- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në Barcelonë, një prostitutë e vjetër trajnon qenin e saj të qajë në varrin që ka zgjedhur për veten. Në Vienë, një grua përfiton nga dhuntia e saj për të parashikuar të ardhmen dhe kthehet në falltaren e një familjeje të pasur.
Titulli: Dymbëdhjetë tregime pelegrine
Origjinali: Doce cuentos peregrinos
Gjinia: Tregime
Autori: Gabriel García Márquez
Shqipëroi: Mira Meksi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2017
Fq. 216
Pesha: 0.358 kg.
ISBN: 978-9928-226-79-2
Në Barcelonë, një prostitutë e vjetër trajnon qenin e saj të qajë në varrin që ka zgjedhur për veten. Në Vienë, një grua përfiton nga dhuntia e saj për të parashikuar të ardhmen dhe kthehet në falltaren e një familjeje të pasur.
Në Gjenevë, një shofer ambulance dhe bashkëshortja e tij, pranojnë në shtëpinë e tyre ish – presidentin e vetmuar e që duket sikur po vdes, të një shteti në Karaibe, vetëm për të zbuluar se ambicia e tij politike është e paprekur.
Në këto dymbëdhjetë histori mjeshtërore rreth jetëve të latin – amerikanëve në Europë, García Márquez përçon kombinimin e pazakontë të melankolisë, ngulmit, hidhërimit dhe aspirimit, të cilat janë përvoja të emigrantit.
Besoj se me këtë libër tregimesh kam arritur të jem më pranë atij që kam dashur përherë të shkruaj. Ja ku është këtu, gati për t'u shpënë në tryezë pas tërë atyre ecejakeve, duke u përleshur për të mbijetuar me perversitetet e pasigurisë.
Të gjitha tregimet, përveç dy të parëve, mbaruan në të njëjtën kohë dhe secili prej tyre mban datën kur e fillova. Radha, në të cilën ndodhen në këtë botim, është ajo që kishin në fletoren e shënimeve.
Gjithmonë kam menduar se çdo variant i ri i një tregimi është më i mirë se i pari. Si mund ta marr vesh se cili duhet të jetë i fundit? Është një e fshehtë zanati, që nuk u bindet ligjeve të inteligjencës, por magjisë së instinkteve, njëlloj siç e merr vesh amvisa se kur është gati supa.
Gjithsesi, për hir të dyshimeve, nuk do t'i kthehem sërish leximit të librit, ashtu siç nuk i jam kthyer kurrë leximit të librave të mi, nga frika se mos pendohesha. Ai që do t'i lexojë, di tashmë se ç'të bëjë me to.
Për fat, për këto dymbëdhjetë tregime pelegrine, prehja në koshin e letrave duhet të jetë si një rikthim i lumtur në shtëpi.
"Një kryevepër e rrëfimit."
San Francisco Chronicle
"Plot me kënaqësi për të pazakonshmen në jetë... aftësia e përsosur e García Márquez për të kapur vëmendjen dhe për të magjepsur, e bën librin "Dymbëdhjetë tregime pelegrine", të mahnitshëm dhe të paharrueshëm."
The New York Times Book Review
"Mendërisht i mprehtë... të bën për vete i gjithi."
The Washington Post
"Krejtësisht brilant – secili prej këtyre tregimeve është një perlë."
The Seattle Times
"García Márquez në më të mirën e tij. Me një frazë surreale ose një imazh magjik, ai na lejon të shohim realitetin, njëkohësisht serioz e komik, në një dritë të veçantë."
Los Angeles Times Book Review
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU000718
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU000176
Botuesi: Ideart
Referenca: SKU000179
Botuesi: Ideart
Referenca: SKU000718
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU000972
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Në Barcelonë, një prostitutë e vjetër trajnon qenin e saj të qajë në varrin që ka zgjedhur për veten. Në Vienë, një grua përfiton nga dhuntia e saj për të parashikuar të ardhmen dhe kthehet në falltaren e një familjeje të pasur.
check_circle
check_circle