Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Majmunët gjahtarë, mishngrënës dhe origjina e sjelljes njerëzore, Craig B. Stanford
  • Majmunët gjahtarë, mishngrënës dhe origjina e sjelljes njerëzore, Craig B. Stanford

Majmunët gjahtarë, mishngrënës dhe origjina e sjelljes njerëzore, Craig B. Stanford

CUNEOS

Sipas tij, mishi e ka bërë njeriun qenie unike, gjegjësisht gjahu për mish dhe shpërndarja e mishit. Ai bazohet në studimet e reja mbi sjelljen e shimpanzeve dhe majmunëve të tjerë antropoidë, “kushërinjëve” tanë të lashtë hominidë, që nuk ekzistojnë më, dhe shoqërive njerëzore të sotme gjahtarë-mbledhëse, që ende ekzistojnë.

7,77 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Majmunët gjahtarë, mishngrënës dhe origjina e sjelljes njerëzore

Origjinali: The hunting apes: meat eating and origins of human behaviour 

Gjinia: Histori

Autori: Craig B. Stanford

Shqipëroi: Arsim Canolli

Shtëpia botuese: Cuneus

Viti: 2020

Fq. 236

Pesha: 0.282 kg

ISBN: 978-9951-602-25-9

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Çfarë e bën qenien njerëzore specien më të sukseshme në botën e kafshëve? Shumica e shkencëtarëve pajtohen se çelësi i suksesit tonë është truri i madh. Në këtë libër, antropologu dhe biologu amerikan, Craig Stanford-i, jep një përgjigje të thukët ndaj kësaj pyetjeje të madhe, një përgjigje të bazuar në vrojtimet e tij shteghapëse shkencore. Sipas tij, mishi e ka bërë njeriun qenie unike, gjegjësisht gjahu për mish dhe shpërndarja e mishit. Ai bazohet në studimet e reja mbi sjelljen e shimpanzeve dhe majmunëve të tjerë antropoidë, “kushërinjëve” tanë të lashtë hominidë, që nuk ekzistojnë më, dhe shoqërive njerëzore të sotme gjahtarë-mbledhëse, që ende ekzistojnë.

Craig Stanford-i është profesor i antropologjisë dhe bashkëdrejtues i Qendrës Hulumtuese Jane Goodall në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Ka kryer hulumtime të gjata mbi majmunët dhe kafshët tjera. Ka shkruar dhjetëra libra dhe qindra artikuj shkencorë. Ky është libri i tij i dytë i botuar më 1999, ndërsa libri i tij i fundit është “The New Chimpanzee: A Twenty-First-Century Portrait of Our Closest Kin” (2018).

Detajet e librit
CUNEOS

Referencat specifike

isbn
9789951602259
ean13
9789951602259
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Qyteti i pasur, Roger Crowley

Venediku, qyteti i pasur gjurmon harkun e plotë të sagës perandorake venedikase nga famëkeqja Kryqëzata e Katër, e cila kulmoi në plaçkitjen e Kostandinopojës në vitin 1204, deri në luftën otomano-venedikase të viteve 1499-1503, e cila i sheh turqit osmanë t’i zëvendësojnë venedikasit si fuqinë më të madhe detare në Mesdhe.
16,65 
More
Në gjendje

Rrugetimi i nje ambasadori ne Lindjen e Mesme, Dr. Faruk Borova

Edhe pse kanë kaluar mëse 20 vjet nga përfundimi i asaj detyre fisnike , ndërmori nismën të shkruajë një libër tjetër për atë rajon të Lindjes së Mesme, i cili i paraqitet tashmë lexuesit. Nxitje për këtë libër, u bënë ngjarjet tepër tragjike të Lindjes së Mesme në këto vitet e fundit, që pasuan ngjarjet e ashtuquajtura ‘’Pranvera Arabe’’.
8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Nga Çaslavi në Hollywood, Miloš Forman

Një ditë të ftohtë janari, më shkrepi në kokë një ide e çuditshme. Në pushimin pas leksioneve, u kërkova disa studentëve e pedagogëve të Akademisë Marubi, që të qëndronin në oborr pranë filxhanit të kafesë, apo duke thithur një cigare, të bënim së bashku një fotografi. U thashë se doja që ajo fotografi t’i shkonte në Nju Jork Milosh Formanit, tamam në...
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Ana e drejtë e historisë, Ben Shapiro

Si shoqëri, po harrojmë se pothuajse gjithçka e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në histori ka ndodhur për shkak të njerëzve që besuan në të dyja, vlerat judeo-kristiane dhe në fuqinë greke të arsyes. Në librin ‘’Ana e drejtë historisë’’, Shapiro kalon përmes më shumë se 3.500 viteve, dhjetëra filozofëve, dhe pjesës më të madhe të politikës moderne për të...
13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Një varrim për çdo regjim, Klejd Këlliçi

Rëndësia e Varrezave të Dëshmorëve për regjimin komunist ishte po aq e madhe sa politika të tjera zyrtare, si industrializmi apo emancipimi. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për materializimin monumental e përkujtimor të dëshmorëve, si themel që justifikonte gjenezën e regjimit, por shfaqet qartazi dhe përpjekja për të njësuar dëshmorët, për të njësuar gjithçka...
13,32 
More
Në gjendje

Referenca: SKU002075

Botuesi: Te tjere

Diplomacia, Henry Kissinger

Po të doni t'i bëni një nder dikujt, i jepni libirin "Diplomacia" të Henry Kissinger - it... pa dyshim, ai është një nga më të mirët dhe më të këndshmit mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, të shkuara dhe të tashme... "Diplomacia" duhet të lexohet për përfshirjen e plotë historike, karakterizimet, paraqitjen e ngjarjeve, aftësinë për t'i parë në ndërlidhje...
27,75 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001079

Botuesi: Dituria

Shqipëria përballë Europës (1912 – 1929), Albert Mousset

Shqipëria ishte par excellence shteti i cili më tepër se cilido duhet të gëzonte mbështetjen morale dhe materiale të Lidhjes së Kombeve. Por fatkeqësisht Shqipëria nuk vazhdoi të ndjekë këtë rrugë. Ndjenja e sovranitetit, për të cilën tërë popujt që e kanë fituar vonë pavarësinë kanë shumë dyshime dhe frikë se mos po u ikën nga duart.
6,11 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001292

Botuesi: Botimet Dudaj

Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

Arratisje nga Lindja është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.
8,88 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Sundimi i ligjit, Tom Bingham

Sundimi i ligjit është një term shumë i përdorur, pak i shqyrtuar. Ideja e sundimit të ligjit si themel i shteteve dhe qytetërimeve moderne, së fundmi është bërë edhe më magjike se sa ajo e demokracisë. Por nga se përbëhet ajo?
14,43 
More
Në gjendje