Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar

Keshtu foli Zarathustra, Friedrich Nietzsche

2702
Te tjere

Unë ju mësoj Mbinjerinë. Njeriu është diçka që duhet tejkaluar. Ç'keni bërë ju për ta tejkaluar? Deri tani të gjithë njerëzit diç kanë krijuar mbi veten, kurse ju kërkoni të bëheni zbatica e asaj batice gjigante, e preferoni të ktheheni tek kafsha në vend që të tejkaloni njerinë?

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 642 Lekë Up to 1 925 Lekë
650 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kështu foli Zarathustra
Origjinali: Also sprach Zarathustra
Gjinia: Filozofi
Autori: Friedrich Nietzsche
Shqipëroi: Lluka Qafoku, Perikli Jorgoni
Shtëpia botuese: Phoenix
Viti: 2001
Fq. 272
Pesha: 0.291 kg
ISBN: 978-99927-42-22-4

Fragment nga libri

Unë ju mësoj Mbinjerinë. Njeriu është diçka që duhet tejkaluar. Ç'keni bërë ju për ta tejkaluar? Deri tani të gjithë njerëzit diç kanë krijuar mbi veten, kurse ju kërkoni të bëheni zbatica e asaj batice gjigante, e preferoni të ktheheni tek kafsha në vend që të tejkaloni njerinë? E ç'është majmuni për njerinë?

Objekt talljeje ose turp i dhimbshëm. Kështu, tamam kështu, duhet të bëhet njeriu për Mbinjerinë; objekt talljeje, turp i dhimbshëm. Keni kaluar rrugën nga krimbi te njeriu, por ende mbetet shumë tek ju nga krimbi. Njëherë ishit majmunë, por akoma edhe sot njeriu është i të gjithë majmunëve. Madje më i urti nga ju, edhe ky, s'është veçse i dyzuar, një hibrid i bimës me fantazmën. Mos vallë ju urdhëroj unë që ju të bëheni fantazma e bimës? Ja, unë tani po ju mësoj Mbinjerinë!  

Detajet e librit
Te tjere
2702
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2867

Botuesi: Plejad

Oriental apo Okcidental, Krist Maloki

Orientalizma shqiptare asht padyshim një sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si çdo sistem tjetër jetese, me një botëkuptim dhe filozofi të tijën.
550 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Për filozofinë dhe shkencën, Karl Popper, Karl Popper

Unë e shoh filozofinë plotësisht ndryshe. Unë besoj se të gjithë njerëzit janë filozofë, edhe pse disa janë më shumë filozofë se të tjerët. Natyrisht, unë e pranoj se ekziston, si të thuash, një grup i veçantë dhe ekskluziv i filozofëve universitarë, por nuk ndaj kurrsesi entuziazmin e Waismannit lidhur me veprimtarinë dhe pikëpamjet e këtyre filozofëve.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Arti dhe mjeshtëria e bukurisë, Juha Varto

Qëllimi i këtij libri është të hedhë dritë mbi estetikën nga disa pikëvështrime, para së gjithash, për të treguar disa ide dhe tipare themelore. Ai përfshin haptas pikëpamje vlerëgjykuese dhe polemizuese, të cilat synojnë, si të thuash, të sfidojnë vetë pedagogët e artit që të mos i pranojnë, duke formuar kështu opinionet e tyre.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001426

Botuesi: LIRA

Perandoria e së Keqes kundër Djallit të Madh, Claude Liauzu

Ky libër analizon marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes. Libri nis me ngjarjen famëkeqe të 11 shtatorit dhe pasojat e tij në mendësinë e intelektualëve dhe tërë shoqërisë perëndimore. Aurorët shpjegojnë rrënjët e konflikteve ndërmjet dy kulturave: perëndimore dhe asaj islame dhe mënyrën si e shohin njëra-tjetrën pas 11 shtatorit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Pema

Meditime, Mark Aureli

Një perandor filozof jep leksionet e tij mbi të jetuarit mirë. Mark Aureli është një nga autorët më të cituar përgjatë dy mijëvjeccarëve.
800 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

E shenjta dhe profania, Mircea Eliade

"E shenjta dhe profania" është ndoshta teksti më i famshëm e një nga më të rëndësishmit e këtij autori. Në të, Eliade analizon dy koncepte kyçe të fesë dhe mënyrën se si ky dualizëm (e shenjtë-profane) paraqitet në kultura e fe të ndryshme të historisë.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000821

Botuesi: Ideart

Sociologjia, Nje hyrje e shkurter, Steve Bruce

Duke u mbështetur në qëmtimet mbi klasën shoqërore, krimin dhe shmangien në shoqëri, punën në sistemet burokratike dhe ndryshimet në gjirin e organizatave politike dhe fetare, kjo hyrje e shkurtër në Sociologji synon të nxjerrë në dritë tensionin mes rolit të individit në shoqëri dhe rolit të shoqërisë në formimin e individit.
600 Lekë
More

Botuesi: Odeon

Disiplinë dhe ndëshkim, lindja e burgut, Michel Foucault

Foucault e ka zbërthyer më së miri projektin ideal të mjediseve të mbylljes, veçanërisht i dukshëm në rastin e uzinës: përqendrim; shpërndarje në hapësirë; renditje në kohë; ndërthurje në hapësirë – kohë e një force prodhimi rezultati i të cilës duhet të jetë më i lartë se shuma e forcave fillestare.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Homo Ludens, Johan Huizinga

Teza kryesore e librit është shumë e thjeshtë: Kultura është e themeluar mbi lojën dhe është një formë e lojës. Elementi i lojës mund të vërehet në të gjitha aspektet e ndryshme të kulturës, duke filluar në aktivitetet në dukje të padëmshme të kohës së lirë e deri te sistemet më serioze dhe më të zhvilluara, të tilla si bota e financës, institucionet...
1 200 Lekë
More

Si të godasim në shenjë, Prem Rawat

 Lëri mënjanë titujt dhe rolet që luan çdo ditë. Në ketë kopsht të brendshëm mund të qëndrosh vetëm me veten tënde. Edhe në qoftë se ta kanë hequr lirinë dhe të ka ndodhur diçka e tmerrshme, asgjë nuk ta heq dot gjënë më të çmuar që ti mban brënda vetes. Është zgjedhja jote, nëse do të përpiqesh të arrish të njohesh atë që ke brenda teje.
500 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Demokracia dhe totalitarizmi, Claude Lefort

Lefort ka qenë një ndër zërat më origjinalë në fushën e filozofisë politike të shek. XX, si dhe ndër aktivistët më të spikatur në lëvizjet shoqërore të pasluftës në Francë. Ai studioi filozofi në Sorbonë, ku edhe dha mësim, dhe është ndër teoricienët më të rëndësishëm të konceptit të "totalitarizmit" në shkencat politike bashkëkohore.
800 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Ese në filozofinë historike dhe politike, Immanuel Kant

Natyra ka dashur që njeriu të nxjerrë tërësisht nga vetvetja gjithçka që kapërcen përtej organizimit mekanik të jetës së tij shtazore, dhe të mos përjetojë asnjë lumturim apo përsosmëri tjetër, përveç atyre që i fiton vetë nëpërmjet arsyes së tij i çliruar nga instinktet.
800 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Nevoja jonë për ngushëllim nuk ka të ngopur, Stig Dagerman

Si mundet, për shembull, të sillesh sikur, nga njëra anë, kurrgjë në botë s'e ka dot atë peshë që bart letërsia, teksa, nga ana tjetër, është e pamundur të mos shohësh përreth njerëz që luftojnë me urinë e janë të detyruar të mendojnë se më me rëndësi për ta është ç'do marrin në fund të muajit?
400 Lekë
More