Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Shkenca e Logjikës, Hegel
  • Shkenca e Logjikës, Hegel

Shkenca e Logjikës, Hegel

Plejad

“Shkenca e logjikës” është njëri nga punimet më të njohuratë Hegelit, i botuar edhe si libër me vete. Por, ajo është përfshirë, gjithashtu, edhe si pjesë e sistemit të tij filozofik, në veprën e njohur me titull “Enciklopedia e shkencave filozofike”. Ky libër që po iu paraqisim është bazuar pikërisht në një botim dy-gjuhësh (gjermanisht-italisht) të kësaj “Enciklopedie”. 

1 200 Lekë
1 080 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shkenca e Logjikës

Gjinia: Filozofi

Autori: Georg Wilhelm Friedrich Hegel

Shqipëroi: Gersa Rrudha

Shtëpia botuese: Plejad

Viti: 2021

Fq. 276

Pesha: 0.305 kg

ISBN: 978-9928-183-59-0

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

“Shkenca e logjikës” është njëri nga punimet më të njohuratë Hegelit, i botuar edhe si libër me vete. Por, ajo është përfshirë, gjithashtu, edhe si pjesë e sistemit të tij filozofik, në veprën e njohur me titull “Enciklopedia e shkencave filozofike”. Ky libër që po iu paraqisim është bazuar pikërisht në një botim dy-gjuhësh (gjermanisht-italisht) të kësaj “Enciklopedie”. Një botim i tillë është përdorur për disa arsye. Së pari, ndihmon me mënyrën krahasimoretë gjuhëve përkthimin e saktë të veprës. Së dyti, pë shkak se libri në botimin italisht është i pajisur me një aparat didaktik. 

Përkthyesi dhe studiuesi i njohur italian i Hegelit, Vincenzo Cicero, dhe drejtuesi i botimit, filozofi Giovani Reale, përbri cdo numri seksioni të botimit në gjermanisht, në botimin në italisht ka një emërtim që përmbledh kuptimin specifik të atij seksioni. Po e njejta gje është shtuar edhe në emërtimin e pasazheve të veçantë brenda këtyre seksioneve. I gjithë ky sistem kapilar emërtimesh ndihmon jo vetëm në strukturimin shumë më të mirë të veprës, por sidomos në kuptimin më të saktë të saj. Së treti, “Enciklopedia” është një vepër e plotë filozofike në tre pjesë, që përveç “Shkencës së logjikës”, përbëhet edhe nga “Filozofia e natyrës” dhe “Filozofia e shpirtit”. Qëllimi ynë është që ajo të botohete plotë, në të tre pjesët e saj, ndaj dhe shënimet apo numërtimet e shënimeve janë bërë për të ruajtur rendin e “Logjikës” brenda gjithë “Enciklopedisë”, për të ndihmuar më pas në inkorporimin e saj në veprën e plotë.

Detajet e librit
Plejad
9789928183590
9789928183590
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Odeon

Disiplinë dhe ndëshkim, lindja e burgut, Michel Foucault

Foucault e ka zbërthyer më së miri projektin ideal të mjediseve të mbylljes, veçanërisht i dukshëm në rastin e uzinës: përqendrim; shpërndarje në hapësirë; renditje në kohë; ndërthurje në hapësirë – kohë e një force prodhimi rezultati i të cilës duhet të jetë më i lartë se shuma e forcave fillestare.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2780

Botuesi: Helga's Secrets

Njeriu dhe teknika, Oswald Spengler

Librat e këtij filozofi dhe historiani të madh do të ishin shumë të debatuar në të gjitha ambientet akademike, por ajo që vlen të thuhet si konkluzion, është fakti se Spengleri do të ngjitej në Panteonin e traditës së filozofëve më të mëdhenj gjermanë, duke u renditur në madhështi pas Kantit, Shopenhauerit, Fojerbahut, Marksit, Niçes.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

Arti i të jetuarit, Epictetus

Duke vënë në jetë 93 instruksione origjinalë, të mençur dhe të mprehtë që përbëjnë Artin e të Jetuarit, lexuesit mësojnë si të përballojnë me sukses sfidat e jetës së përditshme dhe si të kapërcejnë me dinjitet humbjet dhe zhgënjimet e pashmangshme të jetës.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2702

Botuesi: Te tjere

Keshtu foli Zarathustra, Friedrich Nietzsche

Unë ju mësoj Mbinjerinë. Njeriu është diçka që duhet tejkaluar. Ç'keni bërë ju për ta tejkaluar? Deri tani të gjithë njerëzit diç kanë krijuar mbi veten, kurse ju kërkoni të bëheni zbatica e asaj batice gjigante, e preferoni të ktheheni tek kafsha në vend që të tejkaloni njerinë?
585 Lekë 650 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Shoqëria Piramidale, Artan Fuga

- Nëse do t’u përmbahemi përcaktimeve të Aristotelit, shoqëria shqiptare sot është më shumë demokraci, tirani apo oligarki? - Pse shoqëria shqiptare e shekullit XXI është në transformim nga modeli i shoqërisë periferike në atë piramidale? Kur ndodhi saktësisht ky transformim?
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001522

Botuesi: Botimet Dudaj

Monolog, Artan Fuga

Mendohet se publiku flet dhe reagon njësoj si media. Se, në parim, midis publikut dhe medias nuk ka asnjë dallim. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku shpallen se janë e njëjta gjë: një unitet i tre elementëve që, vetëm në pamje relative dhe shumë të sipërfaqshme duken si të veçuar. 
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Penguin Books

Like a thief in broad daylight, Slavoj Zizek

Against a backdrop of constant socio-technological upheaval, how could any kind of authentic change take place? In such a context, Zizek argues, there can be no great social triumph--because lasting revolution has already come into the scene, like a thief in broad daylight, stealing into sight right before our ever eyes. What we must do now is wake up and...
1 458 Lekë 1 620 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000225

Botuesi: Te tjere

Arsyeja ndermjet mitit, iluminizmit e refleksionit kritik Zeneli

Vëmendja e studimit është drejtuar këtu drejt rrymave të reja bashkëkohore të mendimit filozofik e sociologjik modern. Duke lexuar punimin bindesh plotësisht për vlerat që ka studimi, si në drejtim të parashtrimit të Teorisë Kritike në tërë rrugën e zhvillimit të saj ashtu dhe në njohjen e rolit të kësaj teorie në kritikën ndaj shoqërisë ekzistuese.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Nën shenjën e modernitetit, Olsi Lelaj

Në fokus të këtij studimi është shoqëria shqiptare gjatë regjimit komunist dhe praktikat modernizuese që shteti ndërmorri gjatë periudhës në fjalë. Me ardhjen në pushtet të partisë komuniste drejtuar nga Enver Hoxha, industrializimi dhe modernizimi i vendit u bënë një prioritet politik i shtetit.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje