• Banner

Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi, Blendi Fevziu, Baton Haxhiu

Më 17 qershor 1999, një autokolonë makinash larashe, të shoqëruara me disa civilë të armatosur me kallashnikovë, hyri brenda bazës ushtarake të Tetovës në Maqedoni. Baza ishte vënë në dispozicion të trupave gjermane që pak ditë më parë kishin hyrë në Kosovë dhe qenë vendosur në Prizren. Një helikopter ushtarak, me fundin e hapur dhe me një mitraloz të rëndë montuar në të, priste me helikat e ndezura.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi

Origjinali: Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi

Gjinia:  Histori

Autori: Blendi FevziuBaton Haxhiu

Shtëpia botuese: UET Press

Viti: 2020

Fq. 292

Pesha: 0.412 kg

ISBN: 978-9928-320-34-6

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Më 17 qershor 1999, një autokolonë makinash larashe, të shoqëruara me disa civilë të armatosur me kallashnikovë, hyri brenda bazës ushtarake të Tetovës në Maqedoni. Baza ishte vënë në dispozicion të trupave gjermane që pak ditë më parë kishin hyrë në Kosovë dhe qenë vendosur në Prizren. Një helikopter ushtarak, me fundin e hapur dhe me një mitraloz të rëndë montuar në të, priste me helikat e ndezura. Hashim Thaçi, lideri politik i UÇK - së, Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, do të udhëtonte drejt saj. Helikopteri fluturoi plot 45 minuta. I ulur mbi një ndenjëse të hekurt, në krah të Arbër Xhaferrit që udhëtonte me të, Hashim Thaçi nuk ia ndante sytë dritares. Kishin kaluar 2 vjet nga dita kur ai dhe disa të tjerë, braktisën përfundimisht Zvicrën për të luftuar në Kosovë. Ngjarjet kishin lëvizur shpejt dhe tani, nën të, shtrihej një tokë e lirë. Ashtu siç e kishin ëndërruar për afro 100 vjet, breza të tërë. Stërgjyshi, gjyshi apo babai i tij. Shumë prej atyre që e kishin nisur atë betejë, nuk jetonin më. Toka që ata e deshën aq shumë, i kishte marrë në thellësitë e saj, si dëshmi e një kohe që po kthente mbrapsht historinë 100 vjeçare të atij trualli...

Detajet e librit
UET Press
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Grekët, vendi dhe njerëzit që nga koha e luftës, James Pettifer

Nga njëra anë, metoda e qasjes gjithëpërfshirëse, dhe nga ana tjetër analizë e hollë e realitetit të sotëm grek, në të gjithë përbërësit e tij dhe larg skemave idilike që i janë imponuar historiografisë mbi Greqinë qysh nga koha e Eomanticizmit evropian, i mundësojnë lexuesit të kuptojnë “shpirtin”, apo më saktë, “shpirtrat” që kanë përcaktuar rrugëtimin...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Ana e drejtë e historisë, Ben Shapiro

Si shoqëri, po harrojmë se pothuajse gjithçka e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në histori ka ndodhur për shkak të njerëzve që besuan në të dyja, vlerat judeo-kristiane dhe në fuqinë greke të arsyes. Në librin ‘’Ana e drejtë historisë’’, Shapiro kalon përmes më shumë se 3.500 viteve, dhjetëra filozofëve, dhe pjesës më të madhe të politikës moderne për të...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Armët dhe çunat, Guy Lawson

Ashtu si rrëfimet më të goditura për batakçinjtë, artistët mashtrues dhe kopukët, magjepsës deri në hollësi, librit "Armët dhe çunat" të Guy Lawson – it nuk i mungon asgjë, i ka të gjitha.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Revolucioni grek, Mark Mazower

...Gjuha shqipe u dha shumë prej të ashtuquajturve "grekë" dhe "turq" një mjet të përbashkët komunikimi dhe ndonjëherë një ndjenjë të përbashkët solidariteti, e cila mund të kapërcente ndarjen fetare dhe shpesh minonte fushatat e sulltanit. Me kalimin e kohës, shqiptarët u ndanë mes atyre që ndiqnin çështjen greke dhe atyre që ndoqën sulltanin.

Çmimi 2 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi mjerimin e jetës studentore, Mustapha Khayati

“Mbi mjerimin e jetës studentore” është një pamflet i shkruar më 1966 nga një grup autorësh (ku spikat Khayati), i cili iu shpërnda dorazi studentëve në fillim të vitit akademik. Në të parashtrohet një kritikë radikale ndaj status quo-së dhe ideologjisë sunduese, veçanërisht në suazat e nënshtrimit të studentëve ndaj kapitalizmit të pasluftës në perëndim.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 1000

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Dhuna, gjashtë përsihatje të tërthorta, Slavoj Žižek

Në këtë libër, Žižek analizon fenomenin e dhunës në të gjitha format që kjo merr në shoqëritë tona. Autori orvatet t’i kategorizojë këto forma (dhunë subjektive, objektive dhe sistemike) dhe, duke iu qasur këtyre nëpërmjet filozofisë, artit, studimit të rasteve historike, ai kërkon të nxjerrë në dritë ato zona të errëta, shpeshherë të fshehura, të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Graal, shpirti i humbur i Evropes, Bujar Kule

Vepra e autorit Bujar Kule të lë mbresë, sepse jo thjesht për faktin që është shkruar në stilin e mbresave e përshtypjeve, por edhe të refleksioneve deduktive plot logjikë dhe si një dukuri kërshërindjellëse. Vepra ka një numër të madh faktesh dhe po ashtu faqesh dhe sido që të jetë lexohet me një frymë.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001001

Botuesi: Dituria

Majat e Shalës, Rose Wilder Lane

"Majat e Shalës" është dëshmia e shkruar e një udhëtareje amerikane për Shqipërinë në fillim të viteve '20 të shekullit të kaluar. Një grup misionaresh të huaja ndërmarrin një udhëtim në viset veriore të vendit nga Shkodra në Shalë, Theth e Shosh.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)