndimor. Në investigimet e tij, Knoppi ka zbuluar jo pak material intrigues, që hedh dritë në gjysmëterrin e kësaj lufte të fshehtë.Por cilët qenë disa nga aktorët që “luajtën” në atë skenë të paharrueshme të historisë?


Cilat ishin motivet që i nxitën këta personazhe të tradhtonin atdheun? Si arritën t’i përcillnin të dhënat sekrete matanë Perdes së Hekurt?Libri është i ndarë në pesë pjesë, me përshkrime që u kushtohen agjentëve më të mëdhenj të periudhës së përballjes titanike Lindje-Perëndim.

Figurat më të spikatura të luftës së fshehtë mes superfuqive, ishin burra të një kategorie apo “prerjeje” jo të zakontë.
Bie fjala, “spiuni i bombës atomike”, Klaus Fuksi, një fizikan gjerman që u vu në shërbim të SHBA dhe që më vonë u dha sovjetikëve sekretet e prodhimit të bombës atomike; “urithi” Xhorxh Blejku, agjent në shërbim të Madhërisë së Saj, që i dha KGB listën me emrat e rrjetit të fshehtë britanik që punonte në Europën Lindore; i ashtuquajturi “spiuni i kancelarit”, Gynter Gijomi, demaskimi i të cilit e detyroi kancelarin Vili Brand të jepte dorëheqjen; “sekseri” i sekreteve, Xhon Uokeri, që për dy dhjetëvjeçarë i shiti KGB sovjetike shifrat dhe kodet supersekrete të ushtrisë amerikane; agjenti i dyfishtë Oleg Gordievskij, oficer i lartë i Rezidencës së KGB në Londër.

Këto personazhe të njohura të spiunazhit, në thelb, vërtetojnë më së miri atë se çfarë ka qenë dhe është në gjendje të bëjë spiunazhi, i cili, thënë ndryshe, është në fakt një lloj biznesi cinik i njërit kundër tjetrit.

Detajet e librit
9789928816214
9789928816214
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001978

Botuesi: Dituria

Historia e Italise, Pierre Milza

Studiuesve që merren me studimin e historisë së Italisë u duhet të përballen me një problem të rendit kronologjik. A duhet filluar historia nga rënia e Perandorisë Romake? Apo duhet të merret si pikënisje themelimi i qyteteve të lira dhe i republikave detare në Mesjetë? 
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Sejahatname (Libri i udhëtimeve), Stambolli, vol. 1, libri 1, Evliya Celebi

Libri i udhëtimeve të Evlija Çelebiut, emri i vërtetë i të cilit është Mehmed Zilli, na del përpara si një vepër me rëndësi të veçantë nisur nga fakti se ajo na paraqet një panoramë ekonomike, administrative, kulturore e historike të një pjese të konsiderueshme të hapësirës territoriale të Perandorisë Osmane të shek. XVII.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Lulja e Diellit, Simon Vizental

Simon Vizentali tregon një histori personale të një ngjarjeje në një kamp përqendrimi dhe pyet se çfarë do të bënit ju po të ishit në vendin e tij. Teologë, udhëheqës politikë dhe moralë, shkrimtarë iu përgjigjën pyetjes – pyetje që është njëkohësisht fetare, politike, morale dhe personale – secili sipas perspektivës së tij.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001395

Botuesi: Te tjere

Ujku i murrmë. Jeta dhe vepra e Mustafa Qemal Ataturkut, H. C. Armstrong

Ky libër i kushtohet një njeriu brilant, me një mendje brilante dhe me një inteligjencë në superlativ; një njeri që donte me çdo kusht të jetonte në një tokë të lirë. Një njeri që donte të provonte forcën e ndjenjave, shijen e ëmbël të lirisë, rilindjen e kombit. 
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Historia e Turqisë, Erik Zurcher

Ky botim i rishikuar në mënyrë thelbësore i Erik J. Zürcher, i vlerësuar si një histori e plotë, trajton e përditëson temat analoge të përfshirjes së vazhdueshme të Turqisë në Perëndim dhe të modernizimit të Shtetit e shoqërisë. Libri fillon me krijimin e lidhjeve më të ngushta me Europën pas Revolucionit Francez dhe me ndryshimin e fateve të Perandorisë...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Fundi i Historise Moderne ne Lindjen e Mesme, Bernard Lewis

Në librin "Fundi i Historisë Moderne në Lindjen e Mesme", Bernard Lewis trajton të ardhmen e këtij rajoni në këtë epokë të re, post imperialiste. Për secilin prej këtyre vendeve, si dhe për rajonin në tërësi, na shpjegon ai, ekzistojnë një sërë perspektivash: nga njëra anë, mundësia e bashkëpunimit dhe e progresit, nga ana tjetër, rrethi vicioz i...
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Vetëvrasja e Europës, Douglas Murray

“Vdekja e çuditshme e Europës” është rrëfimi më i shitur në botë mbi një kontinent dhe një kulturë të kapur në aktin e vetëvrasjes, i përditësuar tani me materiale të reja, duke marrë parasysh zhvillimet që nga botimi i tij i parë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Robespier dhe Revolucioni Francez, Joel Schmidt

Admirues entuziast i heronjve të Romës së lashtë, ai kërkon të shfaqet herë si Ciceoni që godet me ashpërsi Katinilat e Revolucionit Francez, herë si Bruti që e çon Luigjin XVI në gijotinë. Ashtu si Katoni i Utikës, ideali i tij përfundon në krim, duke miratuar më në fund regjimin e Terrorit.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mesnatë në Pera Palace, Charles King

“Mesnatë në Pera Palace”  është një portret magjepsës dhe misterioz i Stambollit të shekullit të 20-të, një qytet ku Lindja takohet me Perëndimin, ku spiunët lëvizin nën hijet e mureve të lashta dhe mendimtarët ndajnë ide të reja në sallat e xhazit dhe kafeneve të mbushura me jetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Revolucioni grek, Mark Mazower

...Gjuha shqipe u dha shumë prej të ashtuquajturve "grekë" dhe "turq" një mjet të përbashkët komunikimi dhe ndonjëherë një ndjenjë të përbashkët solidariteti, e cila mund të kapërcente ndarjen fetare dhe shpesh minonte fushatat e sulltanit. Me kalimin e kohës, shqiptarët u ndanë mes atyre që ndiqnin çështjen greke dhe atyre që ndoqën sulltanin.
1 980 Lekë 2 200 Lekë
More
Në gjendje