Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova
  • Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

SKU001292
Botimet Dudaj

Arratisje nga Lindja është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.

6,80 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Arratisje nga Lindja
Origjinali: Arratisje nga Lindja
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Enis Sulstarova
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2007
Fq. 296
Pesha: 0.311 kg.
ISBN: 978-99943-33-62-3

Mbi librin

Në prag të formimit të qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005, sekretari për marrëdhëniet me publikun i Partisë Demokratike në një intervistë për të përditshmen Shekulli, deklaron: "Ju shprehni dyshime se mund të gjendemi përballë një kabineti të bindurish, pa asnjë vlerë politike dhe pa personalitet, të gjithë nën urdhrin e tij (Berishës).

Kjo më bën të qesh, sepse në fakt kjo është dëshira e kundërshtarëve tanë, që vijojnë të na akuzojnë se kryeministri Berisha nuk di të menaxhojë sipas stilit perëndimor, por vetëm sipas stilit oriental. Mos u frikësoni, prisni dhe pak dhe do ta shihni se kundërshtarët tanë, kudo qofshin, këtu apo jashtë Shqipërie, nuk do ta kenë dot në dorë as këtë shpresë të fundit.

Ne do të krijojmë të parën qeveri oksidentale sui generis në historinë e Shqipërisë... Zotërinj, ne demokratët kemi dalë në pahun e kohës për ta bërë perëndimor shtetin shqiptar dhe do ta bëjmë, se në të kundërtën nuk do të mbahemi mend për asgjë të mirë" (Ngjela, 2005; kursivet tonat).

Redaktorët e gazetës, duke e konsideruar shprehjen e mësipërme si thelbin e intervistës, në krye të faqes së parë kishin vënë këtë titull: "Ngjela: Qeveria e re me frymë oksidentale". Kumti që Ngjela kërkon t'i përcjellë bashkëbiseduesit dhe publikut të lexuesve të gazetës mbështetet mbi një dikotomi midis Oksidentit dhe Orientit, apo Perëndimit dhe Lindjes, natyrshmëria e së cilës merret e mirëqenë.

Lihet e nënkuptuar se Oksidenti, apo Perëndimi, përfaqëson diçka të mirë, të lartë, të dëshirueshme, përderisa Ngjela jep zotimin se jo vetëm që qeveria do të qeverisë sipas stilit perëndimor, jo vetëm që ajo do të jetë qeveria e parë perëndimore sui generis, por edhe misioni i saj historik është bërja e shtetit perëndimor.

Mosarritja e këtij qëllimi zhvlerëson të gjitha arritjet e tjera që mund të ketë qeveria ("në të kundërtën nuk do të mbahemi mend për asgjë të mirë"). Pra, Ngjela ka përmbledhur me një fjalë të vetme, shënuesin "Oksident", të gjithë programin e qeverisë. E kundërta e Oksidentit, e keqja, e poshtra, e padëshirueshmja është Orienti.

Argumenti i fundit i kundërshtarëve socialistë, me të cilin ata frikësojnë shqiptarët, është se Berisha do ta qeverisë vendin sipas mënyrës orientale. "Mos u frikësoni", - thotë Ngjela, sepse e kundërta do të dalë e vërtetë dhe kundërshtarëve brenda dhe jashtë vendit do t'u shkasë prej duarve edhe ky gur i fundit me të cilin po qëllojnë qeverinë e PD – së dhe të aleatëve të saj.

Bërja e Shqipërisë perëndimore, prej një qeverie perëndimore, nënkupton lëvizjen e shtetit prej gjendjes së tanishme drejt një gjendjeje më të mirë në të ardhmen, drejt Perëndimit. Një shtet perëndimor përfytyrohet si i zhvilluar, i rregullt, i lirë, i drejtë, i paqmë, demokrat, me mirëqenie etj. Lëvizja drejt tij quhet përparim. Kurse gjendja që mohohet, lihet pas në kohë, tejkalohet, emërtohet "Orient".

Me Orientin shoqërohen kuptimet e prapambetjes, rrëmujës, tiranisë, korrupsionit, luftës, anarkisë, mjerimit etj. Në janar 2007, në prag të zgjedhjeve vendore, Ngjela e shihte veten të spostuar prej shumicës qeverisëse, kurse takimi i kundërshtarëve të vjetër politikë Berisha-Nano trumbetohej nga shtypi qerveritar si "Aleancë perëndimore kundër absurdit Rama" (gazeta 55, 17.01.2007).

Rasti i intervistës së Ngjelës nuk është i veçuar, sepse që prej fillimeve të viteve 1990 ligjërimet politike, kulturore dhe shoqërore e paraqesin Shqipërinë dhe shqiptarët në një udhëtim të përfytyruar me vendmbërritje Perëndimin, por që më saktë mund të përshkruhet si një ikje, një arratisje, një shpëtim nga makthi që quhet Lindje.

Perëndimi dhe Lindja artikulohen herë si dy botë të ndryshme, herë si dy fuqi misterioze, që ndikojnë fatet e shqiptarëve, herë si dy epoka kohore, herë si sisteme politiko-shoqërore, herë si kultura, filozofi, fe, estetike, etikë apo mendësi të kundërta, duke formuar struktura kundërshtuese binare pa takim me njëra-tjetrën.

Ndërsa Perëndimi gjithmonë paraqitet si Parajsa për t'u synuar nga shqiptarët, Lindja është Ferri, prej zjarrit të së cilit duhet qëndruar sa më larg. Fjalët "Perëndim" dhe "perëndimor" janë kthyer në fetishe semantike për gjithçka që pëlqehet, lakmohet, dëshirohet, nderohet, respektohet. Mungesat apo të kundërtat e tyre emërtohet si "lindore" apo "orientale".

Realiteti krijohet i ndarë në dy kallëpe reduktuese, neve na mbetet të vendosim ngjarjet, njerëzit, rrethanat, kujtimet, idetë, sendet në njërën nga dy kategoritë e paracaktuara: në njërën për t'i ruajtur e në tjetrën për t'i grumbulluar para groposjes, braktisjes, harresës. Nuk bëhet fjalë për shuarje, mjegullim a dobësim të kufirit midis dy pjesëve, Shqipëria dhe shqiptarët thjesht duhet të kalojnë nga njëra pjesë në tjetrën, që përparimi të jetë thelbësor dhe i qëndrueshëm. Pra, të lihet pas Lindja e të shkohet në Perëndim.

Ligjërimi "Perëndim-Lindje" nuk është një dukuri vetëm e periudhës së paskomunizmit, në kuadër të dëshirës për t'u integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO. Në këtë libër do të tregojmë sesi "arratisja nga Lindja" është pjesë përbërëse e përfytyrimeve të elitave politike dhe intelektuale shqiptare mbi kombin shqiptar dhe modernizimin e tij që nga Rilindja Kombëtare e këndej.

"Arratisja nga Lindja" nuk është një qasje plotësisht origjinale për të kuptuar realitetin shqiptar dhe për të udhëzuar veprimin shoqëror. Kundërshtia binare Perëndim-Lindje, e quajtur "orientalizëm", është e importuar prej ligjërimeve kolonialiste e evrocentriste mbi Orientin. Hulumtimi i orientalizmit shqiptar, në frymën e një "historie të së tashmes", sipas terminologjisë së filozofit Mishel Fuko (Michel Foucault), është synimi i këtij libri.

Kreu i parë përbën kuadrin teorik për shtjellimet e mëtejshme, prandaj një lexim sado i përciptë i këtij kreu është i domosdoshëm për të ndjekur argumentin e librit. Krerët në vijim analizojnë shfaqje të orientalizmit shqiptar në periudha të historisë moderne: kreu i dytë përqendrohet te Rilindja Kombëtare, kreu i tretë dhe i katërt te vitet 1920-1930, kreu i pestë te vitet 1960-1980.

Pjesët e fundit të krerëve nga i dyti te i pesti paraqesin pikëtakime të orientalizmit të periudhës në fjalë me atë të periudhës së tanishme. Ky i fundit, d.m.th. orientalizmi bashkëkohor shqiptar i viteve 1990-2000, shtjellohet në kreun e gjashtë. Pas tij, kreu i fundit bën përmbledhjen e librit dhe paraqet argumentet për mundësitë e kapërcimit të orientalizmit në politikën dhe kulturën shqiptare.

Komente mbi librin

"Arratisje nga Lindja është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar."

Besnik Pula

"Libri që lëvron në tokën djerr."

Abdi Baleta

"Një punim akademik i standardeve të larta."

Blendi Kajsiu

"Një ngjarje shumë e rëndësishme kulturore."

Blerim Latifi

Mbi autorin

Enis Sulstarova, lindur në Tiranë më 1978, ka mbaruar studimet e larta për sociologji dhe masterin për shkenca politike dhe administrim publik në Middle East Technical University në Ankara të Turqisë. Ai është autor i librit: "Ligjërimi nacional në Shqipëri: Rilindja Kombëtare, komunizmi, paskomunizmi" (2003) dhe i një numri artikujsh akademikë.

Detajet e librit
SKU001292

Referencat specifike

isbn
9789994333623
ean13
9789994333623
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000911

Botuesi: Ideart

Skandal, ese mbi moralin shqiptar, Ylli Pango

Pastaj erdhi nata kur, siç ishte paralajmëruar edhe në gazeta, do të shfaqej "kapja e madhe", "gjëma". Njerëzit në të gjithë Shqipërinë, të përgatitur më së miri psikologjikisht e me sytë që u digjnin nga kureshtja, u gozhduan përpara ekraneve dhe panë... Ç'panë?! Dy fjalë nga teksti... ... Kjo ngjarje duhet të ketë ndodhur rreth 300 vjet më parë...
4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000700

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Shqiptarët në Venedik, Lucia Nadin

Historiane dhe studiues shqiptarë referuan mbi rëndësinë e këtij studimi që tashmë flet shqip dhe është një tregues mbi marrëdhëniet e ndërsjella të shqiptarëve me Venedikasit.Lucia Nadin ka kryer disa studime ku trajton raportet e shqiptareve me Venedikun  si “Statuti i Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit 14-të”, ndërkohë që ka në proces...
8,08 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Ngritja dhe rënia e kombeve, Ruchir Sharma

I mbushur me të dhëna shumë të vlefshme... po aq edhe me gjykime të mrekullueshme dhe histori domethënëse, libri është thjesht udhërrëfyesi më i mirë në ekonominë globale të ditëve të sotme. Pavarësisht nëse jeni vëzhgues i kësaj ekonomie, apo investoni në të, nuk keni luksin të mos e lexoni.
13,60 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU002058

Botuesi: Toena

Fjalor Mitologjik, Barbara Colonna

Mitet janë pasuri të njerëzimit që gjenden në të gjithë popujt dhe kulturat. Luftëtarë, perëndi, satirë, demonë, nimfa, përbindësha, trollë, elfë, gjigantë dhe xhuxhë gjejnë vendin e tyre në një fjalor që i rendit dhe përcakton domethënien, historinë dhe simbolet.
15,30 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Politiko

Si manipulohen zgjedhjet, Nic Cheeseman , Brian Klaas

I qartë, i fortë dhe ndoshta revolucionar, Si Manipulohen Zgjedhjet duhet të lexohet nga çdo lexues, aktivist i shoqërisë civile, politikan i opozitës, monitorues zgjedhor, gazetar dhe diplomat që është larguar nga kabina e votimit apo qendra e numërimit i zemëruar, shqetësuar apo acaruar.
4,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pakti

Rrethimi i Shkodrës, Marin Barleti

Historia botërore i ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor: burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre.
4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

Mësimet e historisë, Will Durant, Ariel Durant

Libri “Mësimet e historisë”, një studim përmbledhës i kulturës dhe qytetërimit të njerëzimit, është produkt i punës kërkimore të një jete të tërë nga historianët Will dhe Ariel Durant.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Qyteti i pasur, Roger Crowley

Venediku, qyteti i pasur gjurmon harkun e plotë të sagës perandorake venedikase nga famëkeqja Kryqëzata e Katër, e cila kulmoi në plaçkitjen e Kostandinopojës në vitin 1204, deri në luftën otomano-venedikase të viteve 1499-1503, e cila i sheh turqit osmanë t’i zëvendësojnë venedikasit si fuqinë më të madhe detare në Mesdhe.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Epitafi i Perikliut, Thukydhidhi

Perikliu përshkruan mënyrën si i shikonin gjërat Athinasit duke përmendur dy bindje, që në thelb, janë parimet mbi të cilat mbështeten të gjitha sa kishte thënë.
12,75 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001669

Botuesi: Te tjere

Në pasqyrën e Oksidentit, Enis Sulstarova

Libri që keni në duar riboton disa prej eseve studimore, artikujve dhe recensioneve të mia që janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme në hapësirën shqiptare gjatë viteve 2000. Me rastin e ribotimit të gjitha shkrimet janë ripunuar nga autori, por  pa bërë ndryshime thelbësore të varianteve të botimeve të mëparshme.
10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2963

Botuesi: Te tjere

Jam Evropë, Enis Sulstarova

Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh haset si një përmasë e identitetit kombëtar sesa një projekt për kapërcimin e tij.
5,44 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

"Arratisje nga Lindja" është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.
7,23 GBP
More
Në gjendje