- Çmim i zbritur

Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Mosnjohja e ritmit të zhvillimit cerebral të fëmijës është burim i një sërë konfliktesh, krizash e dënimesh. Një ditë ai ka nëvojë për liri, të nesërmen strehohet në krahët e nënës. Nuk është e lehtë vendosja e kufijve mes tepër dhe tepër të vogël të kontrollit prindëror.
Titulli: Ai më kërkon!
Origjinali: Il me Cherche!
Gjinia: Psikologji
Autori: Isabelle Filliozat
Shqipëroi: Irena Barjami (Dëra)
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2020
Fq. 175
Pesha: 0.267 kg
ISBN: 978-9928-286-72-7
Ajo kërcen kudo. Ai mezi përqëndrohet. Asaj i mungon besimi. Ai harron gjërat e tij. Ajo nervozohet ndaj frustimit më të vogël. Ai është i dhunshëm në shkollë. Ajo tregohet e vështirë në tavolinë. Ai bën çiçin në shtrat... Çfarë nervozizmi ndaj sjelljes së tyre! Po sikur të kishte të tjera arsye veç mungesës së kufijve?
Mosnjohja e ritmit të zhvillimit cerebral të fëmijës është burim i një sërë konfliktesh, krizash e dënimesh. Një ditë ai ka nëvojë për liri, të nesërmen strehohet në krahët e nënës. Nuk është e lehtë vendosja e kufijve mes tepër dhe tepër të vogël të kontrollit prindëror. Jo, nuk ka kaluar gjithçka! Dhe prindit i duhet të bëjë shumë për të ushqyer besimin e fëmijës së tij.
Në këtë libër, ashtu si edhe në “Kam provuar gjithçka!” prindërit do të zbulojnë një qasje efikase, bazuar në zbulimet e neuroshkencës. Të jetosh me një fëmijë nga gjashtë në njëmbëdhjetë vjeç do të jetë një lumturi në përditshmëri!
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)Referenca: 2828
Botuesi: Te tjere
Ai dëshiron seks, ajo romantizëm. Nganjëherë duket sikur partnerët vijnë nga dy planete të ndryshme: ai nga Marsi, ajo nga Afërdita. Është e vërtetë që në krevat meshkujt dhe femrat manifestojnë sjellje të ndryshme, por mbase nuk kemi kuptuar deri në ç'pikë ata janë të ndryshëm.
Referenca: 2685
Botuesi: Plejad
Kjo guidë në formën e një fjalori, duke përdorur fjalët dhe shpjegimet e mjeshtërve të psikoanalizës dhe specialistëve të saj, është konceptuar si një përpjekje e parë e sistemit organik të doktrinës mbizotëruese mbi këtë argument, për t'i ardhur në ndihmë një lexuesi të interesuar për t'u qasur ndaj një kuptimi akoma dhe më të mirë.
Botuesi: OMSCA-1
Libri që keni në dorë, është një përpunim rrënjësor që i është bërë librit të përmendur më sipër, jo vetëm në formë, por edhe në përmbajtje, një përshtatje e tij për publikun tonë. Ky libër shërben për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve, përmirësimin e tyre duke u mbështetur në psikologjinë e njeriut.
Referenca: SKU001201
Botuesi: Te tjere
Humbja e unit, zëvendësimi i tij me një pseudoun e lë individin në një gjendje të thellë pasigurie. Ai është i mbërthyer nga dyshimi, mbasi duke qenë në thelb një refleks të asaj që të tjerët presin prej tij, në një farë mënyre ka humbur identitetin e vet.
Botuesi: Fan Noli
Frika përfaqëson në vetvete diçka që mund të ndihet. Ne atë e quajmë gjendje afektive, ndonëse po ashtu nuk e dime ç'do të thotë afekt. Si ndjesi, frika karakterizohet nga një shenjë fare e qartë e diçkaje të pakëndshme, por me kaq nuk merr fund cilësia e saj: jo çdo gjë që ka karakterin e të pakëndshmes mund ta quajmë frikë.
Referenca: 2508
Botuesi: Plejad
Kohët kanë ndryshuar, shkenca ka bërë përparime të mëdha, po ashtu edhe puna jonë; por parimet tona nuk kanë bërë gjë tjetër veçse janë ripohuar, siç janë ripohuar bashkë me to edhe bindja jonë: njerëzimi mund të shpresojë në një zgjidhje të problemeve të tij, ndër të cilat më të rëndësishmet janë ato të paqes dhe të bashkimit.
Botuesi: Fan Noli
"Një ditë vëllezërit e dëbuar u bashkuan, vranë dhe hëngrën të atin, gjë që i dha fund ekzistencës së hordhisë atërore". Kështu e përmbledh Frojdi "mitin e madh shkencor", me anën e të cilit ai kërkon të shpjegojë lindjen e njerëzimit.
Botuesi: Morava
Mijëra njerëz përjetojnë përvoja pragvdekjeje, por sipas arsyetimit të shkencëtarëve kjo është e pamundur. Doktor Eben Alexander ishte një prej këtyre shkencëtarëve. Si neurokirurg shumë i përgatitur nga ana shkencore, Alexanderi e dinte se përvojat e pragvdekjes krijonin ndjesinë e të vërtetës, por nuk ishin më shumë se fantazi të prodhuara nga truri në...
Botuesi: Albas
Selfie: Uni i unit është një analizë e “vetvetes moderne”, shumë ndihmues për të gjithë ata që janë të fiksuar në veçantinë e vet. Është një histori e vetvetes që nga kohërat më të hershme (kur jemi përpjekur të rrisim statusin tonë brenda fisit) deri te vetja jonë e tanishme (e uritur për risitë teknologjike).
Botuesi: Fan Noli
Psikologjia individuale e shikon jetën e njeriut si një të tërë duke mbajtur qëndrim ndaj çdo reaksioni, lëvizjeje dhe impulsi të veçantë, si pjesë e shfaqur e një orientimi individual jetësor. Shkenca jonë ka lindur nga domosdoshmëria praktike, sepse me ndihmën e njohurive të caktuara mund të korrigjohen e të ndryshohen orientimet e njerëzve.
Botuesi: Minerva
Shkalla magjike drejt suksesit është vëllimi ku Hill-i distiloi për herë të parë shtatëmbëdhjetë faktorët që përbëjnë filozofinë e tij të "Ligjit të suksesit", duke zbuluar se si njerëzit mund të bëhen të pasur nëse dëshirojnë vërtet dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme përmes shfrytëzimit të intelektit.
Referenca: 2544
Botuesi: Plejad
Ky libër, njëri nga dokumentet kyç të kulturës së sotme bashkëkohore, është rezultati përfundimtar i një periudhe 20 vjeçare studimesh, të kryera nga Jungu në fushën e psikologjisë praktike, në kërkim të veçantive karakterologjike që drejtojnë raportin e individit me botën.
Botuesi: Fan Noli
Në këtë libër janë shprehur pikëpamjet e Ana Frojdit për specifikën e psikanalizës për fëmijë dhe teknikën e saj, etapat e zhvillimit të fëmijës, tipet e psikopatologjisë fëminore, psikanaliza e fëmijërisë së hershme, problemet që lidhen me fantazitë fëminore dhe me agresionin, si dhe problemet e edukimit e të arsimimit.
Botuesi: Bota Shqiptare
Do të mësoni si të kapni kuadrin e gjerë, ndërkohë që fokusoheni te të menduarit. Do të gjeni si të rrisni potencialin krijues, të zhvilloni idetë dhe të nxirrni mësime nga e shkuara për të kuptuar më mirë të ardhmen. Me këto njëmbëdhjetë çelësa për të menduarin më efikas, do ta shihni shumë qartë rrugën drejt suksesit personal.
Botuesi: Pegi
Policët përdorin kërcënimin e gjobës për të marrë bakshishe, nxënësit kopjojnë në provime, udhëheqësit tanë kanë lidhje jashtëmartesore dhe ekonomia rrezikohet nga skemat piramidale: të gjitha këto gënjeshtra e mashtrime janë të kudogjendura, në vendin tonë, por edhe në vende të tjera. Ato janë gjendje njerëzore të pashmangshme.
Mosnjohja e ritmit të zhvillimit cerebral të fëmijës është burim i një sërë konfliktesh, krizash e dënimesh. Një ditë ai ka nëvojë për liri, të nesërmen strehohet në krahët e nënës. Nuk është e lehtë vendosja e kufijve mes tepër dhe tepër të vogël të kontrollit prindëror.