Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
100 personalitetet më të shquara të historisë, Michael Hart
  • 100 personalitetet më të shquara të historisë, Michael Hart

100 personalitetet më të shquara të historisë, Michael Hart

Mësonjëtorja

Për përzgjedhjen e qindëshes së parë të figurave më të shquara të historisë, autori është mbështetur në sugjerimet e marra nga grupe komisionesh të organizuara sipas fushave përkatëse, ndërsa renditjen e tyre në libër nuk e ka bërë sipas rendit kronologjik apo alfabetit, por sipas ndikimit të secilës figurë në zhvillimin e historisë njerëzore.

12,84 CHF
11,56 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:100 personalitetet më të shquara të historisë

Origjinali:The 100: A Ranking of the Most Influential Persons in History

Gjinia:Histori

Autori:Michael Hart 

Përktheu:Ilinden Spasse 

Shtëpia botuese:Mësonjëtorja

Viti:2006

Fq.480

Pesha: 0.430 kg

ISBN:99927-46-57-2

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Libri “100 personalitetet më të shquara të historisë” i autorit amerikan Majkëll Hart, bën fjalë për jetën dhe veprën e 100 pishtarëve më në zë të botës, që kanë bërë epokë, duke luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e historisë njerëzore.

Duke lexuar librin faqe pas faqe të shfaqen përpara syve beteja të rëndësishme luftarake, që kanë shkrirë fise e shtete e kanë krijuar perandori të mëdha, si ato të Romës, Persisë, Kinës etj; të shfaqen profetë, që me predikimet e tyre kanë zbutur gjakrat dhe atavizmat njerëzore; filozofë e politikanë, që kanë krijuar e zbatuar sisteme të ndryshme politike-shtetërore: shkencëtarë e zbulues, që me arritjet e tyre kanë rritur mjaft mirëqenien njerëzore; mjekë e studiues të kësaj fushe, që me ndihmesën e tyre kanë dyfishuar jetën njerëzore; “lundërtarë” të ajrit e të tokës; na shfaqen shkrimtarë, piktorë e muzikantë, që kanë ndikuar në edukimin estetik të ndjenjave njerëzore – e të gjithë këta kanë jetuar në vende e kohë të ndryshme, që nga antikiteti e deri në ditët tona.

Duke shpalosur jetën dhe veprën e pishtarëve më të mëdhenj të historisë, padashje, edhe vetë autori, Majkël Hart, është bërë një pishtar i tillë.

Për përzgjedhjen e qindëshes së parë të figurave më të shquara të historisë, autori është mbështetur në sugjerimet e marra nga grupe komisionesh të organizuara sipas fushave përkatëse, ndërsa renditjen e tyre në libër nuk e ka bërë sipas rendit kronologjik apo alfabetit, por sipas ndikimit të secilës figurë në zhvillimin e historisë njerëzore. Për këtë renditje, autori ka patur vështirësi të shumta, pasi mjaft nga figurat kanë qenë të dyzuara: Në të njëjtën kohë kanë qenë filozofë, udhëheqës fetarë apo politikanë; mjaft të tjerë kanë qenë edhe shkencëtarë edhe shpikës e kështu me radhë.

Por, me kulturën dhe dokumentacionin që zotëron, Majkëll Hart ka arritur të bëjë një klasifikim të besueshëm duke argumentuar shkencërisht renditjen e çdo figure në libër. Megjithatë, ky klasifikim është subjektiv dhe për këtë na le shteg vetë autori.

Detajet e librit
Mësonjëtorja
9992746572
9992746572
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbi historinë e Ballit Kombëtar, Kristo Frashëri

Qëndrimet që mbajtën qeveritë dhe partitë e vendeve të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjykuan në Konferencën e Paqes, e cila u mblodh fill pas Luftës, më 1946. Qeveritë që ishin rreshtuar përkrah Koalicionit të Madh Antifashist anglo-sovjeto-amerikan u thirrën si aleatë në Konferencën e Paqes.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Nexus, Yuval Noah Harari

Dezinformimi është i përhapur. Dhe ne po nxitojmë si të verbër drejt epokës së Inteligjencës Artificiale, - një rrjet i ri informacioni që kërcënon të na zhdukë. Nëse jemi kaq të mençur, përse se jemi kaq vetëshkatërrues?
24,08 CHF 26,75 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Historia e origjinës, David Christian

Sot ne njerëzit jemi në gjendje ta rrëfejmë historinë e karvanit më mirë se kurrë më parë. Mund të përshkruajmë me saktësi të admirueshme jo vetëm çfarë regëtin atje përtej, miliarda vjet dritë larg Tokës, por edhe çfarë ka qenë miliarda vjet më parë. 
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ka mbaruar

Kooperativat bujqësore dhe disidenca e fshatarëve (1946-1991), Xhafer Sadiku

Ky është një nga të paktat studime të mirëfillta historike mbi një aspekt aspak të parëndësishëm të historisë së Shqipërisë gjatë kohës së komunizmit, krijimit të kooperativave si instrument i ushtrimit të pushtetit nga diktatura kundrejt pjesës më të madhe të shoqërisë në një vend që mbeti me shumicë argare deri në fillim të shekullit të njëzet e një. 
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Islamizëm do të thotë lindje, Enis Sulstarova

Librat shkollorë të historisë japin ndihmesë në formimin e identiteteve dhe të kujtesës kulturore të nxënësve si qytetarë të ardhshëm të shtetit kombëtar. Gjithashtu, ato përmbajnë njohuritë e domosdoshme për të kuptuar dhe për të vlerësuar diskutimet publike mbi identitetin kombëtar dhe të shkuarën e kombit.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Vajzat e Jaltës, Catherine Grace Katz

Ky roman është bazuar në historitë ende të panjohura të tre vajzave të reja, inteligjente dhe magjepsëse që shoqëruan baballarët e tyre të famshëm në Konferencën e Jaltës në shkurt 1945, dhe për jehonat fatale të asaj konference në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Në gjendje