- Ka mbaruar

Banner
Arratisje nga Lindja është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.
Titulli: Arratisje nga Lindja
Origjinali: Arratisje nga Lindja
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Enis Sulstarova
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2007
Fq. 296
Pesha: 0.311 kg.
ISBN: 978-99943-33-62-3
Në prag të formimit të qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005, sekretari për marrëdhëniet me publikun i Partisë Demokratike në një intervistë për të përditshmen Shekulli, deklaron: "Ju shprehni dyshime se mund të gjendemi përballë një kabineti të bindurish, pa asnjë vlerë politike dhe pa personalitet, të gjithë nën urdhrin e tij (Berishës).
Kjo më bën të qesh, sepse në fakt kjo është dëshira e kundërshtarëve tanë, që vijojnë të na akuzojnë se kryeministri Berisha nuk di të menaxhojë sipas stilit perëndimor, por vetëm sipas stilit oriental. Mos u frikësoni, prisni dhe pak dhe do ta shihni se kundërshtarët tanë, kudo qofshin, këtu apo jashtë Shqipërie, nuk do ta kenë dot në dorë as këtë shpresë të fundit.
Ne do të krijojmë të parën qeveri oksidentale sui generis në historinë e Shqipërisë... Zotërinj, ne demokratët kemi dalë në pahun e kohës për ta bërë perëndimor shtetin shqiptar dhe do ta bëjmë, se në të kundërtën nuk do të mbahemi mend për asgjë të mirë" (Ngjela, 2005; kursivet tonat).
Redaktorët e gazetës, duke e konsideruar shprehjen e mësipërme si thelbin e intervistës, në krye të faqes së parë kishin vënë këtë titull: "Ngjela: Qeveria e re me frymë oksidentale". Kumti që Ngjela kërkon t'i përcjellë bashkëbiseduesit dhe publikut të lexuesve të gazetës mbështetet mbi një dikotomi midis Oksidentit dhe Orientit, apo Perëndimit dhe Lindjes, natyrshmëria e së cilës merret e mirëqenë.
Lihet e nënkuptuar se Oksidenti, apo Perëndimi, përfaqëson diçka të mirë, të lartë, të dëshirueshme, përderisa Ngjela jep zotimin se jo vetëm që qeveria do të qeverisë sipas stilit perëndimor, jo vetëm që ajo do të jetë qeveria e parë perëndimore sui generis, por edhe misioni i saj historik është bërja e shtetit perëndimor.
Mosarritja e këtij qëllimi zhvlerëson të gjitha arritjet e tjera që mund të ketë qeveria ("në të kundërtën nuk do të mbahemi mend për asgjë të mirë"). Pra, Ngjela ka përmbledhur me një fjalë të vetme, shënuesin "Oksident", të gjithë programin e qeverisë. E kundërta e Oksidentit, e keqja, e poshtra, e padëshirueshmja është Orienti.
Argumenti i fundit i kundërshtarëve socialistë, me të cilin ata frikësojnë shqiptarët, është se Berisha do ta qeverisë vendin sipas mënyrës orientale. "Mos u frikësoni", - thotë Ngjela, sepse e kundërta do të dalë e vërtetë dhe kundërshtarëve brenda dhe jashtë vendit do t'u shkasë prej duarve edhe ky gur i fundit me të cilin po qëllojnë qeverinë e PD – së dhe të aleatëve të saj.
Bërja e Shqipërisë perëndimore, prej një qeverie perëndimore, nënkupton lëvizjen e shtetit prej gjendjes së tanishme drejt një gjendjeje më të mirë në të ardhmen, drejt Perëndimit. Një shtet perëndimor përfytyrohet si i zhvilluar, i rregullt, i lirë, i drejtë, i paqmë, demokrat, me mirëqenie etj. Lëvizja drejt tij quhet përparim. Kurse gjendja që mohohet, lihet pas në kohë, tejkalohet, emërtohet "Orient".
Me Orientin shoqërohen kuptimet e prapambetjes, rrëmujës, tiranisë, korrupsionit, luftës, anarkisë, mjerimit etj. Në janar 2007, në prag të zgjedhjeve vendore, Ngjela e shihte veten të spostuar prej shumicës qeverisëse, kurse takimi i kundërshtarëve të vjetër politikë Berisha-Nano trumbetohej nga shtypi qerveritar si "Aleancë perëndimore kundër absurdit Rama" (gazeta 55, 17.01.2007).
Rasti i intervistës së Ngjelës nuk është i veçuar, sepse që prej fillimeve të viteve 1990 ligjërimet politike, kulturore dhe shoqërore e paraqesin Shqipërinë dhe shqiptarët në një udhëtim të përfytyruar me vendmbërritje Perëndimin, por që më saktë mund të përshkruhet si një ikje, një arratisje, një shpëtim nga makthi që quhet Lindje.
Perëndimi dhe Lindja artikulohen herë si dy botë të ndryshme, herë si dy fuqi misterioze, që ndikojnë fatet e shqiptarëve, herë si dy epoka kohore, herë si sisteme politiko-shoqërore, herë si kultura, filozofi, fe, estetike, etikë apo mendësi të kundërta, duke formuar struktura kundërshtuese binare pa takim me njëra-tjetrën.
Ndërsa Perëndimi gjithmonë paraqitet si Parajsa për t'u synuar nga shqiptarët, Lindja është Ferri, prej zjarrit të së cilit duhet qëndruar sa më larg. Fjalët "Perëndim" dhe "perëndimor" janë kthyer në fetishe semantike për gjithçka që pëlqehet, lakmohet, dëshirohet, nderohet, respektohet. Mungesat apo të kundërtat e tyre emërtohet si "lindore" apo "orientale".
Realiteti krijohet i ndarë në dy kallëpe reduktuese, neve na mbetet të vendosim ngjarjet, njerëzit, rrethanat, kujtimet, idetë, sendet në njërën nga dy kategoritë e paracaktuara: në njërën për t'i ruajtur e në tjetrën për t'i grumbulluar para groposjes, braktisjes, harresës. Nuk bëhet fjalë për shuarje, mjegullim a dobësim të kufirit midis dy pjesëve, Shqipëria dhe shqiptarët thjesht duhet të kalojnë nga njëra pjesë në tjetrën, që përparimi të jetë thelbësor dhe i qëndrueshëm. Pra, të lihet pas Lindja e të shkohet në Perëndim.
Ligjërimi "Perëndim-Lindje" nuk është një dukuri vetëm e periudhës së paskomunizmit, në kuadër të dëshirës për t'u integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO. Në këtë libër do të tregojmë sesi "arratisja nga Lindja" është pjesë përbërëse e përfytyrimeve të elitave politike dhe intelektuale shqiptare mbi kombin shqiptar dhe modernizimin e tij që nga Rilindja Kombëtare e këndej.
"Arratisja nga Lindja" nuk është një qasje plotësisht origjinale për të kuptuar realitetin shqiptar dhe për të udhëzuar veprimin shoqëror. Kundërshtia binare Perëndim-Lindje, e quajtur "orientalizëm", është e importuar prej ligjërimeve kolonialiste e evrocentriste mbi Orientin. Hulumtimi i orientalizmit shqiptar, në frymën e një "historie të së tashmes", sipas terminologjisë së filozofit Mishel Fuko (Michel Foucault), është synimi i këtij libri.
Kreu i parë përbën kuadrin teorik për shtjellimet e mëtejshme, prandaj një lexim sado i përciptë i këtij kreu është i domosdoshëm për të ndjekur argumentin e librit. Krerët në vijim analizojnë shfaqje të orientalizmit shqiptar në periudha të historisë moderne: kreu i dytë përqendrohet te Rilindja Kombëtare, kreu i tretë dhe i katërt te vitet 1920-1930, kreu i pestë te vitet 1960-1980.
Pjesët e fundit të krerëve nga i dyti te i pesti paraqesin pikëtakime të orientalizmit të periudhës në fjalë me atë të periudhës së tanishme. Ky i fundit, d.m.th. orientalizmi bashkëkohor shqiptar i viteve 1990-2000, shtjellohet në kreun e gjashtë. Pas tij, kreu i fundit bën përmbledhjen e librit dhe paraqet argumentet për mundësitë e kapërcimit të orientalizmit në politikën dhe kulturën shqiptare.
"Arratisje nga Lindja është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar."
Besnik Pula
"Libri që lëvron në tokën djerr."
Abdi Baleta
"Një punim akademik i standardeve të larta."
Blendi Kajsiu
"Një ngjarje shumë e rëndësishme kulturore."
Blerim Latifi
Enis Sulstarova, lindur në Tiranë më 1978, ka mbaruar studimet e larta për sociologji dhe masterin për shkenca politike dhe administrim publik në Middle East Technical University në Ankara të Turqisë. Ai është autor i librit: "Ligjërimi nacional në Shqipëri: Rilindja Kombëtare, komunizmi, paskomunizmi" (2003) dhe i një numri artikujsh akademikë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001669
Botuesi: Te tjere
Libri që keni në duar riboton disa prej eseve studimore, artikujve dhe recensioneve të mia që janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme në hapësirën shqiptare gjatë viteve 2000. Me rastin e ribotimit të gjitha shkrimet janë ripunuar nga autori, por pa bërë ndryshime thelbësore të varianteve të botimeve të mëparshme.
Referenca: 2963
Botuesi: Te tjere
Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh haset si një përmasë e identitetit kombëtar sesa një projekt për kapërcimin e tij.
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
"Arratisje nga Lindja" është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.
Eseja i paraprin teorisë së revolucioneve moderne kur i përcakton si eksperimente politike me teori abstrakte dhe sisteme të paprovuar.
Botuesi: Toena
Perikliu përshkruan mënyrën si i shikonin gjërat Athinasit duke përmendur dy bindje, që në thelb, janë parimet mbi të cilat mbështeten të gjitha sa kishte thënë.
Në këtë libër përmblidhen studimet kryesore mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
Botuesi: Botart
Roli i Titos në krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe organizimin e rezistencës antifashiste. Përse kishte frikë prej shqiptarëve, raportet e vështira me Enver Hoxhën dhe infiltrimi i agjentëve nga Shqipëria në Kosovë...
Botuesi: AIIS - Tirana Times
Kujtimet e një hebreje, të rritur në Shqipërinë komuniste.
Botuesi: Penguin Books
Throughout history, some books have changed the world. They have transformed the way we see ourselves - and each other. They have inspired debate, dissent, war and revolution. They have enlightened, outraged, provoked and comforted. They have enriched lives - and destroyed them.
Botuesi: Shtëpia e Librit
Ky libër mbart tri nga esetë më me ndikim të shkrimtarit politik më vendimtar të shekullit të njëzetë, idetë që kanë formësuar të menduarit e botës që nga ajo kohë.
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Analizë e serialit televiziv "The Wire"
Botuesi: Infbotues
Nëpërmjet këtij libri tregohet historia sipas deshmive dhe dëshmitarëve më të drejtpërdrejtë të ngjarjeve të mëdha, por edhe të disa aspekteve të jetës së përditshme të popujve të lashtë, që nga Europa deri në Lindjen e Largët.
Botuesi: Faik Konica
Ky libër që kemi në dorë ka një histori më vete. Relacioni i ipeshkvit Vincenc Zmajevic i vitit 1702-1703 është vepër e tre autorëve: Vicent Zmajevic, Peter Bartl dhe Injac Zamputti.
Botuesi: Dituria
Njëkohësisht, nënvizohet roli i madh i intelektualëve shqiptarë për hapjen e shkollave shqipe, për zhvillimin e kulturës shqiptare dhe arritjen e objektivit kryesor të kësaj Lëvizjeje Kombëtare, pavarësisë.
Referenca: SKU000813
Botuesi: Bota Shqiptare
Në këtë vepër shihen, si rrallëkund tjetër, aktorë që ndërrojnë ngjyrat e veta, rolet e veta, pozicionet e veta, mendimet e qëndrimet e veta, ndërrojnë programet e veta politike, grinden midis tyre dhe prapë pajtohen, vetëm e vetëm për të qëndruar mbi sipërfaqen politike.
Botuesi: Berk
Prandaj, jemi përpjekur të kufizohemi në 5 çështje kryesore, duke ndjekur një rend kronologjik që nis nga krijimi i Bashkimit të Gruas Antifashiste Shqiptare
Arratisje nga Lindja është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.